SI TË JEM MIRËNJOHËS NDAJ BEGATIVE TË ALLAHUT?

SI TË JEM MIRËNJOHËS NDAJ BEGATIVE TË ALLAHUT?

0 1867

Si të jem mirënjohës ndaj begative të Allahut?

 

Shukri – falënderimi është me zemër, me gojë dhe me gjymtyrë.

Falënderimi me zemër është duke e falënderuar Allahun me zemër për begatitë që ti ka dhuruar dhe duke e ditur se ato vijnë prej Tij. Allahu thotë: “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut.”[1]

Falënderimi më gojë është duke e falënderuar Allahun për mirësitë që ti ka dhënë, e kjo është koka e shukrit dhe gjëja më me vlerë që përmendet me gojën tënde. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Falënderimi ndaj Allahut e mbush peshoren.”[2]

Falënderimi me gjymtyrë është duke i shfrytëzuar gjymtyrët e tua për ta arritur kënaqësinë e Allahut, si dhe duke i ndaluar ato në përdorimin e veprave që e hidhërojnë Allahun ose që ti bëjnë mëkat Allahut. Njeriu më i lumtur është ai i cili begatitë e Allahut i bën mjet për ta fituar ahiretin, ndërsa më fatkeqi është ai i cili me begatitë e Allahut dëshiron të kënaq epshet e tij.

Kënaqu me atë që të ka furnizuar Allahu do të jesh më mirënjohës dhe dije se falënderimi ndaj begative të Allahut është prej adhurimeve më të vlefshme. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai i cili han dhe e falënderon Allahun, është si shembulli i agjëruesit durimtarë.”[3]

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Nahël: 53.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] Transmeton Buhariu.

GJITHASHTU NË ALBISLAM