SI TË PËRGATITEMI PËR MUAJIN RAMAZAN?!

SI TË PËRGATITEMI PËR MUAJIN RAMAZAN?!

0 5836

Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim

Një ulje e shkurtër pushimi dhe qetësie me një laps dhe fletë në dorë. Ky është një mesazh i shkurtër tema e të cilit është: “Si të përgatitet muslimani për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit”.

Shpresoj te Allahu i Madhërishëm që kjo këshillë të jetë pikënisje për çdo musliman drejt të mirës dhe veprave të mira, duke filluar nga ky muaj i bekuar dhe përgjithmonë me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, ngase Ai është Bujari dhe Fisniku, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.

Allahu i Madhërishëm thotë:

فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ‌ فَلْيَصُمْهُ

“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”[1]

Si përgatitet muslimani për Ramazan?

Së pari: Përgatitja psikike dhe praktike për këtë muaj të bekuar:

  • Të shtuarit e lutjeve para se të vij ky muaj i bekuar. Dhe prej lutjeve të transmetuara, janë këto:

اللهم بارك لنا في رجب و شعبان و بلغنا اللهم رمضان

  1. a) “O Allahu ynë! Na dhuro bereqet në Rexheb dhe Shaban, dhe na e mundëso ta arrijmë Ramazanin”.
  2. b) اللهم سلمني إلى رمضان و سلم لي رمضان و تسلمه مني متقبلا

“O Allahu im! Me lërë të shëndoshë deri në Ramazan, ma mundëso arritjen e Ramazanit, dhe pranoje atë nga unë”.

  • Nijetet (qëllimet) të cilat njeriu duhet ti ketë në zemrën e tij para se të vij Ramazani:

Në sahihun e Muslimit, transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, hadithin Kudsij, ku i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, tregon se Allahu i Madhërishëm thotë:

Nëse një rob i imi i ka folur vetës së tij se do ta kryej një vepër të mirë, Unë do ti shkruaj atij një të mirë”.

  • Dhe prej disa nijeteve (qëllimeve) që muslimani duhet ti ketë për këtë muaj të bekuar:
  1. Ta bëj nijet hatmen apo përfundimin e leximit të Kur`anit disa herë dhe duke medituar.
  2. Ta bëj nijet që të pendohet me një pendim të sinqertë, nga të gjitha gjynahet e kaluara.
  3. Të vendos që ky muaj të jetë për të pikënisje drejt veprave të mira dhe të vazhdoj kështu deri në vdekje me ndihmën e Allahut.
  4. Të vendos në arritjen e sa më shumë sevapeve apo shpërblimeve, ngase në këtë muaj të bekuar shpërblimet dyfishohen.
  5. Të vendos në përmirësimin e sjelljes, ahlakit (moralit) si dhe sjelljen e mirë me të gjithë njerëzit.
  6. Ta ketë për qellim që të veproj për këtë fe të Allahut të Madhërishëm, duke e shpërndarë atë në mesin e njerëzve, duke shfrytëzuar butësinë dhe lumturinë që sjell ky muaj ndër njerëz.
  7. Të vendos në përpilimin e një programi të stërmbushur me ibadete (adhurime) dhe bindje ndaj Allahut Fuqiplotë.
  • Një shfletim imani. Qe donë të thotë leximin e disa librave të cilat zbusin zemrën, në lidhje me Ramazanin, qe shpirti të përgatitet për këtë muaj të bekuar, dhe morali i besimit të jetë i lartë.
  • Agjëro disa ditë të muajit Shaban si parapërgatitje për të agjëruar Ramazanin, dhe kjo është një përgatitje praktike. Aishja, radijaAllahu anh,a thotë:

“Nuk kam parë të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, të ketë agjëruar ndonjë muaj më shumë, se sa muajin Shaban”.

  • Vëlla- motër muslimanë! Shfrytëzo vlerën e Ramazanit dhe agjërimit të tij.

Falje gjynahesh, largim nga zjarri i xhehenemit, në të është Nata e bekuar e Kadrit, melekët e Allahut kërkojnë falje për ty, shpërblimi në këtë muaj dyfishohet, fillimi i këtij muaji është rahmet (mwshirë) kurse mesi i tij është magfiret (falje e gjynaheve)… etj.

Të kujtosh gjithë këto vlera të këtij muaji të bekuar, të dhuron një shtytje psikike që të përgatitesh për të.

  • Dëgjo disa ligjërata rreth këtij muaji të bekuar, para se ai të vij.

Projekt:

  1. a) Çdo ditë dëgjo nga një ligjëratë apo dy, në shtëpi apo në veturë.
  2. b) Lexo ajetet Kur`anore të cilat flasin rreth Ramazanit, me tefsirin apo komentimin e tyre, sipas mundësive.
  • Ulu me ne që ta përjetosh Ramazanin:

Një slogan para Ramazanit, që donë të thotë që të ulesh me ndonjë mexhlis vëllazëror, me ata njerëz të cilët i donë, njerëz të hajrit dhe veprave të mira, që të diskutosh me ta, si do ta jetoni Ramazanin ashtu si duhet. Këto tubime dhe mexhlise të imanit lënë gjurmët e tyre tek zemrat që të përgatiten për këtë muaj.

  • Ndaj një pjesë të caktuar nga paga jote mujore për këtë muaj, që të realizosh disa projekte të këtij muaji të bekuar, si:
  1. Lëmosha në Ramazan.
  2. Botimin e disa librave, fletushka, apo të ngjashme me to, që të shpërndahen falas dhe për hir të Allahut.
  3. Tu bashkohesh projekteve të cilat organizohen për tu dhënë iftar agjëruesve.
  4. Çanta e hajrit, një term që donë të thotë: mbushja e një kese apo [ante të vogël me gjëra ushqimore dhe shpërndarja e tyre skamnorëve në fillim të Ramazanit.
  5. Shkuarja në Qaben e ndritshme, në shtëpinë e Allahut të Madhërishëm, për të kryer Umren.
  • Mëso fikhun e agjërimit (rregulla dhe dispozita), duke prezantuar në ligjëratat të cilat mbahen nëpër Xhami.
  • Prezanto në disa ligjërata apo kurse të cilat organizohen me rastin e afrimit të muajit të bekuar.
  • Përgatiti anëtarët e shtëpisë, gruan dhe fëmijët për këtë muaj të bekuar. Duke bërë bisedë të lirë me familjarët rreth asaj se si do ta pritni muajin e bekuar të Ramazanit, apo duke shpërndarë me ta fletushka dhe të ngjashme me to njerëzve të lagjes dhe atyre të cilëve ke mundësi, ngase kjo është një rrugë e cila mbjell tek anëtarët e familjes ndjenjat për vepra të mira dhe thirrjen (davetin).

Së dyti: Një projekt fitimprurës për një ditë të Ramazanit:

Para sabahut:

Namazi natës. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ‌ الْآخِرَ‌ةَ وَيَرْ‌جُو رَ‌حْمَةَ رَ‌بِّهِ

(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?[2]

Ngrënia e syfyrit: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Hani syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”.(mutefekun alejhi)

Istigfari (të kërkuarit falje) deri në ezanin e sabahut: Allahu i Madhërishëm thotë:

وَبِالْأَسْحَارِ‌ هُمْ يَسْتَغْفِرُ‌ونَ

“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet e tyre”.[3]

Falja e dy rekateve sunet të sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Dy rekate sunet të sabahut janë më të vlefshme se dynjaja dhe çka në të”.(Muslimi)

Pasi të hynë koha e sabahut:

Të shkuarit e hershëm në namazin e sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Sikur ta dinin njerëzit çfarë ka të përgatitur në namazin e jacisë dhe të sabahut, do të vinin për ti falur po që se edhe duke u zvarritur”. (Mutefekun alejhi)

Shfrytëzimi i kohës në mes të ezanit dhe ikametit me lutje dhe dhiar (përmendja e Allahut): I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)

Të qëndruarit në xhami deri sa të lind dielli duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kur`an:

“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, pasi falte namazin e sabahut, qëndronte ulur në xhami deri në lindje të diellit”. (Muslimi)

Falja e dy rekateve:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Kush falë namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndron ulur duke përmendur Allahun azze ve xhele deri sa të lind dielli, pastaj falë dy rekate, do të këtë shpërblimin e Haxhit dhe Umres të plotë, të plotë, të plotë.” (Transmeton Tirmidhiu)

Lutja qw Allahu të të dhuroj bereqet në ditën tënde:

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

O Allahu im! Kërkoj nga Ti të mirat e kësaj dite, çlirimet e saj, triumfet e saj, dritën e saj, bereqetin e saj, udhëzimin e saj, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri(e keqja) që është në të dhe e keqja që gjendet pas saj”.(Ebu Davudi)

Fjetja (gjumi) duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimet e Allahut:

Muadhi, radijAllahu anhu, ka thënë:

“Unë shpresoj tek Allahu i Madhërishëm shpërblim për gjumin që e bëj, ashtu qysh shpresoj për ngritjen time”.[4]

Shkuarja në punë apo në mësim:

“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Asnjë njeri nuk ka ngrënë ushqim më të hajrit se sa ai që hanë nga puna e dorës së tij, i Dërguari i Allahut Davudi (alejhi salatu ue selam) hante nga puna e dorës së tij.(Buhariu)

Të nxënit me dhikër (përmendje e Allahut) gjatë tërë ditës:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Banorët e Xhenetit nuk i bien pishman për asgjë tjetër, me përjashtim të kohës e cila u ka kaluar pa e përmendur Allahun e Madhërishëm”.(Taberaniu)

Lëmosha ditore: Duke e ndjerë duanë(lutjen) e melaikes:

O Allahu im! Dorëlirit ia shto pasurinë”.

Koha e drekës:

Namazi i drekës në kohën e saj, duke qenë i hershëm në xhami:

Ibn Mesudi, radijAllahu anhu, ka thënë: “I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, na ka mësuar rrugët e udhëzimit, andaj prej rrugëve të udhëzimit është namazi në xhaminë në të cilën thirret ezani”.(Muslimi)

Shfrytëzimi i kohës për të pushuar, me nijet (qëllim) të pastër:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Edhe ndaj trupit tënd ke detyrime”.

Koha e ikindisë:

Namazi i ikindisë, gjithashtu kujdesi për faljen e katër rekateve para farzit:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Allahu mëshiroftë atë njeri, i cili para farzit të ikindisë falë katër rekate”.(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)

Të dëgjuarit e ndonjë këshille apo ligjërate në xhami:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Kush shkon në xhami duke mos dashur tjetër vetëm se të mësoj diçka apo tu mësoj të tjerëve, do të ketë shpërblimin e një Haxhi të plotë”. (Taberaniu)

Qëndrimi në xhami:

I Dërguari, alejhi salatu ue selam, ka thënë:

Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe shkon në xhami, ai person është vizitor i Allahut të Madhërishëm, dhe i takon të Vizituarit që ta nderoj vizitorin”. (Transmeton Taberaniu me sened të mirë)

Koha e akshamit:

Të nxënit me lutje para iftarit:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Tre lloje të njerëzve, duatë (lutjet) e tyre nuk kthehen, njeri nga ta është lutja e agjëruesit deri sa të bëj iftar”.(Tirmidhiu)

Bërja iftar duke e përcjellur atë më lutje:

“U largua etja, u lagën venat, dhe u arrit shpërblimi inshaAllahu”(Ebu Davudi)

Falja e namazit të akshamit me xhemat, dhe duke qenë i hershëm në xhami.

Ulja në xhami dhe leximi i lutjeve të mbrëmjes.

Mbledhja familjare dhe përkujtimi i disa gjërave të cilat u bëjnë dobi:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Gjithashtu ndaj gruas tënde ke detyrime”.

Përgatitja për namazin e teravive.

Namazi i jacisë:

Falja e namazit të jacisë me xhematë dhe duke qenë i hershëm në xhami.

Falja e teravive deri në fund me imam:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Kush ngritet për tu falur gjatë Ramazanit me iman(besim) të plotë dhe duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimin e Allahut, atij do ti falen gjunahet e kaluara”.(Buhariu dhe Muslimi)

Shtyrja e namazit të vitrit deri në fund të natës:

I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:

Letë jetë namazi juaj i fundit ditor vitr (tek)”. (Mutefekun alejhi)

Program i hapur:

Vizita e (të afërmve, shokut apo fqinjit), praktikimi i thirrjes (davetit), të lexuarit e ndonjë literature, ligjëratë familjare, etj…

Dhe në fund, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem.

 

Përgatiti: Halid Ibn Abdurrahman Ed-Dervish

Perktheu: Ramil Sherifi

[1] El Bekare: 185

[2] Ez-Zumer: 9

[3] Edh-Dharijat: 18

[4] Sqarimi i Hadithit: Muadhi radijAllahu anhu, me gjumin që e bënë shpreson tek Allahu i Madhërishëm shpërblim, ngase ai këtë gjumë e bënë për arsye që të forcohet trupi i tij dhe të jetë i gatshëm për ibadet ndaj Allahut të Madhërishëm.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 286