SI TË PRESËSH RAMAZANIN!

SI TË PRESËSH RAMAZANIN!

0 1956

TRIDHJETË MËSIME PËR AGJËRUESET

Një musliman duhet që  të mos neglizhon sezonet e adhurimeve, por, të jetë një prej të parëve, prej garuesve në ato sezone.

dhe për këtë, le të bëjnë gara garuesit!.” Njerëzit me ambicie të mëdha, qëllime të forta nga të parët tanë të mirë kishin rol efektiv në shfrytëzimin e sezoneve të adhurimit. Ne kemi në të dërguarin e Allahut, sal-Allahu aljhi ve selem, e tek ta shëmbëlltyrë më të mirë.

Përkujdesu –motër muslimane- të presësh muajin Ramazan, që është një pres sezoneve më të mdha të adhurimit gjatë vitit, me atë që vijon:

  • Me gëzim e hare:

Është konfirmuar nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, se ai ka përgëzuar shokët e tij për ardhjen e muajit Ramazan: “Ju erdhi juve muaji i Ramazanit, muaji i bereqetit, Allahu në atë muaj zbret mëshirën e Tij, shlyen mëkatet, u përgjigjet lutjeve, dhe Allahu shikon në garimin tuaj e krenohet me ju para melaqeve, andaj tregoni Allahut mëtë mirën që mund të jipni, me të vërtetë i keq është ai i cili privohet në këtë uaj nga mëshira e Allahut.”

Të përgëzosh, domethënë që fusësh gëzimin e harenë në shpirtrat e dashamirëve, vallë a ka përgëzim më të madh se sa t’a lajmërosh për arritjen e muajit Ramazan, një sezon i mirësive.

  • Lutje:

Që Allahut të ta mundëson ta arrish Ramazanin duke qenë shëndoshë e në mirëqenie, në mënyrë që të jesh aktiv në adhurime gjatë agjërimit, namazit, përmendjes së Allahut, e të tjera. Sa nga të afërmit i njeh që ishin duke pritur muajin e Ramazanit por i befasoi exheli para se vije Ramazani.

  • Me dije dhe kuptim të dispozitave të agjërimit:

Mëso dispozitat mbi ata të cilët obligohen me agjërim, që janë nga gjërat e domosdoshme të cilat nuk i takon një muslimani që mos ti dijë.

Ibn Abdul Berri, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Dijetarët janë unanim se ka dije që është farz i përcaktuar për çdo njeri, për veten e tij, e dije që është farz i mjaftueshëm, që nëse një pjesë e kryejnë atë detyrë bie detyrimi nga të tjerët…” më pas përmend e thotë: dhe se agjërimi i muajit të Ramazanit është farz, detyrohet të dijë çfarë e prish agjërimin e tij dhe cilat janë gjërat pa të cilat nuk realizohet agjërimi.”

Nxito –motër muslimane- të lexosh nga librat e dobishëm që shpjegonë gjërat që ti i kërkon për këtë muaj, dhe ajo motër të jep mundin e saj e t’i mëson të tjerët për dispozitat e agjërimit, atyre të cilët nuk kanë mundësi të arrijnë në ato informata, prej familjarëve, të afërmve, fqinjëve, e për çfarë ka një shpërblim të madh. I dëguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush udhëzon dikë për të mirë, ka shpërmbilin sikur të atij që vepron (me atë të mirë).”

  • Me vendosmëri, me planifikim të mëparshëm:

Kalojnë Ramazanet, njëri pas tjetrit, deh përfundojnë duke mos përfituar rezultate të parashikuara, për të cilat Allahu ligjësoi agjërimin, dobie e këruar gjatë këtij muaji përshkruhet në këtë ajet: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, që të jeni të devotshëm.”

Andaj, atë që e shpreson një muslimane gjtë këtij muaji është takvallëku.

A ke menduar motër muslimane për një veprim serioz që të arrish këtë nder madhështor, e që është t’i bashkangjitesh shoqërisë së të devotshmëve përmes Ramazanit.

Husejn ibn Ali el Ali

Burimi: albislam.com

Përktheu :Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 2559