Si të veprojë gruja që është në lehoni?

Si të veprojë gruja që është në lehoni?

0 7756

Si të veprojë gruja që është në lehoni, me agjërimin dhe namazin, nëse para 40 ditëshit pastrohet nga gjaku, por pas disa ditësh i kthehet gjaku sërish.

Pyetje:

-Nëse gruja që është në lehoni, i ndalet gjaku dhe pastrohet duke qenë brenda 40 ditëshit, pastaj agjëron në ditët e ramazanit, mirëpo pas disa ditësh i kthehet sërish gjaku, duke qenë ende brenda 40 ditëshit:

1.A duhet ta vazhdojë agjërimin?

2.A duhet që t’i kompenzojë ato disa ditë të cilat i agjëroi përderisa ishte e pastër?

Përgjigje:

-Në këtë rast, agjërimin për ato disa ditë e ka në rregull dhe nuk duhet t’i kompensojë, mirëpo pasi që i është kthyer gjaku sërish, duke qenë brenda 40 ditëshit, duhet të mos falet dhe të mos agjërojë, sepse është në lehoni, derisa t’i plotësojë 40 ditë, e pasi që t’i plotësojë 40 ditë, duhet që të pastrohet duke marrë gusëll edhe nëse gjaku nuk i ndalet, sepse plotësimi i 40 ditëshit konsiderohet pastrim nga lehonia, sipas mendimit më të vërtetë të dijetarëve, por duhet që për çdo namaz të marrë abdes derisa t’i ndalet rrjedhja e gjakut, ashtu siç e ka urdhëruar pejgamberi salallahu alejhi ve selem një grua që i kaluan ditët e menstruacioneve, gjithashtu lejohet marrdhënja me burrin e saj, po edhe sikur mos t’i shohë shenjat e pastërtisë, sepse gjaku që përmende është si shkak i ndonjë çrregullimi, ndërsa ky lloj gjaku nuk të ndalon nga namazi dhe agjërimi, e as që ndalon marrdhënjet me burrin, por duhet diçka të kenë kujdes, nëse ditët në të cilat rrjedh gjaku edhe pas 40 ditëshit, pajtohet me periudhën e zakonshme të menstruacioneve, atëherë nuk falet dhe nuk agjëron sepse konsiderohet se është në ditët e menstruacioneve.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Burimi në gj. shqipe: albislam.com