Si t’ia lehtësoj vetes sime mbulesën?

Si t’ia lehtësoj vetes sime mbulesën?

0 4986

Falënderimi i qoftë Allahut

Ne e vlerësojmë interesin tuaj për t’iu përmbajtur urdhrave të Allahut, për të ngritur pozitën e adhurimeve ndaj Zotit të botëve dhe për të ndjekur rrugën e drejtë, të cilën Allahu, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, dëshiroi që çdo person ta ndjek, i urdhëroi që të kërkojnë udhëzim nga Ai, në çdo kohë e në çdo situatë: “Udhëzona në rrugën e drejtë” Fatiha, 6.

Ju këshillojmë që të shpejtoni për atë që është e mirë dhe të garroni duke bërë vepra të mira, Allahu, qoftë i lavdëruar dhe i lartësuar, na nxit në të në ajetin ku thotë: “Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj dhe xhenneti, hapësira e të cilit është sa qielli e Toka; i cilit është përgatitur për ata që i ruhen Perëndisë (duke punuar vepra të mira)..” Ali Imran, 133.

Dhe thotë: “Çdo popull ka kiblën (drejtimin kah Vendi i Shenjtë); Pra, bëni gara në punë të mira. Kudo që të gjendeni, Allahu do t’u tubojë të gjithëve; se Perëndia, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm.” El-Bekare, 148.

Ai që është rob – i vërtetë – i Allahut është ai që është i kënaqur me Allahun si Zotin e tij, Islamin si fenë e tij, dhe Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, si Profetin e tij, dhe ai nuk hamendet, e as që kërkon zgjidhje tjetër në lidhje me çdo gjë që Allahu urdhëron: “Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” El-Ahzab, 36.

Abu Zinad, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij “el Fekih vel Mutefekih” (1/222) ka thënë: “Ligjet nuk duhet kundërshtuar, dhe nuk duhet të pasohen mendimet e idet personale. Nëse njerëzit veprojnë kështu, asnjë ditë nuk do të kalojë pos ata do lëvizin nga një fe në një fe tjetër. Përkundrazi, ligjet duhet të respektohen dhe të ndiqen, pavarësisht nëse është në përputhje me mendimin e dikujt apo ndryshe nga ai. Në të vërtetë ligjet dhe shumë aspekte të tjera të së vërtetës, shpeshherë mund të ndryshojnë me mendimin e dikujt, por muslimanët nuk kanë alternativë, pos të ndjekin ato dhe t’u nënshtrohen atyre.”

Muhamed ibn Nasr Mirazi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që e ndjek fenë e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ai duhet të pranojë atë që ai solli, nëse ajo është në përputhje me mendimin e tij ose në kundërshtim me të, dhe le të mos ketë dyshime për ndonjë gjë prej fjalëve të tija, sepse dyshimi në fjalët e Profetit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, është mosbesim (kufër).” Nga “Tadhim Kadr salat”.

Kjo është madhështia e rrugës së disiplinimit të atyre që besojnë në Allahun, dhe është një paralajmërim nga Ai që të mos pasojnë fenë bazuar sipas tekave, dëshirave dhe interesave personale. Allahu, i lartësuar thotë: “E, hipokritët thonë: “Na kemi besuar Perëndinë dhe Pejgamberin dhe kemi qenë të përulur”. E, pastaj, u shmangën disa prej tyre (pasi e thanë këtë). E, këta (në të vërtetë), nuk janë besimtarë. Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, një grup nga ata shmangët; vetëm nëse dinë që drejtësia është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm (me shpëjtim). A mos është në zemrat e tyre sëmundja (hipokrizia), apo dyshojnë, apo druajnë se Perëndia dhe Pejgamberi i Tij do t’u bëjnë padrejtësi? Jo, por ata janë zullumqarë të vërtetë. Vetëm është fjala e besimtarëve, kur ata të thirren te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre, për të thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!” Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar. E, ata që i përulen Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij dhe druajnë nga Perëndia dhe i frikohen Atij, vetëm ata janë të lumtur.”Nur, 47-52.

Shejh Sa’di, Allahu e mëshiroftë, në komentimin e tij mbi ajetet e cituara më lartë ka thënë:

“Këtu Allahu, qoftë i lartësuar, na tregon për gjendjen e keqbërësve, atyre që në zemrat e tyre kishin sëmundje, besimi të dobët, hipokrizi, dyshim apo mungesë të dijes. Ata thonë fjalë që tregojnë një shfaqje të përkushtimit ndaj besimit dhe bindjes ndaj Allahut, por pastaj ata nuk veprojnë në përputhje me atë që thonë ata. Disa prej tyre largohen në mënyrë të konsiderueshme nga adhurimi, bazuar në faktin se Allahu thotë: “E, pastaj, u shmangën disa prej tyre“. Ai që ia kthen shpinën mund të ketë ndërmend të kthehet nga ajo e cila ai u largua, në këtë rast ai i cili u largua është i zbrapsuri, nuk i kushtohet vëmendje atij dhe nuk shikojmë se nga të cilat gjëra ai është larguar. Kjo gjendje është në përputhshmëri të madhe me ata që pretendojnë besimin në Allahun dhe se janë të bindur ndaj Tij, por ata kanë besim të dobët; do të gjeni se ata nuk bëjnë shumë vepra të adhurimit, sidomos ato vepra që janë të vështira për shumë njerëz, të tilla si zekati, shpenzimet e detyrueshme apo ato të pëlqyerat, ;ufta në rrugën e Allahut, dhe kështu me radhë.

Dhe, kur të thirrën te Perëndia dhe Pejgamberi i Tij, që t’i gjykojë në mes tyre“, që është se, në qoftë se paraqitet një mosmarrëveshje mes tyre dhe dikujt tjetër, dhe ata janë të thirrur në gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, “një grup nga ata shmangët;“, duke kërkuar vendimet e kohës së injorancës, dhe duke preferuar vendimet, e ligjet njerëzore mbi vendimet e sheriatit, sepse ata e dinë se e vërteta është në të kundërtën e tyre dhe se sheriati gjykon vetëm në ato gjëra bazuar sipas realitetit. “vetëm nëse dinë që drejtësia është në anën e tyre,“, pra vendimin e sheriatit “ata vijnë përulshëm (me shpejtim)“, jo për shkak se ajo është vendim i sheriatit; por më tepër se ajo përkon me tekat dhe dëshirat e tyre. Pra ata nuk janë të lavdërar në këtë rast, edhe në qoftë se ata vijnë me dëshirë, sepse ai i cili është rob i Allahut në një kuptim të vërtetë është ai i cili ndjek të vërtetën nëse ai e pëlqen atë apo jo, i përshtatet atij apo jo. Sa për atë që ndjek sheriatin kur ajo përputhet me trillet dhe dëshirat e tij dhe e refuzon atë, kur ai bie në kundërshtim me të, i jep përparësi trilleve të tija dhe dëshirave mbi sheriatin, ai nuk është rob i Allahut në kuptimin e vërtetë.

Allahu thotë, duke kritikuar ata për largim nga vendimi i sheriatit: “A mos në zemrat e tyre ka sëmundje?“, Që dëmton gjendjen e shëndoshë të zemrës dhe largon ndjenjen e saj, kështu që ai bëhet si një i sëmurë që largohet nga ajo që përfiton dhe e pranon atë që i bën dëm atij.

Apo ata dyshojnë” dhe se ata janë të shqetësuar në lidhje me vendimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, në mënyrë që ata akuzuan se nuk gjykon me të vërtetën?

Apo frikohen se mos Allahu dhe i dërguari i Tij do t’u bëjnë padrejtësi (në gjykim)?” pra, gjykon mbi ta në mënyrë të padrejtë e me tirani, ky është përshkrimi i tyre “ Jo, por ata janë zullumqarë të vërtetë.“. Sa i përket vendimit të Allahut dhe të dërguarit të Tij, ai është i bazuar në drejtësi absolute dhe është në përputhje me urtësinë “A mos kërkojnë ata gjykimin e kohës së paganizmit?! E, kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” Maide, 50.

Këto ajete tregojnë se besimi nuk është vetëm në fjalë, e që këto fjalë të jenë të shoqëruara me veprime. Për këtë arsye ai i cili largohet nga adhurimi nuk ka besim. Është e detyrueshme që t’i bindet vendimit të Allahut dhe të dërguarit të Tij në të gjitha rastet, dhe në qoftë se një person nuk i nënshtrohet këtij vendimi, ky është tregues i një sëmundje në zemër dhe dobësi në besimin e tij. Është e ndaluar të menduarit negativisht në vendimet e sheriatit, ose të mendojmë se ato janë në kundërshtim me drejtësinë dhe urtësinë.

Duke përmendur gjendjen e atyre që largohen nga vendimet e sheriatit, Allahu tashmë e përshkruan gjendjen e besimtarëve të lavdëruar: “Vetëm është fjala e besimtarëve“, që është, besimtarët e vërtetë veprat e të cilëve konfirmojnë besimin e tyre, kur ata janë thirrur tek Allahu dhe i dërguari i Tij në mënyrë që të gjykojnë në mes tyre, pa marrë parasysh kjo është në përputhje me dëshirat e tyre ose jo, “thonë: “Dëgjojmë dhe përulemi!”, domethënë, dëgjojmë vendimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij, i përgjigjemi me atë për të cilën Ai na thirri, dhe ne i bindemi plotësisht, pa asnjë rezervë. “Dhe, këta me siguri janë të shpëtuar” shpëtimi është i përkufizuar vetëm për këta, sepse shpëtim do të thotë arritjen e asaj që kërkohet dhe duke u larguar nga gjërat e urryera, dhe se askush nuk do të shpëton, përveç atij që i referohet Allahut dhe të dërguarit të Tij për gjykim, dhe i bindet Allahun dhe të dërguarin e Tij.

Pasi që përmendi vlerën e bindjes në vendimet në mënyrë të veçantë, Allahu përmend tani vlerën e saj në formë të përgjithshme, në të gjitha situatat: “Dhe kushdo që i bindet Allahut dhe të dërguarit të Tij“, duke besuar në fjalët që thuhen dhe duke vepruar në përputhje me urdhrat e tyre, “ka frikë Allahun“, që është se, frikohet me frikë të shoqëruar me njohuri, kështu që ai përmbahet nga ajo që është e ndaluar për të dhe frenon veten nga tekat dhe dëshirat, për këtë arsye Allahu thotë: “dhe ka dro Atë“, duke u përmbajtur nga ajo që është e ndaluar, sepse takvallëku – në kuptimin e saj të përgjithshëm – përfshin veprimin e urdhrave dhe braktisjen e ndalesave. Kur kjo është përmendur së bashku me bamirësinë ose me adhurim – si në këtë rast – kjo interpretohet si ruajtje nga dënimi i Allahut, duke i braktisur mëkatet. “Të tillët” pra ata që bashkuan mes bindjes ndaj Allahut, bindjes ndaj të dërguarit të Tij, frikën ndaj Allahut dhe drojën ndaj Tij, “Janë triumfues” me shpëtim nga dënimi, sepse ata shmangën shkaqet që çojnë në të, dhe fituan shpërblimin, sepse ata kishin bërë atë që të çon në të. Pra, triumfi është vetëm për ta. Sa i takon atyre që nuk ishin të tillë, ata do të humbasin, për aq sa ata braktisën këto karakteristika të lavdërueshme.” Fund, nga tefsiri i Sa’dit.

Mos harro –oj robëreshë e Allahut- se kjo botë është disa frymëmarje të caktuara, dhe askush nuk e di kur do t’i vije exheli i tij. Pra, është më mirë për të, të përgatitet për caktimin e Allahut me atë që Ai është i kënaqur, jo me atë që shkakton zemërimin dhe hidhërimin e Tij.

Dijeni se shejtani vazhdimisht bën thirrje për zvarritje të gjërave e për t’i shtyer për më vonë, deri sa të ndodh tek ju gjë që do të ju ndalojë nga bindja ndaj Allahut, sepse ai i ka kushtuar të gjitha përpjekjet e tija për të joshë njerëzit, dhe ai kurrë nuk do të humbasë asnjë mundësi për të privuar besimtarin nga ndonjë virtytit, dhe ai gjithmonë shikon për mundësi të tilla. Prandaj një nga gjeneratat e para ka thënë: Kujdes nga thënia “Unë do të …”, sepse është një nga ushtarët e Iblisit!

Hixhabi është nder dhe një burim krenarie për gruan muslimane, por mbi të gjitha  ajo është një mjet për të arritur mëshirën dhe kënaqësinë hyjnore. Allahu, i lartësuar thotë: “O Pejgamber, thuaju grave tuaja dhe vajzave tuaja dhe grave të muslimanëve, që ta veshin pelerinën e vet. Kështu është më së lehti që të njihen ato (që janë të ndershme) për të mos u ngacmuar. Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe mëshirues.” Ahzab, 59.

Andaj mos e anashkaloni atë copë leckë, sepse ajo fsheh pas saj pastërti, nder, sjellje të mirë dhe rregulla të mirësjelljes. Kjo është praktika e Nënave të besimtarëve dhe grave e mira; kjo është praktika e Hatixhes, Fatimes, Aishes, Hafsas, Umu Selemes, dhe gjitha grave të mira, grave të devotshme, të cilat ruajnë të fshehtën, që Allahu do që të ruhet.

Ajo çfarë na i gjakos zemrat është kur shohim turmat e vajzave të cilat nxitojmë për të shfaqur veten e tyre dhe për të nxjerrë hixhabin e tyre, asnjëra prej tyre nuk i kushton asnjë vëmendje sjelljes së mirë, e as që turpërohet para njerëzve, duke mos hezituar për të shfaqur vendet tërheqëse dhe të tregojnë zbukurimet e tyre, duke shkuar kundër natyrores e cila është karakteristikë e modestisë që Allahu e ka futur tek femra, por për shkak se shejtani ua zbukuron, ajo vazhdon në të, dhe kështu nuk ndalen në mëkate.

Pas kësaj, a ka ndonjë arsye për tu turpëruar për të vesh hixhab apo nikabin? A mund të pajtohemi me guximin mëkatarët në mëkatet e tyre, ndërsa ata që kërkojnë adhurimin ndaj Allahut të ndjehen të turpëruar për adhurimet, nderin dhe pastërtinë e tyre?

A me të vërtetë urdhrat e Allahut janë aq të parëndësishme për ne sa t’i nënshtrojnë në shërbim të trilleve dhe dëshirave të njerëzve dhe pikëpamjeve të tyre?

Hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të veshur hixhabin është që të jeni të bindur se ajo është e detyrueshme, e të nënshtrohesh urdhrit të Allahut, në mënyrë të menjëhershme. Gruaja besimtare nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër për këtë, sepse Allahu, qoftë i Lavdëruar dhe i Lartësuar, thotë: “Dhe nuk është për besimtarin dhe besimtaren – kur Allahu dhe Pejgamberi i Tij e caktojnë një gjë – ata të bëjnë zgjedhje në atë gjë. Kush e kundërshton Allahun dhe Pejgamberin e Tij, ai me siguri ka humbë.” Ahzab, 36.

Pastaj ju duhet të mësoni veten që të injoroni shikimet dhe fjalët e njerëzve, për shkak se kënaqësia e njerëzve është një qëllim që ju kurrë nuk mund ta arrini, dhe ai i cili shikon reagimet e njerëzve do të vdes nga meraku. Të jeshë e sigurt se Allahu, qoftë i lavdëruar dhe lartësuar, do të jetë i kënaqur me ty për adhurimin tënd, dhe Ai sheh se ju me çfarë jeni duke ballafaquar për të, në përpjekjet tuaja për të ndjekur rrugën e drejtë, dhe Ai do të japë lehtësim pas vështirësisë.

I dërguari, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kushdo që kërkon kënaqësinë e Allahun duke shkaktuar zemërimin e njerëzve, Allahu do t’i mjaftojë dhe do të mbrojë atë nga njerëzit, por ai që kërkon kënaqësinë e njerëzve duke shkaktuar zemërimin e Allahut, Allahu do të lënë atë për njerëzit.” Transmeton Tirmidhiu (2414), shejh Albani e vlerësoi sahih në “Silsileh es-Sahiha” (2311).

Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të, këtë hadith ia ka shkruar në një letër Muavijes, pasi ai kërkoi nga ajo këshillë, dhe ajo i shkroi atij edhe një herë tjetër dhe i tha: Ki frikë Allahun, sepse nëse ke frikë Allahun Ai do të mjaftojë ty kundër popullit, por në qoftë se ke frikë nga njerëzit, ata nuk do t’ju bëjnë dobi aspak para Allahut. Selam.

Mos harroni se fati e individit është lidhur me veprat e tij, dhe se kur njerëzit do e lëshojnë atë në varr, dhe hedhin dheun mbi trupin e tij, ai nuk do ketë shoqërues tjetër, përveç veprave të tija të mira, e do ndërpriten të gjitha shkaqet, përveç atyre që e lidhin atë me Krijuesin. Pra, secili prej nesh duhet përgatitur për atë Ditë të rëndësishme.

Allahu, i Lartësuar, thotë: “në Ditën kur njeriu ikën nga vëllau i tij, dhe nga nëna e babai i tij, dhe nga bashkëshortja e fëmijët e tij; atë Ditë, çdonjëri është i preokupuar me gjendjen e vetvetes,.” Abese,  34-37.

Dhe thotë: “Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos të devotshmëve.” Zuhruf, 67.

Pra, kini kujdes të mos jeni në mesin e të shkujdesurve, dhe ruhuni nga zvarritjet dhe vonesa; nxito për të bërë mirë para se të jetë shumë vonë, sepse kjo botë është vetëm disa ditë kalimtare dhe epshe që përfundojnë. Ne e lusim Allahun që të na udhëzojë, e të na bën të qëndrueshëm në këtë botë dhe në botën tjetër.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli