SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

SI T’IA PËRFITOSH ZEMRËN GRUAS!!

0 1560
  1. Gjatë hyrjes në shtëpi fillo me selam!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Betohem në Zotin se nuk do të hyni në Xhenet pa mos besuar, nuk do të besoni plotësisht pa mos e dashur njëri-tjetrin. Doni t’ju tregoj diçka që nëse e bëni do ta doni njëri-tjetrin?! – Shpërndajeni selamin në mesin tuaj!”.

  1. Buzëqeshi në fytyrën e saj!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd musliman është sadaka”.

Po si do të jetë kur buzëqeshësh në fytyrën e gruas tënde?!!

  1. Pastroje gojën gjatë hyrjes në shtëpi me misvak!

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.

  1. Thirre me emër të veçantë dhe përkëdhelës!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, e thërriste Aishen, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, me emër përkëdhelës Aish.

  1. Lavdëroje atë nëse e bën një vepër që e meriton të lavdërohet!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush nuk i falënderon njerëzit, nuk e falënderon as Allahun”.

  1. Zbukurohu për të!

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë: Unë kam dëshirë që të zbukurohem për gruan time ashtu si kam dëshirë që ajo të zbukurohet për mua!!

  1. Jepi dhurata nganjëherë!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dhuroni njëri-tjetrit dhurata që të duheni”.

  1. Ndihmoji në punët e shtëpisë!

E pyetën Aishen, Allahu qoftë i kënaqur me të, se çfarë bënte Pejgamberi, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, në shtëpi dhe ajo tha: ”Ai ishte njeri si të gjithë njerëzit. Ai i bënte vetë punët e tij; qepte rrobat, milte bagëtitë”.

  1. Arsyetoje për disa mangësi të saj!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Besimtari nuk e urren besimtaren. Nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, mund t’i pëlqejë një tjetër sjellje”.

  1. Sillu mirë me gruan dhe loz me të!

Që nënkupton të përkujdesesh për të dhe mos ta lëndosh apo ta dëmtosh!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 1421

0 1350