TA AGJËROJMË TË HËNËN DHE TË ENJTEN

TA AGJËROJMË TË HËNËN DHE TË ENJTEN

0 4431

1. Ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar

2. Pasimi i Muhammedit, alejhi selam

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut agjëronte hënave dhe të enjteve.” (Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh, Shejh Albani ka thënë : hadithi është sahih)

3. Të na largoj Allahu fytyrat tona nga zjarri i Xhehnemit 100 vite

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu ia largon fytyrën e tij nga zjarri i Xhehnemit 100 vite.” (Es-silsiletu-sahihah 6\ 2565)

4. Që Allahu të bëjë mes teje dhe zjarrit një hendek sikur mes qiellit dhe tokës

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu do të bëjë mes zjarrit dhe atij një hendek sikur mes qiellit dhe tokës.” (Hadithi është: hasen, Es-silsiletu-sahihah 2\563)

 5. Të ndërmjetësoj agjërimi për ty në Ditën e Gjykimit

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë në Ditën e Gjykimit, agjërimi thotë: “O Zot e kam ndaluar nga ushqimi dhe epshi, më bëj të ndërmjetësoj për atë, e Kur’ani thotë: “E kam ndaluar nga gjumi gjatë natës, më bëj të ndërmjetësoj për atë.” dhe kështu ndërmjetësojnë. (Zinxhiri është i saktë. Transmeton Imam Ahmedi 2\174)

 

6. Do të hysh nga dera Er-Rejan në Ditën e Gjykimit

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Në Xhennet është një derë që quhet Er-Rejan nga ajo hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm agjëruesit, dhe nuk do të hyjë askush tjetër pos tyre; u thuhet: “Ku janë agjëruesit?” Ngriten, dhe askush pos tyre nuk mund të hyjë, e kur hyjnë mbyllet dhe nuk hyn askush.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

7. Me shpresë se do ta mbyllësh ditën duke qenë agjërueshëm dhe të hysh në Xhennet

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vdes duke agjëruar do të hyjë në Xhennet.”(Transmeton Bezzar , hadithin e ka vërtetuar shejh Albani Allahu e mëshiroftë ne Sahihul-xhami 6224)

 

8. Të ngriten punët e tua duke qenë ti agjërueshëm

Nga Usame b Zejd, Allahu qoftë i kënaqur me atë, ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut që agjëronte të hënën dhe të enjten dhe e kam pyetur? Më tha: Vërtet veprat i shfaqen Allahut ditën e hënë dhe të enjte, dhe dua që ato të ngriten duke qenë unë agjërueshëm.” (Tranmseton Buhariu)

Përktheu: Valdet Kamberi

GJITHASHTU NË ALBISLAM