TË GJITHË E POSEDOJMË KËTË KARTELË!!

TË GJITHË E POSEDOJMË KËTË KARTELË!!

0 645

Me një takim me gazetarët, një biznesmen i njohur nga Emiratet e Bashkuara, u pyet se cila është situatë më e çuditshme që e ka përjetuar në jetë?!

U përgjigj: Një natë prej netëve, isha i mërzitur dhe vendosa të shëtis në ajër të pastër! Duke ecur nëpër lagje, kalova afër një xhamie të hapur, dhe thash në vetvete pse nuk hy brenda dhe i fali dy rekate?!

Hyra në xhami, dhe kur e shoh brenda kishte qenë një njeri, i cili ishte drejtuar kah Kibleja dhe i kishte ngritur duart e tij, i përulur dhe në heshtje dhe me bindje të thellë i lutej Zotit të tij. Nga mënyra e lutjes së tij e vërejta se është nevojtar dhe i thash: E pash se u luteshe dhe ishe i përulur në lutjen tënde si të ishe nevojtar.. çfarë të mundon?!

Kam borxhe që më mundojnë dhe më mërzisin! I thash sa janë ato?? Mu përgjigj: Katër mijë dirhem!! I nxora katër mijë dirhem dhe ia dhashë! U gëzua tepër dhe më falënderoi dhe u lut për mua.

Pastaj e mora kartelën ku në të gjendej numri im i celularit dhe adresa e kancelarisë sime, dhe i thash merre këtë kartelë, dhe sa herë që ke problem, mos hezito në vizitën time apo të më thërrasësh në celular! Sinqerisht mendova se do të gëzohet nga këto fjalë, por u habita nga përgjigja e tij! A e dini se çfarë mu përgjigj ky burrë?!

Më tha: Vëllai im, Allahu të shpërbleftë me të mira! Unë nuk kam nevojë për këtë kartelë! Çdo herë kur kam nevojë apo brengë, do t’i fal dy rekate për hir të Allahut, dhe do t’i ngriti duart e mia dhe do të kërkoj nga Ai, dhe Allahu do të ma lehtëson gjendjen time ashtu si ma lehtësoi kësaj radhe!!

Thash në vete, ky rast ma rikujtoi hadithin e të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, i cili ka thënë: “Sikur t’iu kishit mbështetur Allahut ashtu siç duhet, do ju kishte furnizuar, ashtu siç i furnizon shpezët. Dalin në mëngjes të uritura dhe kthehen në mbrëmje të ngopura.”

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM