TË GJITHË GABOJMË

TË GJITHË GABOJMË

0 1926

Sultan El Umeri

Një këshillë e bukur që e lexova është edhe kjo: “Prej mangësive më të mëdha që I kemi është bindja jonë e vazhdueshme që çdoherë kemi drejtë”.

Të jemi të qartë, në shumicën e rasteve kritika apo përmirësimi që na bëhet është i refuzuar. Vazhdimisht, madje edhe çdo ditë, mendojmë që ne jemi në anën e drejtë, në çdo vendim dhe veprim.

Ne jemi imunë ndaj gabimeve, kështu mendon një numër i konsiderueshëm, madje edhe nëse e dëgjojmë frazën: kush ka këshillë për neve le t’na informojë.

Kryefamiljari mendon se çdo fjalë dhe vepër e tij është e saktë dhe çdo këshillë e gruas apo fëmijës është një gabim i qartë.

Bashkëshortja mendon se mundësia të gabojë është 0% dhe çdoherë ka 100% të drejtë. Nëse bashkëshorti e këshillon ai gabon, është i padrejtë dhe mohues i të mirave që i kanë përjetuar gjatë viteve të martesës.

Ndoshta refuzimi i saj i vazhdueshëm të ballafaqohet me mangësitë që i ka janë shkaku pse ajo tani është e “shkurorëzuar”, dhe po sikur ti kishte pranuar këshillat dhe të përmirësohej ende do ishte “bashkëshorte”.

Drejtori i ulur mbi kolltukun e “pagabimësisë” nuk ka mundësi të “gabojë” në vendimet e tij, në qarkoret e tij si dhe gjatë mbledhjeve. Ai që e shpreh mendimin e tij është thjesht një injorant që nuk i njeh artet e menaxhimit, interesin e përbashkët të kompanisë, institucionit apo instancës në fjalë.

Ka edhe hoxhallarë që “nuk gabojnë” asnjëherë. As në ligjërata, as në feta e as gjatë ndonjë programi. Nëse këshillohet mbrohet se atë e këshillon njëri që nuk i njeh bazat e diturisë, që nuk i merr parasysh interesat e davetit dhe interesat tjera shoqërore. Ndoshta e akuzon se bëhet fjalë për dikë që është kundër fesë.

Pse frikohemi nga kritika?

Pse çdo pikëpamje e këshilluesit është pikëpamje e ziliqarit?

Si thua, sikur të informoheshe se në rrobat tuaja ke papastërti a do hidhëroheshe? Me siguri se jo, përkundrazi do e falënderoje për vërejtjen e bërë.

A do ta kishe falënderuar atë që të lajmëron për gabimin në ndonjë mendim të shprehur, në ndonjë status në FB apo cicërim në Twitter, në ndonjë xhirim audio apo video?

Të tjerët ndoshta i shikojnë disa mangësi te ne, që ne vet nuk i vërejmë. Mendimet e shprehura munden të analizohen nga shumë aspekte, prandaj lejoi tjetrit që ta shpreh mendimin e tij nga pikëpamja e tij.

Detyra jonë është ti nxisim të tjerët ti shprehin mendimet e tyre me dituri dhe edukatë, edhe atëherë kur nuk mendon në të njëjtën mënyrë sikur ne. Është e vështirë të sundojmë mënyrën se si mendojnë të tjerët.

Kompanitë e mëdha botërore (Microsoft, Google, Apple, Samsung) nuk do kishin sukses, nuk do e pushtonin tregun botëror, nuk do arrinin famë, pa e hapur veten për pranimin e mendimit, kritikës dhe vërejtjen e punëtorit, ndjekësit apo blerësit. Lexoji këshillat e drejtorëve të këtyre kompanive që ta mësosh këtë art të menaxhimit.

Shkëndi:

Në një tregim të bukur thuhet se një njeri e këshilloi Omerin, radijallahu anhuma, me fjalët: Frikoju prej Allahut. Të pranishmëve sikur nuk u pëlqeu kjo këshillë nga ky njeri, ndërsa Omeri, radijallahu anhuma, që u edukua në medresenë e Resulullahut, salallahu alejhi ve selem, tha: Nuk keni hajr nëse se thoni (këtë këshillë), nuk keni hajr nëse së pranoni (këtë këshillë).

A thua vallë kur do ta heqim petkun e mendjemadhësisë me të cilin jemi mbështjell?

Si do të “jetojmë” me familjet tona, me kolegët tonë, me xhematin e xhamisë nëse se kemi zemrën e hapur për mendimet e të tjerëve?

Vëlla nuk është e patjetërsueshme që asnjëherë të mos gabosh. Njeriu jo gjithnjë është imun dhe i mbrojtur prej gabimeve. Po ndoshta je afër asaj që është e saktë, sepse ke përvojë, aftësi dhe njohuri, por kjo të bën që të gabosh rrallë dhe nuk të bën të pagabueshëm. Cilwsi e jobeimtarwve tw popullit tw Salihut, alejhi selam, ishte: “O populli im! Unë ju solla mesazhin e Zotit tim dhe ju këshillova, por ju nuk i donit ata që këshillojnë”. (El A’raf, 79)

Prej haditheve bazë të islamit është hadithi të cilin e ka shënuar imam Muslimi në të cilin thuhet: “Feja është këshillë”

Xhabiri, radijallahu anhuma, iu besatua Resulullahut, salallahu alejhi ve selem, se do ta këshillon çdo musliman. (Buhariu)

Ai që më vëmendje e analizon historinë e as’habëve dhe dijetarëve do të kuptojë se ata e pranonin kritikën dhe e dëgjonin mendimin e të tjerëve. Mësonin dhe përfitonin nga këshillat dhe vërejtjet. Aspak nuk ndiheshin keq nëse mendimin e saktë e thoshte dikush tjetër.

Jemi njerëz dhe gabimi është pjesë e natyrës sonë, gabojmë ndaj Allahut, ndaj të afërmve, ndaj shokëve dhe kolegëve. Gabojmë në adhurime, në thirrje, në dituri dhe në gjitha sferat e jetës njerëzore. Më ka mësuar jeta më shumë ta dëgjoj atë që më kritikon se sa atë që më lavdëron sepse kritika është mënyra për ta korrigjuar drejtimin dhe unë këtë e dua.

Përktheu: Talha Kurtishi

GJITHASHTU NË ALBISLAM