Të shprehurit e nijetit: a është bidat?

Të shprehurit e nijetit: a është bidat?

0 1355

Pyetje: Të shprehurit e nijetit: a është bidat?

Përgjigje: Të shprehurit e nijetit në disa ibadete është bidat e në disa jo. Në ato ibadete, nëse bëhet ashtu siç e ka përmendur Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem, atëherë është në rregull, si për shembull thënia e besmeles në fillim të abdesit. I Dërguari i Allahut ka thënë: “Merrni abdest duke thënë bismilah”. Kur fillonte haxhillëkun thoshte: Lebbejke Allahumme haxhen (Të përgjigjem o Allah, duke bërë haxhin). Mirëpo sa i përket namazit, Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem nuk ka shprehur asgjë tjetër kur ka hyrë në namaz përveç “Allahu ekber”, për këtë shkak nijetet e shpikura, që i kanë shpikur të mëvonshmit, në lidhje me namazin, nuk kanë bazë në Sheriatin Islam. Dijetarët që kanë bërë vërejtje në këtë çështje kanë thënë, se nëse dikush pretendon se duhet të thuhet nijeti për hyrjen në namaz, apo të thotë se është mustehab, këtë gjë nuk e ka bërë e as nuk e ka porositur Pejgamberi salallAllahu alejhi ue selem. Kjo është njësoj sikur të ketë thënë për Pejgamberin salallAllahu alejhi ue selem, se ai paska harruar ta thotë këtë gjë – Allahu na ruajt.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM