Të vdekurve a u shfaqen veprimet e të gjallëve?

Të vdekurve a u shfaqen veprimet e të gjallëve?

0 1864

Pyetje: Të vdekurve a u shfaqen veprimet e të gjallëve? Cili është mendimi më i saktë? Mundësisht na tregoni cilat janë librat që flasin për këtë gjë?

Përgjigjja:
 Elhamdulilah, bota e Berzehut është botë e veçantë në të cilën jetojnë të vdekurit në periudhën mes vdekjes dhe ditës së ringjalljes.
Të vdekurit në këtë botë kanë pozita dhe grada të veçanta varësisht nga punët e tyre në botë qofshin të mira ose të këqija. Tekstet e Kur’anit dhe Sunnetit flasin për një gjë të tillë.


Të vdekurit pas vdekjes ose kënaqen me të mirat që All-llahu i ka përgatitur për bamirësit besimtarë ose dënohen nëse e kanë merituar adënimin dhe besimtarët e kanë për obligim të besojnë në këtë parim i cili bën pjesë në besimin në botën e fshehtë (el iman bil gajb).
Të gjallët nuk kanë dije të gjerë për gjendjen e të vdekurve përpos në raste të veçanta që janë përmendur në transmetimet e ndryshme prej të cilëve ka të saktë (sahih) dhe jo të saktë (gajru sahih). I njejtë është edhe qendrimi për të vdekurit të cilët po ashtu nuk dinë shumë për botën e të gjallëve sepse jetojnë në botën e berzehut.
Për këtë shkak nuk na lejohet që në mënyrë të prerë të pohojmë që të vdekurit janë të njoftuar me atë që ndodhë në këtë botë.
Në disa transmetime, vërtetësinë dhe saktësinë e të cilëve nuk mundem da pohoj, thuhet që i vdekuri është i njoftuar me atë që ndodh me familjen e tij dhe me punët e tyre. Këto transmetime i ka përmendur kolosi i dijës Ibën Kajjim El Xheuzijje në librin e tij “Shpirti” (Er Ruh).
Hadithet më të saktë që kanë të bëjnë me këtë temë janë:
Hadithi që e transmeton Ibën Umeri, radijall-llahu anhu, “Me të vërtetë i vdekuri dënohet për qarjen (vajtimin) e familjes së tij.” (Buhari nr. 1286 dhe Muslim 928)
Hadithi të cilin e transmeton Eus ibën Eus, radijall-llahu anhu,
“Të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, i paraqiten salavatet dhe selamet që ia dërgojnë besimtarët.” Ebu Davud nr. 1047 dhe nr. 1531/ En Nesaiu nr. 1374/ Ibën Maxhe nr. 1636
Sa i përket vizitave që shpirtrat e të vdekurve ia bëjnë njëri tjetrit themi: Ky pohim bën pjesë në atë që e thamë në fillim dhe për të njëjtin janë shënuar transmetime që i ka përmendur Ibën Kajjimi në librin e lartpërmendur.
Mua nuk më kujtohet asnjë argument i qëndrueshëm për të pohuar një gjë të tillë edhe pse e dimë se shpirtrat e besimtarëve janë së bashku me njëri tjetrin sikurse bashkë me njëri tjetrin janë edhe shpirtrat e mosbesimtarëve.
Dija e të vdekurit për atë që ndodh në dynja ndërlidhet me çështjen: A dëgjojnë të vdekurit?
Sipas ajeteve të qartë të Kur’anit të vdekurit nuk dëgjojnë:
All-llahu, subhanehu ve te’ala, thotë: “Ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin ta dëgjojë thirrjen, e sidomos kur ata ta kthejnë shpinën.” (En Neml, 80)
“E nuk janë të njëjtë as të gjallit e të vdekurit, All-llahu bën të dëgjojë atë që do, e ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ai që është në varr.” (Fatir, 22)
Nga ana tjetër i Dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-leme, ka thënë: “Me të vërtetë kur i vdekuri vendoset në varr dhe kur të largohen ata që e varrosën, ai e dëgjon trokitjen e nallave (këpucëve).”
(Prej Enes ibën Malikut, radijall-llahu anhu, Buhari nr. 1338 dhe Muslim 2870)
Këtë e përforcojnë edhe hadithet ku përmendet përshëndetja me selam që u bëhet të varrosurve, hadithe këto, nga të cilët dijetarët kanë nxjerrë konkludim që të vdekurit dëgjojnë sepse nuk është e kapshme logjikisht që përshëndetja t’i drejtohet atij që nuk dëgjon.
Si argument ata e marrin edhe hadithin: “Çdo herë që njeriu kalon pranë varrit të vëllait që e ka njohur në dynja dhe e përshëndet atë me selam All-llahu të vdekurit ia kthen shpirtin dhe ai e kthen përshendetjen me selam.” (El Ilel El Mutenahije nr. 1523 dhe Mu’xhemu Shujuh nr. 333 hadithi është i dobët dhe ka sened të ndërprerë Edh Dhehebi).
Nuk lejohet argumentimi me këto hadithe sepse sipas tyre të vdekurit nuk e dëgjojnë çdo fjalë që thuhet pranë varrit të tyre e e as që dëgjojnë diçka që është larg varrit të tyre.
Themi: Mendimi më e saktë është që të vdekurit nuk dëgjojnë përpos asaj që është përjashtuar me argument, nuk dëgjojnë lajmërimet e të gjallëve e assesi nuk dëgjojnë lutjet e tyre që u drejtohen me lutje si dhe lutjet për ndërmjetësim.
Me pohimin e dëgjimit e të vdekurve që përmendet në hadithe në nuk e pohojmë këtë gjë për ndonjë të vdekur (me emër dhe mbiemër) por e pohojmë këtë gjë në mënyrë të përgjithshme. Themi: i vdekuri e dëgjon trokitjen e këpucëve në mënyrë të përgjithshme por kjo nuk don të thotë që këtë gjë e dëgjon ndonjë i vdekur i caktuar.
Qëllimi kryesor i vizitave që u bëhen varreve nuk është vetëm përshëndetja e tyre me selam apo pohimi i faktit që i vdekuri e dëgjon selamin. Qëllimi është që i vdekuri të përfiton nga lutja që e bën i gjalli si dhe përfitimi i të gjallit nga varret që janë vendbanimi i tij i ardhshëm pas jetës në këtë botë.
All-llahun e lusim për dije të dobishme që na e bën të qartë të vërtetën nga jo e vërteta.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM