TEUHIDI, OBLIGIMI I PARË PËR NJERËZIMIN

TEUHIDI, OBLIGIMI I PARË PËR NJERËZIMIN

0 1361

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcjell e thotë: Kur i dërguari i Allahut, – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, dërgoi Muadh ibn Xhebelin tek banorët e Jemenit, i tha: “Ti po shkon tek një popull që janë ithtarë të librit (çifut e të krishterë). Le të jetë gjëja e parë në çrafë do t’i ftosh ata njëshmëria e Allahut të Madhëruar. Në qoftë se ata binden në këtë, atëherë tregoju atyre se Allahu ua ka obliguar faljen e namazit pesë herë gjatë ditës e natës. Në qoftë se ata binden në këtë, atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë obligim të paguajnë zeqat nga pasuria e tyre, mirret nga të pasurit e u jipet të varfërve prej tyre.” Buhariu dhe Muslimi

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

Ky hadith flet për obligueshmërinë e teuhidit, dhe se është gjëja e parë me çfarë ju drejtohet ithtarëve të librit, kur i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, porositi Muadhin që të fton banorët e Jemenit, të cilët atëkohë ishin çifutë e të krishterë, t’i fton në teuhid së pari, që është të njësohet Allahut në veprat e Tij, në adhurim dhe në Emrat dhe atributet e Tija. Sikur që hadithi tregon edhe për rëndësinë e fillimit me teuhid, duke mos iu drejtuar njerëzve me ndonjë obigim tjetër derisa ata së pari të besojnë . Hadithi njashtu tregon rëndësinë e dërgimit të dijetarëve në vende të ndryshme për t’i mësuar njerëzit, për njohjen e dispozitave të fesë, si dhe rëndësia e njohjes së gjendjes atyre të cilëve u drejtohet thirrja nga ana e thirrësit apo dijetarit, duke filluar nga ajo që është më me rëndësi në thirrje dhe kumtim të fesë.

Dobi të hadithit në akide

  1. Gjëja e parë e cila përcaktohet gjatë fjalimit me njerëzit është teuhidi, për arsye se është obligimi i parë që Allahu e bëri për robërit e Tij.
  2. Teuhidi është kusht i pranimit të veprave të mira, andaj nuk pranohet asnjë vepër e mirë kushdo që të vepron, përderisa nuk beson në njëshmëri, apo përderisa të mos i prish bazat apo shtyllat e teuhidit.
  3. Nuk gjykohet për një njeri se është musliman, derisa ai të shqipton dy dëshmitë. Mbështetur në hadithin e ibn Abasit, në një transmetim tjetër: “Le të jetë gjëja e parë në çfarë do t’i ftosh; dëshmija se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i tij.”
  4. Shqiptimi i dy dëshmive nuk është i mjaftueshëm, por, ajo dëshmi duhet të pasohet me vepra të mira, duke kryer obligimet, pasi që i dërguari i Allahut, -paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të-, nuk e autorizoi Muadh ibn Xhebelin vetëm të fton në teuhid, por e urdhëroi që t’ua mëson atyre farzet e fesë dhe dispozitat e saj.

HADITHI I TRETË

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM