THANË PËR MUZIKËN !!

THANË PËR MUZIKËN !!

0 469

Thanë: Muzika e zgjeron gjoksin.

U përgjigjemi: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër”. Taha 124.

Thanë: Ne nuk ndikohemi nga muzika.

U përgjigjemi: Muzika e rrit hipokrizinë në zemër, ashtu si e rrit uji barin.

Thanë: Ne e dëgjojmë muzikën për argëtim dhe zbavitje.

U përgjigjemi: “Mos vallë, keni menduar që Ne ju kemi krijuar kot”. Muminun 115.

Thanë: Ne gjejmë rehati në dëgjimin e muzikës.

U përgjigjemi: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët”. Isra 82.

Thanë: Ne nuk e braktisim Kuranin, po vetëm se i duam edhe muzikat.

U përgjigjemi: Dashuria ndaj Kuranit dhe dashuria ndaj muzikës nuk bashkohen në një zemër. Thanë: Mirëpo ne i bashkuam dyja.

U përgjigjëm: Ajo që ndikon dhe le gjurmë, ajo mbetet me ty. Nëse tek ti ndikon Kurani, do të largohet muzika nga zemra jote.

O Zot, bëje Kuranin pranvera e zemrave tona dhe drita e gjokseve tonë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 164

0 371