THUAJ: BESOVA ALLAHUN E PASTAJ PËRQENDROHU !

THUAJ: BESOVA ALLAHUN E PASTAJ PËRQENDROHU !

0 2406

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT!

HADITHI, NR.21

Transmeton Ebi Amër Sufjan ose Ebi Amrete Ibn Abdullah eth Thekafij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë:

“Thash: O i dërguar i Allahut, më thuaj për Islamin një fjalë pas së cilës s’do kem nevojë të pyes tjetërkënd për të pas teje? Tha: Thuaj: Besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të (vazhdo me ngulm në të).” (Shënon: Imam Muslimi).

Komentimi i hadithit:

Të nderuar vëllezër! Në këtë hadithë sahabiu i nderuar, Allahu qoftë i kënaqur me të, kërkon nga i Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selam, që t’ia mëson një punë të rëndësishme, pas të cilës ai do të përqëndrohet në te gjatës jetës së tij. Kështu ishin sahabët, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë, ata e pyesnin gjithnjë të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, për gjëra të fesë së tyre, për gjëra që i afrojnë ata tek Allahu i Madhëruar, kështu duhet të jetë edhe muslimani.

Muslimani, duhet të interesohet dhe të pyes për çështjet e fesê së tij, të pajiset me dituri të dobishme, të pyes dijetarët për gjêrat që nuk i kupton, qofshin ato gjëra në ibadete apo çështje tjera.

I Dërguari i Allahut, pasi e hasi dëshirën e flaktë të sahabiut për ta mësuar të mirën, ai e këshilloi me dy fjalë të shkurtëra por madhore, fjalë të cilat i përmbledhin pothuajse të gjitha veprat e mira, pra i tha sahabiut: “Thuaj: Besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të (vazhdo me ngulm në të).” (Shënon: Imam Muslimi).

Pra, thuaj me zemrën dhe gjuhën tënde, besova në Allahun dhe përqëndrohu në kryerjen e veprave të mira.

Përqendrimi në kryerjen e veprave të mira, njëkohësisht aludon edhe largimin nga kryerja e veprave të këqija, e që më e keqja nga to është të shoqëruarit ortak (të bërit shirk) Allahut në adhurim.

Ai i cili e beson Allahun dhe përqëndrohet me përqëndrim të vërtetë dhe të fuqishêm, ai veçse e ka plotësuar fenë e tij.

Allahu i Madhëruar e urdhëroi të Dërguarin e Tij, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem dhe umetin e tij dhe ata qê vinë pas tyre që të përqendrohen fuqishëm në sheriatin islam.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Shko ti udhës së drejtë (përqendrohu në rrugën e drejtë), ashtu siç je i urdhëruar; dhe ashtu le të veprojnë edhe besimtarët që janë me ty, e mos i kaloni kufijt. Ai, me të vërtetë, i sheh mirë ato që punoni ju.” (Hudë: 112).

Allahu i Madhëruar i lavdëron ata që besojnë Allahun dhe përqëndrohen fuqishëm në sheriatin e Allahut.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Me të vërtetë, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu, e pastaj vazhdojnë, përqëndrohen në të drejtë (sipas urdhërit të Allahut), do t’ju zbresin atyre engjëjt (dhe do t’ju thonë): “Mos u frikësoni dhe mos u pikëlloni! Dhe gëzojuni xhennetit që ju është premtuar.” (Ahkaf: 30).

Me siguri, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu! – dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, për ta nuk ka kurrfarë frike dhe as që do të pikëllohen. Ata janë banorë të xhennetit, në të do të qëndrojnë përherë, dhe ky do të t’u jetë shpërblim për atë që kanë punuar.” (Ahkaf: 30-31).

Muslimani duhet të jetë vigjilent gjatë tërë kohës, ta pyes veten e tij, a thua vallë: a jam unë i përqendruar në fenë e Allahut apo jo? Nëse e gjenë veten e tij se është i përqendruar si duhet në fenë e Allahut, atëherë le ta falënderoj Allahun për këtë mirësi dhe le ta lus Allahun që ta forcojë edhe më tej në përqendrim, e nëse e gjen veten e tij se nuk është i përqendruar në fenë e tij, i obligohet muslimanit që t’i merrë shkaqet e përqendrimit dhe t’i përmisojë rrugët e tij të cilat e shpiejnë drejtë besimit në Allahun dhe përqendrimit në të.

Vëlla i nderuar! Kujdesu dhe përqëndrohu në urdhrat e Allahut, merri shkaqet e përqendrimit në fe, dhe ji larg devijimit, ke kujdes nga devijimi, ngase devijimi më i keq është devijimi pas udhëzimit.

Kapu fortë dhe qëndro stoik në fenë tënde e mos u jep dhe mashtro pas dynjasë.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Dhe, bënu i durueshëm, me ata, që i luten Zotit të vet, në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar kënaqësinë e Tij dhe mos i shmang sytë e tu nga ata (në të tjerë), duke dëshiruar stolitë e kësaj jete. Mos dëgjo atë – zemrën e të cilit ia kemi lënë të zbrazët nga të përmendurit Neve dhe që i ndjek qejfet (epshet) e veta, dhe punët e të cilit janë të shfrenuara.” (Kehf: 28).

E Lus Allahun e Madhëruar të më furnizojë mua dhe juve iman të sinqertë, zemër e cila i frikësohet vetëm Allahut, gjuhë e cila e pêrmend në vazhdimësi Allahun dhe pêrqëndrim nê fenë e Tij.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salAllahu alejhi ue selem.

Shejh Husejn Ibn Muhamed Esh Shemri 17.11.1429

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM