TRE ARMIQT E IMANIT

TRE ARMIQT E IMANIT

0 920

Secili besimtar pasion të vetin ka që të mbetet në rrugëtimin e tij imanor, pandalë, drejt përpjetës, e ngjitjes sa më lartë, padyshim se çdo besimtar e urren të kthehet mbrapa, të tillëve u themi: që të realizoni atë që dëshironi dhe  shpresoni, atëherë të keni kujdes nga armiqtë e imanit.

Çdo secili prej këtyre armiqve është shkaktar kryesor i dobësimit të imanit, kështu që duhet njohur këto shkaqe e të ruhemi prej tyre, ato janë:

SHEJTANI DHE VESVESET E TIJA

(Iblisi) tha: “Betohem se për atë që me ke humbur, do t’ju vë pengesa atyre në rrugën Tënde të drejtë, e do t’ju çasem atyre edhe përpara edhe për mbrapa, edhe në të djathtë, edhe në të majtë, e Ti do të konstatosh se shumica prej tyre nuk janë falenderues!.” Araf, 16-17.

Me këto fjalë Iblisi, i mallkuar, shpalli luftën e tij afatgjate me gjithë njerëzimin deri në ditën e Kiametit, padyshim se kjo është një prej luftrave më të mëdha e më të rrezikshme në këtë botë. Një luftë me mashtrime: “(Allahu) tha: “Shko! E, (ty dhe) atyre që të pasojnë ty – nga pasardhësit e tij, me të vërtetë, xhehennemi është dënimi juaj – dënim i plotë. Dhe, bëri për vete – me zërin tënd, – kë të mundesh nga ata, dhe sulmo në ta me britmë me kalorësinë dhe këmbësorinë tënde dhe integrohu me pasurinë dhe fëmijët e tyre dhe jepju premtime!” E, djalli, nuk u premton atyre tjetër, përpos mashtrimit.” Isra, 64

Në të cilat luftra thurren komplote, përplot me mashtrime, zbukurim të së kotës, e prishje të zemrave, që e bën njeriun të paaftë që të vepron me duart e tij, apo të logjikon me mendjen e tij.

Mashtrimet e shejtanit janë të ndryshme, devijimet  e tija janë të llojllojshme, rrugët e depërtimit në zemrat e bijve të Ademit dallojnë për secilin njeri dhe atë sipas asaj që ai dëshiron, dhe atë që i përshtatet natyrshmërisë së tij, duke shikuar pikat e forcës dhe dobësisë, kështu që hasim tek disa depërton përmes derës së syefaqësisë dhe vetpëlqimit, tek të tjerët përmes asketizmit e modestisë, e tek të tjerët përmes pasionit ndaj pasurisë dhe postit, e të tjerëve për nga zbukurimi i të kotës, dekorimit e promovimit të saj, apo duke i lehtësuar veprimin e mëkateve të vogla që të bie në mëkate të mëdha.

E prej mashtrimeve të Iblisit është edhe angazhimi i tij i pashmangshmëm për të prishur imanin, apo të dobësojë atë në mënyrë të përshkallëzuar, të cilën gjë nuk e paramendon besimtari. Kështu që fillon duke ia zbukuruar preokupimin e tij me vepra të dalluara nga ato më të dalluara, pastaj e preokupon atë me vepra mubah (të lejuara) nga ato obligative, pastaj veprimin e mëkateve të vogla, e më pas mëkatet e mëdha, pastaj risitë e ndryshme, në fund rënien në kufr e shirk. Nëse besimtari e neglizhon veten mund të arrijë në mëkatin më të rrezikshëm e që është kufri, Allahu na ruajt, kjo na bën që të konsiderojmë shejtanin armikun numër një, kjo njëherit nënkuptohet edhe nga tekstet e shumta të Kuranit dhe haditheve të vërteta të cilat na e tërheqin vërejtjen prej shejtanit dhe na urdhërojnë ta armiqësojmë.

Allahu thotë: “Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj merreni atë për armik! Ai vetëm i thërret ithtarët e vet që të bëhen shokë të zjarrit.” Fatir, 6

Ai nuk thërret për mirësi e as që e qon atë në shpëtim.

Në një ajet tjetër thotë: “O besimtarë! Qasjuni të gjithë shpëtimit (Bindjes Hyjnore) dhe mos hkoni gjurmëv etë djallit, se ai është armik i juaj i përbetuar.” Bekare, 208

Allahu na sqaroi se shejtani është armik i njeriut, i cili dëshiron t’i devijojë ata, e t’i tërheq së bashku me vete për në zjarr, kështu që një i mençur duhet të jep mundim maksimal në luftë kundër tij, e të shpëton prej tij.

MASHTRIMET E DYNJASË

Ka shënuar Muslimi në “Sahihun” e tij nga Ebu Said, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu lejhi ve selem, ka thënë: “Dynjaja është një ëmbëlsirë e gjelbër”.[1]  Njeriu ndikohet me gjelbërimin e afërt dhe e mbivlerëson mbi atë që është e largët, nuk është për qëllim se përjetimi i gjërave që i ka dhuruar Allahu janë të ndaluara, por, është për qëllim se njeriu mund të preokupohet me këto kënaqësi e të dobësohet angazhimi i tij për ahiret, kështu që zemra e tij lidhet ngushtë me kënaqësitë e përkohshme, e kështu dobësohet imani i tij.

Imam ibn Kajimi ka thënë: “Për aq sa robi ka pasion për dynjanë e të dhënurit pas saj, për aq do jetë i rëndë adhurimi i Allahut e kërkimi i ahiretit”.

Për këtë hasim që frika e profetit nga sprova e dynjasë ishte e qartë në fjalët e tij: “Betohem në Allahun, nuk ua kam frikën për ju nga varfëria, por frikohem që ndokujt t’i zgjerohet dynjaja, ashtu siç iu dha atyre para jush, e të bëjnë gara, ashtu siç bënë ata para jush, e t’ju shkatërrojë ashtu siç  u shkatërruan” Shënon Buhariu dhe Muslimi

SHOQËRIA E KEQE

Një prej dëmeve më të mëdha të imanit, është edhe shoqëria e keqe që ia dobëson fenë njeriut, i shkakton atij mangësi e braktisje të adhurimeve, Sufjan Theuri ka thënë: “Për njeriun nuk ka dëm e as dobi më të madhe, sesa shoku”.

Sepse shoqëria e keqe nuk ia do të mirën shokut të vet, dëshiron ta mbajë të humbur  në devijim, t’ia dobëson bindjen e imanin që ka, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, na e ka tërhqeur vërejtjen nga shoqërimi i tillë, ka thënë: “Shembulli i shokut të mirë dhe shokut të keq, si shitësi i parfumit dhe farkëtarit. Shitësi i parfumit ose do të parfumos, ose ti blen prej tij, ose do nuhatësh erë të mirë. Kurse farkëtari ose ti djeg rrobat, ose do nuhatësh erë të keqe tek ai”. Buhariu dhe Muslimi

Këta ishin tre armiqt tanë, të cilët na dalin në pritë çdo moment, na ndjekin çdo pakujdesi tonën, që të hedhin shigjetetat e tyre në zemrat tona, që të na rrëzojnë, neve nuk na mbetet tjetër pos të themi: O Ti i Cili rrotullon zemrat, na përqendro zemrat tonë në fenë islame.

Përktheu: Shpend Zeneli

[1] Ky hadith ka njërën prej dy kuptimeve, me fjalën “ëmbëlsirë” ngase njerëzit e duan, për nga shija, pamja e bukur, si një pemë e gjelbër e ëmbël, njerëzit e duan dhe e kërkojnë, njejtë është edhe dynjaja. Kuptimi i dytë: Shpejtësia e prishjes, si një gjë e gjelbër, e cila nuk zgjat për shumë kohë.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 3268

NUK KA KOMENTE

KOMENTO