TURPI

TURPI

0 1121

MËSIME DITORE NGA KOMENTIMI I DYZET HADITHEVE TË NEVEVIUT:

KOMENTI I HADITHIT, NR.20

Transmetohet nga Ebu Mes’ud Ukbe bin Amër El Ensarij el Bederij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se ka thënë: I Dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue sele, ka thënë:”Prej asaj që njerëzit arritën nga profetësia e parë është: Nëse nuk ke turp, bëj ç’të duash.” (Shënon: Imam Buhariu).

Komentimi i hadithit: Na lajmron i dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, në këtë hadithë për një moral prej moralit të Islamit, e ai është: ” Turpi.”

Njëherit, i Dërguari i Allahut na lajmron se Turpi, ka qenë edhe tek umetet e mëparshme para zbritjes së Kur’anit.

Morali i kërkuar dhe më i mirë është që robi të turpërohet nga Krijuesi i tij, në mënyrë që Krijuesi i tij ta shoh aty ku e urdhëron dhe mos ta shoh aty ku e ndalon. Ky është turpi që kërkohet ta posedojë robi ndaj Krijuesit të tij.

Ndërsa, turpi që duhet ta ketë njeriu karshi krijesave të Allahut, është që robi t’i ruaj gjymtyrët e tij nga zullumi ndaj tyre dhe ta largoj çdo gjë që e njêllos turpin dhe moralin e tij karshi tyre.

Njashtu, ky hadithë na mëson se nëse muslimani dëshiron ta kryejë një vepër vullnetare (të mirë) apo vepër obligative, atëherë le ta veprojë dhe mos të turpërohet nga njerëzit.

Kurse, turpi që urrehet është kur muslimani si pasojë e turpit nga njerëzit, nuk i mëson gjërat që i ka urdhêruar Allahu t’i kryejë ato, apo nga turpi prej njerëzve nuk i mëson gjërat që e fusin atë në mëkate ose nga turpi prej njerëzve ai nuk urdhëron nê të mirë dhe nuk ndalon nga e keqja. Ky lloj i turpit është i urretjur dhe nuk i bën dobi aspak poseduesit të tij.

Ka prej njerëzve që fare nuk kanë turp nga Allahu dhe as nga njerëzit. Njerêzit e tillë mëkatojnë, dhe mëkatin e tyre e shfaqin dhe e veprojnë në prezencën e njerëzve. Prej këtyre njerëzve nuk ke mundêsi të gjesh asnjê mirësi, sepse prej tyre është larguar turpi.

I Dêrguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Turpi nuk sjell gjë tjetêr, veçse mirësi.”

Gjithashtu, thotë: “Turpi është pjesë e imanit.”

I nderuari vëlla musliman! Nëse Allahu të ka begatuar me këtë moral (turpin), atëherë ruaje atë, e nëse nuk e posedon këtë moral, atëherë angazhoje veten tënde që ta stolisësh veten tënde me këtë moral. Ngase turpi sjellë mirësi dhe begati të panumërta.

Është thënë se: “Butësia dhe mirësia nuk arrihen ndryshe veçse me durim, si dhe zotërimi i diturisë nuk arrihet ndryshe veçse me studim (mësim) dhe durim.”

Lus Allahun të na furnizojë me turp, i cili na shpie drejtë kryerjes së adhurimeve ndaj Allahut, dhe i cili na largon nga kryerja e mëkateve.

Allahu e dinë më së miri, selamet qofshin mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, salallahu alejhi ue selem.

Shejh Husjen Ibn Muhamed Esh Shemri 17.11.1429.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com