U mërzita për ty!

U mërzita për ty!

0 3102

Pyetja: Jam e martuar prej më tepër se një vit dhe jam e çelur deri në pikë të fundit me bashkëshortin tim, mirëpo ai është në të kundërtën e sjelljes sime. Edhe për gjërat më të thjeshta, kur shkon për shembull ndokund dhe vonohet, brengosem shumë për të. Kur kthehet i them: u mërzita për ty dhe u mundova të të marr në telefon. Ai ma kthen se kam gabuar që jam mërzitur. Flasim shumë për këtë gjë dhe mirëkuptohemi, mirëpo nuk di ç‘të bëj që ai të jetë i çelur, të flasë me mua.


 Fsheh shumë prej meje për të mos më pikëlluar. Unë vazhdimisht mundohem ta ndihmoj dhe të kuptoj se çfarë e pengon, sepse ai nuk më tregon. Kur kam ndonjë problem, ai më pyet dhe unë i tregoj, nëse nuk i tregoj ai brengoset. Më tregoni si të sillem, Allahu ju bekoftë?


Përgjigjja:
 
    Ndoshta je personalitet i çelur, direkt dhe i sinqertë, e kjo është mirë, mirëpo mos kushtëzo që të tjerët të jenë të tillë. Të tjerët mund të jenë personalitete të ndryshëm nga i yti, më pak ose më shumë. Ti ke pozitivitete që nuk i kanë të tjerët dhe të tjerët kanë pozitivitete që nuk i ke ti. Mundohu që personalitetin e bashkëshortit tënd ta kuptosh mirë. Vë re mirë që të sillesh me të ashtu siç dëshiron ai. Mos e tepro me pyetje të njëpasnjëshme dhe mos insisto të informohesh për çdo imtësi dhe ki parasysh fjalën e beduinit që i tha bashkëshortes së vet: “unë jam më i madh se imtësitë e tua, kurse ti gjurmon imtësitë e madhërisë sime.” 
Fol rreth temave që i përshtaten dhe që i interesojnë atij. Duhet të kuptosh gjuhën e syve të tij që të bëhet e ditur nëse ai është i pikëlluar, i brengosur, i frikësuar… pyete bashkëshortin për rrobat, për flokët e tua, për mobiliet e shtëpisë, për daljen tënde prej shtëpisë, për ushqimin. Mëso shijen e tij me durim dhe mos e tepro duke i folur për veten, për problemet dhe brengat e tua vetëm aq sa mendon se ai do të të dëgjojë me vëmendje, pastaj ndërroje temën me mençuri. Allahu ju dhëntë sukses ty dhe bashkëshortit tënd!

Burimi: albislam.com

Shqipëroi: Agim Bekiri