UDHËZIME PËR LUMTURINË TËNDE

UDHËZIME PËR LUMTURINË TËNDE

0 1227

Shiko rreth teje do të gjesh lumturinë tënde.
Njeriu nga natyra e tij shikon shumë, nuk kam për qëllim dëshirat dhe shpresat, por shikimin rreth tij dhe në atë që është në duart e njerëzve. Kështu që dëshiron të ketë atë që është në dorën e atij dhe këtij, kësisoj mendon se do të gjejë lumturinë e vërtetë të kërkuar.
Porse a do të jetë i lumtur me këtë rrugë?
Natyrisht se jo.
Jo çdo gjë që mendon njeriu se në të është lumturia ashtu edhe është, njeriu nuk e di se sikur t’i realizohet dëshira dhe arrinë atë që kanë të tjerët, si do të jetë atëherë jeta e tij? I lumtur ashtu si ka dëshiruar me pikëpamjen e tij sipërfaqësore, apo në lartësinë e vuajtjes që nuk mund ta jetojë, porse ai mendon se do të jeton jetën e lumtur.
Psh: Njeriu mund të dëshirojë pasurinë që gjendet tek iks personi, apo edhe tek ndonjë tjetër, edhe mund të dëshirojë pasuri të shumtë, me të cilën bën jetë luksoze dhe të lumtur dhe ta jetojë jetën komforte.
A është i sigurtë që nëse Allahu i dhuron pasuri të bollshme, ai do ta shpenzojë atë në hallall e jo ne haram e që do të vuaj në dunja dhe ahiret? Allahu thotë: ”Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë, vërtetë që njeriu është i ngutur”. (Isra: 11)
Këtu themi se Allahu e ka privuar nga një zemërim i madh dhe se në dukjen e jashtme është dhunti për atë, dhe Allahu e ka mëshiruar nga e keqja e nefsit të tij, edhe nëse është i sinqert se do ta shpenzonte në rrugën e Allahut, ai për këtë do të shpërblehet për nijetin e tij të sinqert dhe Allahu nuk e privon nga kjo. E pas kësaj a ka premi më të madhe se kjo? E ka marrë shpërblimin pa punë, vetëm me nijet të sinqert, sikurse të ishte e kundërta, d.m.th të kishte nijet të prishur dhe dëshiron ta shpenzojë ( pasurinë) në të keqe, ai do të llogaritet për shkak të nijetit të tij të keq.
Pasi që njeriu nuk ndalon nga të shpresuarit, do të sjellim disa teori me te cilat do të vjelësh lumturinë e vërtetë në dunja dhe ahiret.
Shiko atë që është më poshtë se ti, do te gjesh lumturinë tënde.
Po, shiko atë që është më poshtë se ti në dhuntinë për të cilën ti e sheh veten se je i privuar nga ajo, do të mesosh se vërtetë ti je më i mire se shumë të tjerë.
P.sh nëse është në pasuri dhe ti ke të ardhura të kufizuara, shiko në të varfërin pa të hyra. Të mjafton që ti ke atë që të mjafton për vete dhe nuk ke nevojë të kërkosh ndihmë. E nëse ti do të ishe i varfëri pa të hyra, ti ke dhunti të tjera që ato i dëshirojnë të pasurit, edhe pse ti nuk e di. Po, sepse i pasuri mund të jetë i privuar nga pasardhësit që ti veç i ke, apo nga shëndeti që ti nuk ke asnje problem. Nuk ka njeri që ka të plotësuara të gjitha dhuntitë e kësaj bote. Allahu thote: ”Se, në të vërtetë, Ne e kemi krijuar njeriun për të luftuar në veshtiresi”. (Beled: 4)
Nuk ka njeri përveçse gjenë që atij ia vështirëson jetën diçka, sepse kjo është botë e sprovës dhe vështirësisë. Ti je ai që shikon në dhuntinë e tjetrit që të mungon ty në pikëpamjen tënde sipërfaqësore të çështjeve, dhe mendon se ai me këto është njeriu më i lumtur, ndërsa ai mund të jetë njeriu më i vuajtur se ti, ndërsa ty mund të shikojë tjetri për dhuntitë që ke e prej të cilave ai është i privuar.
A e pranon pasurinë e tij duke ia shoqëruar pasurisë edhe sprovat që ka ai? Nëse Allahu ia ka dhënë një mirësi, e ka privuar nga një tjetër, ashtu sikurse të ka dhënë ty një sprovë, por nuk të ka privuar nga ajo mirësi, nga e cila e ka privuar atë. Kjo është dunjaja. Allahu ka thënë: ”Sikur Allahu t’i shtonte mjetet e jetesës për roberit e Vet, ata do ta mbushnin tokën me mbrapshti. Por, Ai ju jep me masë, sa dëshiron, sepse Ai i njeh dhe i sheh mirë roberit e Vet”. (Shuara: 27). Gjithashtu ka thënë: ”Vërtetë, Ne çdo gjë e kemi krijuar me masë te paracaktuar”. (Kamer: 49)
Ji i kënaqur, o rob i Allahut me Zotin tënd Bujar!
Shiko atë që është më lartë se ti, do të gjesh lumturinë tënde.
Nëse dëshiron të shikosh në atë që është më lartë se ti, shiko atë që është me lartë se ti në praktikimin e fesë së Allahut, në devocion në rrugën e Allahut, në moralin e lartë, shikim për ambicie e jo zili, sepse ambicia e lëvizë njeriun të nxitojë në punë te mira pa dashur që të ikin mirësit nga vëllau musliman.
Për këtë Allahu ka thënë: ”Këtë le ta synojnë ata që përpiqen”. (Mutafifin: 26). Kjo është garë për ahiretin, për xhenetin, me rrugë sheriatike dhe ambicie. Por, nëse shikon në atë që është nën ty në këto çështje, do të shuhet ambicia yte, dhe do të duket e mirë puna yte e mangët dhe në veten tënde sheh mirësi edhe nese nuk je kështu. Njeriu nuk duhet të jetë i sigurt nga përfundimi i tij, e as nga rrotullimi i zemrës, e as për atë se çka do të shkruhet tek Zoti prej punëve.
O rob i Allahut! Puno për botën tjetër, dhe mos e zmadho punën tënde.

albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 132

0 250