VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (04)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (04)

0 969
  1. Në një vend (tokë) të pastër lejohet të falemi mbi të, mirëpo pasi të kemi derdhur ujë të pastër mbi atë vend, ajo pjesë e tokës është shndërruar në tokë të papastër e nuk lejohet të falemi në të. Si mundet?

PËRGJIGJJA: Në këtë pjesë të tokës ka pasur më herët papastërti e cila është tharë prej diellit, e kur i kemi hedhur ujë është shfaqur papastërtia dhe era, kështu që bëhet vend i papastër.

  1. Një imam është falur pa abdes (me harresë) pas tij kanë qëndruar katër persona xhemat, kështu që namazi i imamit dhe i njërit prej xhematit nuk është i vlefshëm, dhe detyrohen që ta kompensojnë namazin, ndërsa tre të tjerët e kanë namazin në rregull. Si ka mundësi?!

PËRGJIGJJA: Namazi i imamit nuk është i vlefshëm për arsye se është falur pa abdes, ndërsa namazi i njërit prej xhematit nuk është i vlefshëm për shkak se ai ka qenë në dijeni se imami nuk ka abdes.

  1. Çfarë thua për një grua e cila është lajmëruar se burri i saj ka ndërruar jetë, megjithatë ajo si e ve nuk ka qëndruar asnjë orë në kohën e pritjes[1], edhe pse burri i saj ka qenë musliman, i shëndoshë në mendje, i lirë?

PËRGJIGJJA: Kësaj i ka vdekur burri në një rrugëtim duke mos u njoftuar në kohë për vdekjen e burrit, pos pasi që ka kaluar koha e pritjes e përcaktuar fetarisht, që janë katër muaj e dhjetë ditë që prej ditës së vdekjes së burrit. E në këtë rast ajo nuk e ka për detyrë të pret sepse ka kaluar periudha kohore e përcaktuar.[2]

  1. Një grua ishte në udhëtim së bashku me një burrë, dhe u pyet për afërsinë familjare që kanë, ajo u përgjigj: Nëna nënës sime ka lindur gjyshen e tij, e babai i tij është djali i burrit tim. Kush është kjo grua?

PËRGJIGJJA: Kjo është gjyshja e atij burri, nëna e babait të tij.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e katërt

Përktheu: Shpend Zeneli
Burimi: albislam.com
_______________

[1] Është përiudha kohore që duhet të pret një grua e ve, për të pasur të drejtën për t’u rimartuar, e që është katër muaj e dhjetë ditë.

[2] Përveç nëse është shtatëzënë, atëherë periudha e saj kohore është deri në kohën kur ajo e lind foshnjën e saj.

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 834

0 1041