- Një musliman i rritur, i shëndoshë, jo udhëtarë, dëshiron të falet natën, një pjesë të saj apo më gjatë, dëshiron t’i lutet Allahut, ndërsa i themi që mos të falet, por më mirë të bie në gjum, deri në sabah.
PËRGJIGJJA: Ky person është në haxh, në Muzdelife, kështu që ai duhet të flej atë natë, e të mos preokupohet me namaz, e me adhurime tjera, siç është prej sunetit.
- Një musliman, ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë Ramazanit, megjithatë agjërimi i tij ësht në rregull, dhe nuk detyrohet të kompenson e as të shpaguan?
PËRGJIGJJA: Ky njeri ka kryer marrëdhënie intime me gruan e tij gjatë natës në muajin e Ramazanit, e jo gjatë ditës.
- Një musliman, i rritur, i shëndoshë, i cili e ka për obligim të agjërojë, nuk është udhëtarë, ushqehet gjatë ditës së agjërimit, por agjërimi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet të kompensojë atë ditë?
PËRGJIGJJA: Ky person është ushqyer me harresë, e kush ha dhe pi me harresë nuk e kompenson atë ditë, i dërguari i Allahut ka thënë: “Kur ndokush prej jush ha apo pi, nga harresa le ta përfundojë agjërimit, në të vërtetë atë e ka ushqyer dhe i ka dhënë për të pirë Allahu”. Shënon Buhariu dhe Muslimi
- Një musliman, është falur por qëllimisht nuk bën asnjë sexhde, dhe namazi i tij është në rregull, dhe nuk detyrohet ta kompensojë namazin?
PËRGJIGJJA: Ky person është duke e falur namazin e xhenazes.
Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi
Pjesa e njëzetë
albislam.com