VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (24)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (24)

0 1195
  1. Cila është një gjymtyrë e trupit që preferohet të lahet gashtë herë gjatë abdesit?

PËRGJIGJJA: Janë dy duart (shuplakat), ngase ato lahen në fillim të abdesit, e më pas përsëri pasi të kemi larë fytyrën, në rastin e parë është sunet, ndërsa hera e dytë është farz.

  1. Çfarë thua për një gjymtyrë prej gjymtyrëve, gjatë marrjes abdes nuk preferohet që e djathta të lahet para të majtës?

PËRGJIGJJA: Janë veshët, prej sunetit është që të lahen njëkohësisht me dy duart.

  1. Një grup njerëzish ishin duke u falur në shkretëtirë dhe gjatë namazit bie shi shumë, kështu që menjëherë namazi i tyre llogaritet i pavlefshëm. Si?

PËRGJIGJJA: Këta ishin duke u falur me tejemum, për arsye se nuk kishin gjetur ujë, pasi që ra shumë shi, prishet tejemumi i tyre ngase është gjetur ujë. Një grup i dijetarëve janë të mendimit se ata që kanë marrë tejemum, për arsye se nuk kanë gjetur ujë, pos pasi që të kenë filluar namazin, namazi i tyre është në rregull, dhe nuk detyrohen që ta ndërprejnë, kështu që e plotësojnë namazin, dhe namazi i tyre është i vlefshëm.

  1. Një person nis të fal namain së bashku me imamin, që në fillim të namazit, mirëpo nëse ky person jep selam së bashku me imamin, namazi i tij nuk është në rregull, e nëse shton më tepër rekate, atëherë namazin e ka në rregull. Si?

PËRGJIGJJA:  Ky person është bashkangjitur në namaz pas një imami që është udhëtar, kështu që imami e fal namazin e drekës 2 rekate, e ky duhet të e plotësojë namazin edhe me 2 rekate tjera pasi të jep selam imami. E nëse jep selam së bashku me imamin, namazi i personit nuk është në rregull, ngase detyrohet të e fal namazin katër rekate.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e katër

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 771

0 978