VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (25)

VARGU I GJËEGJËZAVE FIKHORE (25)

0 1277
  1. Një person falet dhe lexon suren Fatiha dy herë, një herë para se të bie në ruku, dhe një herë pas rukusë, me qëllim, dhe namazi i tij është në rregull?

PËRGJIGJJA: Ky ka falur namazin e Kusufit, në këtë namaz merr tekbirin fillestar dhe lexon suren Fatiha dhe një sure, pastaj bije në ruku dhe ngritet, përsëri lexon suren Fatiha dhe një sure, përsëri bie në ruku dhe vazhdon namazin.

  1. Një person goditet me papastërti, dhe i themi që të pastrohet me dhe edhe pse ka ujë, dhe nuk detyrohet të e përdorë ujin?

PËRGJIGJJA: Kjo papastëri ndodhet në këpucët e tija, por për t’i pastruar mjafton që t’i fërkojë për dheu, e nuk detyrohet t’i pastoje më ujë.

  1. Një lloj papastërtie, sado që e pastrojmë me ujë nuk mënjanohet, por është patjetër që të largohet me diç tjetër?

PËRGJIGJJA: Kjo papastëri janë jargët e qenit, që nëse bien në një enë, shtatë herë lahet me ujë e një herë me dhe. Mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “nëse qeni lëpinë enën e ndonjërit prej jush le ta pastrojë shtatë herë, njërën prej tyre me dhe”. Buhariu dhe Muslimi

  1. Gra të lira muslimane, nuk i është lejuar askujt që ato t’i martojë?

PËRGJIGJJA: Ato janë gratë e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk i është lejuar askujt që t’i martojë ato.

Autor: Muhamed ibn Abdurrahman el Arifi

Pjesa e njëzet e pestë

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 840

0 1047