VEPRAT E MIRA NË RAMAZAN ( 3 )

VEPRAT E MIRA NË RAMAZAN ( 3 )

0 2705

VEPRAT E MIRA NË RAMAZAN  ( 3 )

  1. Vepra e pestë: Fali njerëzit dhe bëhu sjellshëm me ta: Allahu i Madhëruar, thotë : “…e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është te Allahu.” (Shuara: 40 ).

Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten. Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që dot’jundihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Enam; 159-160).

Transmeton Enesi, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, i tha Ebu Ejubit: A dëshiron të tregoj për një tregti të sukseshme? Ebu Ejub tha: Po, o i dërguar i Allahut! Pejgamberi, alejhi selam, i tha: Pajtoi njerëzit nëse përçahen dhe afroj mes tyre nëse distancohen nga njëri tjetrit.”

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Agjërimi është mburojë (për muslimanin ). Dhe, nëse ndonjëri prej jush agjëron le të mos flas fjalë të ndyta dhe të mos jetë i bezdisshëm. Nëse dikush e fyen ose e godet (tenton ta mbytë) le të: ” Unë jam agjërueshëm. ” ( Buhariu : 1894 dhe Muslimi : 1151 ).

Transmetohet nga Ebu Hurejre, radijAllahu, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush nuk lë fjalën e kotē (gënjeshtrën), të punuarit me tē dhe injorancën, atëherë Allahu nuk ka nevojë qē ai të largohet nga ushqimi dhe pija (dmth, nuk ka nevojë për agjërimin e tij).” (Buhariu : 1904).

Kështu që, ne duhet të stolisemi me moralin dhe edukatën e lartë Islame. Kjo stolisje, duhet të bëhet në Ramazan dhe jasht Ramazanit. Muslimani duhet t’i kryejë obligimet karshi Allahut xhele ue ala, karshi Pejgamberit, alejhi selam dhe karshi vëllezërve të tij musliman. Kështu duhet të veprojë muslimani, derisa të arrijë stolisjen me devotshmëri, e njëherit e dimë se qëllimi kryesorë i agjërimit është stolisja me devotshmëri.

Allahu i madhëruar, thotë : “O ju që besuat, agjërimi (saum) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (El Bekare: 183).

  1. Vepra e gjashtë: Leximi i Kur’anit

Ramazani është muaji i Kur’anit, Allahu i madhëruar, thotë : “(ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërëfyes për njerëz dhe sqaruesi i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra).” (Bekare: 185).

Xhibrili alejhi selam ia mësonte Kur’anin Pejgamberit alejhi selam dhe mu për këtë arsye edhe të parët tanë i kushtonin vëmendje dhe rëndësi të madhe leximit të Kur’anit. Ata u vetmonin në leximin dhe meditimin e Kur’anit pothuajse tërë muajin e bekuar të Ramazanit. Vëlla i nderuar: Kushtoi kujdes dhe vëmendje të madhe librit të Allahut, duke e medituar dhe duke u ndikuar nga porosit e Kur’anit.

Selefi ndikoheshin nga leximin i Kur’anit. Bejhekiu transmeton se Ebu Hurejre, radijAllahu, ka thënë : Kur zbrit fjala e Allahut: “A këtij ligjërimi(Kur’ani) po i çuditeni? E po qeshni dhe nuk po qani?! E madje jeni edhe të pakujdesshëm! (El Kamer: 59-61). Filluan sahabët të qanin derisa u lagën mjekrrat dhe trupat e tyre me lotë, kur i pa në atë gjendje të tij shokët e tij pejgamberi alejhi selam, filloi të qante edhe ai, dhe tha: “Nuk do ta prek zjarri i xhehenemit atë që qanë prej frikës ndaj Allahut.”

Zuhriu, rahimehullah, thoshte: “Ky është muaj i Kur’anit dhe muaj i ushqimit të varfërve. “

Sufjan eth Theurij, rahimehullah, kur hynte muaji i ramazanit, largohej nga të gjitha adhurimet tjera, duke u dhënë pas leximit të Kur’anit. “

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 174