VEPRAT E MIRA NË RAMAZAN (4)

VEPRAT E MIRA NË RAMAZAN (4)

0 460
  1. Vepra e shtatë; Sadakaja

Pejgamberi, alejhi selam, ishte njeriu më bujarë dhe bujarinë e tij e shtonte edhe më shumë në Ramazan.

Transmetohet nga Abdullah Ibn Abasi , radijAllahu, se ka thënë : “I Dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ishte njeriu më bujarë, i shtohej bujaria e tij edhe më shumë në muajin Ramazan kur e takonte Xhibrilin alejhi selam. Ai me të në këtë muaj takohej çdo natë dhe para tij mësonte Kur’anin. Andaj, i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ishte më bujarë se era e dërguar me mirësi të shumta.” (Buhariu dhe Muslimi ).

Transmetohet nga Enesi , radijAllahu, se i Dërguari I Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Sadakaja më me vlerë është në Ramazan. ” ( Tirmidhiu ).

  1. Vepra e tetë: Shpërndarja e ushqimit dhe shtruarja e e iftareve.

Allahu i Madhëruar, thotë:

Ata janë që për hir të Tij u japin ushqim të varvfërve, jetimëve dhe të zënëve robër. Ne po ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut dhe prej jush nuk kërkojmë ndonjë shpërblim e as falënderim. Ne i frikësohemi (dënimit) Zotit tonë në një ditë që fytyrat i bën të zymta dhe është shumë vështirë. Po Allahu i ruajti ata prej sherrit të asaj dite dhe u dhuroi shkëlqim në fytyra e gëzim të madh. Dhe për shkak se ata duran, i shpërbleu me Xhennet dhe me petka mëndafshi.” (Insan: 8 – 12 ).

I dërguari i Allahut, Muhamedi, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë : “Kush e ushqen një agjërues, e mer shpërblimin e plotë të agjëruesit duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi i agjëruesit.” (Ahmedi, Nesaiu, e saktësoi Shejh Albani).

Burimi në gj. shqipe; albislam.com

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM