VEPRO ME ATË QË E SHKRUAN DHE E LEXON NËPËR FACEBOOK!!

VEPRO ME ATË QË E SHKRUAN DHE E LEXON NËPËR FACEBOOK!!

1 1678

Nëse e vepronim një çerek të asaj që e shkruajmë dhe e lexojmë nëpër Facebook, do të bëheshim melek të cilët ecin nëpër tokë.

Mirëpo fatkeqësisht shumica nga ne nuk veprojnë sipas asaj që e shkruajmë apo e lexojmë, dhe ato mbeten vetëm se thjesht fjalë të bukura.

Ne kemi dëshirë të arrijmë deri te ajo dhe secili nga shpreson të vepron me të!

Për këtë arsye thotë unë nesër do të veproj … nesër do të filloj ta përmisoj veten ..

Nesër …???

Askush nga ne nuk e di se kur do të vijë ajo nesër!!

Dhe nuk e dimë se a do të jetojmë derisa ta arrimë atë nesër!

Ndoshta do t’i vendosim kokat e tona mbi jastëk dhe nuk do të kemi mundësi t’i ngremë për së dyti herë, dhe nuk do të mundim ta jetojmë atë nesër, ku në të dëshironim ta përmisonim veten.

Pra mos e prit të nesërmen, po fillo menjëherë nga ky moment të veprosh atë që e shkruan dhe e lexon nga këshillat dhe urtësitë nëpër Facebook.

Askush nuk të garanton se do të jetosh deri nesër!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 75

0 358