Vesveset e shejtanit në lidhje me besimin (akiden)

Vesveset e shejtanit në lidhje me besimin (akiden)

0 2013


Pyetje:

Shejh! Ndodhë që njeriut t’i vijnë disa dyshime e dilema, -qofshin ato prej paditurisë apo cytjeve të shejtanit-, e sidomos në atë çfarë ka të bëjë me besimin. A ndëshkohet muslimani për këtë dyshime e dilema?!

Përgjigje:

Së pari, Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: ”Allahu nuk do t’i marrë në llogari Umetin tim për atë u flet shpirti (u shkon në mendje), për sa kohë që ata nuk veprojnë e as nuk flasin (me ato dyshime)”.[1]

Së dyti, sahabët e nderuar, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, e pyetën një herë Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në lidhje me dyshimet të cilat, i cekët edhe ju më lartë, e që ai iu përgjigj, duke u thënë: ”Ky është besimi i qartë”, e përpos kësaj, ai tha njashtu ka thënë se: “Nuk do të ndalen njerëzit së thelluari në pyetje, derisa të thuhet: “Kjo është krijesë e Allahut Krijuesit, e Allahun kush e krijoi?! Kushdo që gjen diçka të këtillë në vetvete le të thotë: Besova në Allahun dhe të dërguarit e Tij!”

            Ndërsa në një transmetim tjetër është thënë: “Le të thotë: Eudhubilahi minesh-shejtanirr-rraxhim – Kërkoj strehë tek Allahu të më mbrojë nga shejtani i mallkuar, dhe ta mbyllë këtë çështje me këtë.”[2]

            Lusim Allahun që t’i ruajë muslimanët nga këto sprova! Allahu është më i Dituri!

Shejh Abulaziz bin Baz, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përzgjodhi dhe përshtati: Suad Shabani

Medine: 05.04.2013

[1] Muttefekun alejh (Buhariu dhe Muslimi).

[2] Shënon Muslimi.