VETËBESIMI

VETËBESIMI

0 1700

Fëmijëve duhet t’ua mbjellim vetëbesimin. A e kujtojmë ndonjë rast kur i kemi pyetur fëmijët tanë se çfarë ndjejnë apo a i kemi lënë të lirë në zgjedhjen e rrobave, lojërave, a marrin leje nga ata për përdorimin e gjërave të tyre, e të ngjashme.

Ngjarja në vijim na tregon një mënyrë të Muhamedit, alejhi selam, sa i përket mbjelljes së vetëbesimit.
Tregohet se njëherë ia kishin sjellë një enë me qumësht Pejgamberit, alejhi selam, gjersa në anën e djathtë kishte një vogëlush, kurse në anën tjetër disa sahabë. Pasiqë sipas sunetit duhet filluar nga ana e djathtë, por meqë në atë anë ishte një fëmijë dhe në anën tjetër disa sahabë më të moshuar, atëherë Pejgamberi alejhi selam kërkon leje nga fëmiju që të fillojë t’u shpërbejë me qumësht së para sahabëve, por fëmiju i thotë: “si t’u jap të drejtë atyre prej të drejtës ime?”
Ani nuk pranoi dhe kështu Pejgamberi alejhi selam nuk ia cënoi të drejtën atij edhe pse ishte fëmijë.

Aspektet që mund të nxirren nga ky rast, janë:

1. Si ka mundësi që një fëmijë të mos krijojë vetëbesim, kur respektohet në këtë masë?

 2. Çfarë vetëbesimi krijon fëmija, kur edhe Pejgamberi alejhi selam kërkon leje për të drejtën e tij?

 3. Në çfarë shkalle do të arrijë vetëbesimi?

 4. Veprimi është më parësor në edukim se sa fjala.

Vetëbesimi nuk mbaron vetëm me respektimin e tyre, por edhe me dhënien e detyrave dhe raste të ngjashme kemi kur Muhamedi, alejhi selam e porositi Muadh ibn Xhebelin që t’u prijë në faljen e namazit farefisit të tij si dhe fjetjen e Aliut, radijaAllahu anhu në shtratin e Muhamedit, alejhi selam kur ishte në migrim nga Mekeja në Medinë, në mënyrë që Aliu, radijaAllahu anhu t’ua kthente amanetet atyre që i kishin lënë te i dërguari, alejhi selam.

Pershtati: Hoxhe Valdet Kamberi

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM