VIZITOJENI GJYSHIN

VIZITOJENI GJYSHIN

0 1215

Studimi i publikuar në revistën “Educational Gerontology” përfaqëson teorinë sipas së cilës mungesa e kontaktit me personat e moshuar mund ta nxisë krijimin e pasqyrës kulturore negative për personat e moshuar, të tilla si ‘i ka lënë mendja’ ose ‘nuk dëgjojnë mirë’.

Shkencëtarët kanadezë pohojnë se takimi dhe qëndrimi me e gjyshin/gjyshen u ndihmon fëmijëve që të mos ndërtojnë stereotipa negativë për personat e moshuar.

Studimi i publikuar në revistën “Educational Gerontology” përfaqëson teorinë sipas së cilës mungesa e kontaktit me personat e moshuar mund ta nxisë krijimin e pasqyrës kulturore negative për personat e moshuar, të tilla si ‘i ka lënë mendja’ ose ‘nuk dëgjojnë mirë’. Autorët e studimit nga Universiteti Alberta në Edmonton, pohojnë se që nga momenti kur fillojnë të flasin dhe sidomos kah mosha trevjeçare, fëmijët kanë besim të madh te personat e moshuar.

Duke analizuar kontaktet dhe reagimet e fëmijëve ndaj të moshuarve, ekspertët kanë vërtetuar se sa më shumë që fëmijët shoqërohen me të moshuar aq më shumë botëkuptime pozitive kanë për ta, dhe e kundërta.

Autorët e këtij studimi pohojnë se ekzistimi i bindjes negative për të moshuarit në fëmijëri, ndikon dëmshëm në kulturën e fëmijës në jetën e mëvonshme.

Publikuar më: 04 Janar 2010 16:22 Shkruar nga Educational Gerontology

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 296