VLERA E AGJËRIMIT VULLNETAR

VLERA E AGJËRIMIT VULLNETAR

0 3128

Transmetohet nga Ebu Seid el Hudriu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ndodhë që robi i Allahut të agjëroj një ditë për hir të Allahut, e që për atë ditë (që agjëroi për hirë të Allahut) Allahu të mos ia largojë fytyrën e tij nga zjarri (Xhehenemit) për shtatëdhjetë vite.”[1]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: “Çdo vepër e birit të Ademit është për të, përveç agjërimit, agjërimi është veç për Mua dhe Unë shpërblej për të. Agjërimi është mburojë (nga zjarri Xhehenemit dhe mëkatet). Nëse ndonjëri nga ju jeni agjërueshëm, atëherë mos t’i afrohet gruasë dhe mos të bërtas (mos ta ngrisë zërin lartë). Nëse e ofendon dikush (gjatë agjërimit) apo e lufton, le t’i thotë: Unë jam agjërueshëm. Pasha Atë, në duartë e të Cilit është shpirti im (i Muhamedit alejhi selam), era e keqe e cila delë nga goja e agjëruesit, është më e mirë te Allahu se era (aroma) e miskut (parfumit). Për agjëruesin janë dy gëzime në të cilat ai gëzohet: Kur të bën iftar gëzohet dhe kur ta takojë Zotin e tij ai gëzohet me agjërimin e tij.”[2]

Komentim i përgjithshëm:

Agjërimi është një prej veprave më madhore që Allahu aze vexhele e veçoi për Veten e Tij, si dhe u premtoi atyre që agjërojnë shpërblime të mëdha (në dunja dhe ahiret).

Agjërimi është mburojë për besimtarin nga rënia në mëkate (në dunja) dhe nga dënimi me zjarr të xhehenemit (në ahiret).

Agjërimi është shkak kryesor që e largon besimtarin në botën tjetër nga zjarri i xhehenemit.

Muslimani duhet të jetë syçel në kryerjen e veprave të mira, e në veçanti ndaj këtij adhurimi madhor (agjërimit), edhe pse agjërimi ngërthen në veten e tij disa vështirësi, porse shpërblimi ështê edhe më i madhë sesa lodhjet apo vështirësit që e kaplojnë besimtarin gjatë agjërimit.

Pra, lodhjet harrohen në momentin kur ai bën iftar dhe kur e takon në botën tjetêr Zotin e tij, ai ndjehet krenar dhe i lumtur me agjërimin e tij.

Çka përfitojmë dhe mësojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Vlera e agjërimit dhe shpërblimi i madhë (nga ana e Allahut për agjëruesit).
  2. Agjërimi është mburojë për muslimanin nga mëkatet dhe zjarri i xhehenemit.
  3. Agjërimi e largon muslimanin nga zjarri i xhehenemit në ditën e gjykimit.

Autor: Rrashid Ibn Husejn AbdulKerim

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani

[1] (Shënuan: Buhariu: 6/47(2840), Muslimi: 1153).

[2] (Shënuan: Buhariu: 4/103(1893) dhe Muslimi: 1151).

GJITHASHTU NË ALBISLAM