VLERA E DHJETË DITËVE TË DHULHIXHES NË KUR’AN DHE NË SUNET!

VLERA E DHJETË DITËVE TË DHULHIXHES NË KUR’AN DHE NË SUNET!

0 4659

Allahu, xhele ue ala, thotë: “Me të vërtetë, numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, prej ditës që i ka krijuar qiejtë dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë; ky është besim i drejtë. E, në këta, mos i bëni vetes zullum! Por luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Të dini, se Allahu është me ata që ruhen nga mëkatet.” (Teube; 36 ).

Pasha agimin! Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekun!” (El Fexhr; 1 – 3 ).

Sot ua përsosa dispozitat e fesë suaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja.” (El Maide; 3 ).

Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” (Nurê; 31)

E ata, të cilët kanë dhënë mundin për të mirat Tona, Na, me siguri do t’i udhëzojmë në rrugën Tonë. Allahu, me të vërtetë, është me të mirët!” (Ankebut, 69).

Që të prezentojnë në dobitë e tyre dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e njohura (të therrjes së kurbanit) – të shtazëve me të cilat i ka furnizuar Ai. E, hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër!” (Haxh: 28 ).

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:”Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë(10 ditët e para të muajit DhulHixhe). Andaj, shqiptone sa më shumë tehlilin (fjalën La ilahe ilaAllah), tekbirin (Allahu ekber) dhe tahmidin (Elhamdulilah).” Imam Ahmedi në musnedin e tij.

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e madhe tek Allahu është dita e nahrit (dita e therrjes së kurbanave-dita e kurban bajramit), pastaj dita e ballafaqimit me armikun.” Ebu Davudi, Nesaiu, Albani thotë se hadithi është i saktë

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është me e dashur tek Allahu sesa në këtë ditë të DhulHixhes. I thanë sahabët; As Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut)? Tha, i dërguari i Allahut; As Xhihadi, përveç nëse del ndokush vetë dhe me pasurinë e tij dhe nuk kthehet me asgjë.” Buhariu

I dërguari i Allahut, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Viti e bën rrotullimin në një formë të njejtë që kur Allahu krijoi qiejt dhe tokën. Viti ka dymbëdhjetë muaj dhe katër prej tyre janë të shenjtë, tre janë vijnë njëri pas tjetrit (radhazi), si; Dhulka’de, Dhulhixhe dhe Muharrem, kurse muaji Rexheb gjendet mes Xhumades dhe muajit Shaban.” Buhariu

Hafidh Ibn Haxher el Askalani, rahimehullah, thotë: “Ajo që nënkuptohet në hadithet profetike si shkak i veçimit të këtyre dhjetë ditëve të para të Dhulhixhes, është se në këto ditë mbildhen adhurimet më të rëndësishme dhe më me vlerë tek Allahu, siç janë; Agjërimi i ditës së arafatit dhe ditëve të tjera të muajit dhulhixhe, dhënia e sadakasë, kryerja e haxhit, etj. Ndërsa ditëve të tjera të vitit nuk ndodh ky bashkim i adhurimeve.”

Disa dobi nga kjo hutbe e shkurtër:
1. Muslimani duhet të kujdeset për kryerjen e veprave të mira, të largohet nga urrejtja dhe xhelozia, ta pastroje zemrën e tij nga mëkatet, sidomos në kohrat e çmuara të cilat i ka zgjedhur dhe veçuar Allahu, xhele ue ala.
2. Allahu e krijoi tokën, por Mekën e bekuar e bëri të shenjtë. Allahu krijoi ditët dhe netët, por dalloi muajin e Ramazanit, ditën e xhuma prej ditëve tjera, njashtu dalloi edhe dhjetë ditët e para të muajit Dhulhixhe.

3. Muaji dhulhixhe është ndër muajt e shenjtë të veçuar nga Allahu, xhele ue ala, ndër muajt të tjerë të shenjtë, zgjodhi edhe Dhulkaden, Muharremin dhe muajin Rexheb.
4. Mendimi i shumicës së dijetarëve është se dhjetë netët për të cilat Allahut betohet në Kur’an, janë dhjetë ditët e para të dhulhixhes, i këtij mendimi është edhe Ibn Kethiri, rahimehullah.
5. Shtimi i veprave vullnetare gjatë këtyre ditëve të begatshme të dhulhixhes.
6. Pendimi nga mëkatet, ngase mëkatet janë shkak që robi mos të përfitojë mëshirën e Allahut, dashurinë dhe kênaqësinë e Tij.
7. Madhërimi i Allahut në këto ditë, ngase madhërimi i Allahut është nga adhurimet më madhore dhe më të dashura tek Allahu.
8. Kryerja e haxhit për ata që kanë mundësi.
9. Agjërimi i ditës së arafatit.
10. Veçimi i ditëve të dhulhixhes me lexim Kur’ani, dhikêr, lutje, istigfar, vizitë farefisitë, etj.
11. Prerja e kurbanit si dhe prezentimi në faljen e namazit të Bajramit.

Përgatiti: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM