VLERA E ISTIGFARIT

VLERA E ISTIGFARIT

0 2109

“Kërkoni falje te Allahu, se, Allahu, me të vërtetë, është falës dhe mëshirues i madh.” (El Muzemil: 20).

” …dhe që kërkojnë faljen e mëkateve para agimit.” (El Imran: 17).

” Kush punon vepër të keqe ose i bën zullum vetes, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është falës e mëshirues.” (Nisa: 110).

Transmetohet se Llukman Hakimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i kishte thënë djalit të tij: ” O biri im, mësoje gjuhën të thotë: O Allahu im, më falë”, sepse ka momente kur Allahu nuk ia kthen lutjen pa përgjigje atyre që i luten Allahut në ato momente.”

Hasan el Basrii,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Shpeshtoni istigfarin nëpër shtëpitë e juaja, sofrat e juaja, rrugët, tregjet, mexhliset e juaja dhe kudo që jeni, bëni istigfar sepse ju nuk e dini se kur ka mundësi të zbret mëshira e Allahut.”

Transmetohet nga Abdullah Ibn Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ne ia numëronim Pejgamberit alejhi selam, në një mexhlis thoshte njëqind herë: ” Zoti im, më fal mua dhe pranoje pendimin tim, sepse Ti e pranon pendimin dhe Falë.”

(Shënon: Ahmedi: 4762, Ebu Davudi: 1500(kapitulli mbi namazin), Ibn Maxhe: 3815(kapitulli mbi edukatën), dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Betohem nw Allahun, unë bëj istigfar dhe pendohem tek Allahu më shumë se shtatëdhjetë herë gjatë ditës.”

(Shënon: Buhariu: 11/101(kapitulli mbi lutjet), dhe Muslimi nga Ibn Omeri transmeton me shprehje tjetër: ” Më të vërtetë unë gjatë ditës pendohem njëqind herë.” Shënon Muslimi: 17/24 (kapitulli mbi Dhikrin).

Gjithashtu, transmetohet se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Zemrën time e kaplon gafleti, andaj bëj istigfar tek Allahu njëqind herë ne ditë.”

(Shënon: Muslimi: 17/23(kapitulli mbi dhikrin), Ebu Davudi: 1501(kapitulli mbi namazin).

Transmetohet nga Enes Ibn Maliku,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- tregon se Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: Allahu,- xhele ue ala!,- ka thënë: ” O biri Ademit! Përderisa ti më lutesh Mua dhe shpreson tek Unë, do t’i fali të gjitha mëkatet dhe aspak nuk mërzitem për këtë. O biri Ademit! Nëse mëkatet e tua arrijnë kupën e qiellit, e pastaj ti kërkon falje (bën istigfar) prej Meje, Unë do t’i falë mëkatet. O biri Ademit! Nëse më vjen tek Unë me mëkate sa madhësia e tokës, por më takon Mua pa më bërë asgjë shirk, atëherë Unë do të vijë me po aq falje.”

 (Shënon: Tirmidhiu: 13/59-60(kapitulli mbi lutjen), Ahmedi: 5/145, Darimiu: 2/322, dhe Shejh Albani e vlerësoi hadithin si hasen(të mirë) në koleksionin e haditheve Sahiha: nr 127).

Katade,- Allahu qoftë i kënaqur me të!, ka thënë: ” Kur’ani ju rrëfen dhe ua tregon sëmundjet dhe ilaçin. Sa i përket sëmundjeve, ato janë mëkatet. Kurse ilaçi i mëkateve është Istigfari.”

Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Kur Allahu vendos apo dëshiron ta dënojë një rob të Tij, atëherë Ai nuk e frymëzon të bëjë istigfar.”

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM