VLERA E SELAMIT (1)

VLERA E SELAMIT (1)

0 2722

Allahu,- xhele ue ala thotë: “O besimtarë! Mos hyni në shtëpitë e huaja përderisa të mos lajmëroheni e të mos i përshëndetni banuesit e saj.” (Nurë : 27)

“Kur të hyni në shtëpi – ju përshëndeteni banuesit e saj me një përshëndetje nga Perëndia, të begatshme e të mirë.” (Nurë: 61)

Transmetohet nga Abdilah bin Amër bin el Asi,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- se erdhi një njeri tek Pejgamberi,- alejhi selam, dhe e pyeti: Cila është fetaria më e mire? Pejgamberi,- alejhi selam!,- i tha: Të dhurosh ushqim si dhe ta përshëndetësh me selam atë të cilin e njeh dhe atë që nuk e njeh”.[1]

Transmetohet nga Bera Ibn Azib,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: I Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!-, na ka urdhëruar t’i veprojmë shtatë gjëra: “Na ka urdhëruar ta vizitojmë të sëmurin, përcjelljen e xhenazes, t’i përgjigjemi me lutje atij që teshëtinë(kur thotë elhamdulilah-falënderimi i takon Allahut- pas teshtitjes, t’i thuaji Jerhamhkellah (Allahu të mëshiroftë), me i ndihmu të dobëtit, me i ndihmu atij që i bëhet padrejtësi (zullum), me përhap selamin dhe me qu betimin në vend.”[2]

Transmetohet nga Ebu Hurejre,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk keni për të hyrë në Xhenet dërisa të besoni. Nuk keni me arrit me besu si duhet derisa të duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e veproheni do të duheni mes vete? Përhapeni selamin mes jush.” (Shënuan: Muslimi – 45, Ebu Davudu – 5193, Tirmidhiu – 2688).

Koment i përgjithshëm:

Selami është një simbol prej simboleve të Fesë Islame. Allahu e bëri përshëndetje kryesore në mesin e pjesëtarëve të kësaj feje të pastër. Allahu e bëri selamin njërin nga obligimet që i ka muslimani karshi vllait të tij musliman. Muhamedi,- sal-Allahu alejhi ue selem!,- na lajmroi se çelsi dhe shkaku kryesor i dashurisë vëllezërore është përhapja e selamit në mesin e tyre. Dha dashuria vëllezërore është një nga shkaqet e hyrjes së muslimanit në Xhenet.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hutbe e shkurtër:

  1. Vlera e selamit, sepse selami është përshëndetje e bereqetshme që Allahu e caktoi mes robërve të Tij.
  2. Selami është urë lidhëse e dashurisë vëllezërore në mesin e muslimanëve.
  3. Dashuria vëllezërore shpie drejt Xhenetit të Allahut xhele ue ala.
  4. Pëlqehet përhapja dhe dhënia selam atij që e njeh dhe atij që nuk e njeh nga mesi i muslimanëve.

Vazhdon …

AUTOR: RASHID IBN HUSEJN ABDULKERIM

NGA ARABISHTJA: SUAD BURHAN SHABANI

Burimi: albislam.com

[1] (Shënuan: Buhariu: 12 dhe Muslimi: 39).

[2] (Shënuan: Buhariu- 3/112(1239) 18/11(6235) dhe Muslimi – 2066).

GJITHASHTU NË ALBISLAM