VLERA E TË DËRGUARIT SALAVATE PEJGAMBERIT, – ALEJHI SELAM!,-

VLERA E TË DËRGUARIT SALAVATE PEJGAMBERIT, – ALEJHI SELAM!,-

0 3330

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni atë me “salatë” dhe “selam”! . (Sure el Ahzab: 56).

Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: ” Allahu, xhele ue ala!,- përmes këtij ajeti, i lajmëron robërit e Tij, se çfarë pozite ka robi dhe i dërguari i Tij në shoqërinë e lartë , njashtu Allahu e lavdëron Muhamedin,- alejhi selam!,- tek shoqëria më e lartë, tek melaiket e afruara si dhe melaiket luten për pejgamberin,- alejhi selam. Pastaj, Allahu urdhëroi ata që janë poshtë në tokë, që të bëjnë lutje dhe të dërgojnë salavate për Muhamedin,- alejhi selam!,- me qëllim që të bashkohen lavdatat e atyre që janë lartë në qiell me lavdatat e atyre që janë poshtë në tokë.”

Ibn Kajimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: ” Nga ajeti kuptojmë: Nëse Allahu e mëshiron dhe melaiket luten për pejgamberin alejhi selam, atëherë edhe ju bëhuni prej atyre që i dërgojnë salavete, sepse ju keni përfituar nga bereqeti i shpalljes dhe dërgimit të tij, të mirat dhe pozitën më të lavdishme në dynja dhe ahiret. Kuptimi i salavatit që Allahu e dërgon ndaj pejgamberit alejhi selam domethënë lëvdatë, shfaqje e pozitës së lavdishme dhe fisnikërinë e pejgamberit alejhi selam. Kurse, salavati që ia bëjnë krijesat pejgamberit alejhi selam, domethënë lutja e krijesave për t’ia shtuar nderin dhe pozitën e lartë pejgamberit alejhi selam.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush dërgon një salavat mbi mua, atëherë Allahu dërgon dhjetë të tilla (salavate) mbi të.”

(Shënuan: Muslimi: 4/128(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 270/2(kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 1516 dhe Nesaiu: 50/3).

Domethënë, Allahu ia kthen dhjetë salavate robit, nëse ai ia dërgon një salavat pejgamberit alejhi selam. Kjo qëndron kështu, sepse një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të tilla, andaj dërgimi i salavatiti mbi pejgamberin alejhi selam është prej gjërave më të mira.

Ibnul Arabiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: Nëse thuhet se Allahu ka thënë: ” Kush punon vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish.” (Sure el En’am: 160). Pse të përmendet ky hadithë? Ne i themi se: Përfitimi është i madh, sepse Kur’ani na mëson se kush bën një të mirë, do t’i dhjetëfishohet. Salavati mbi pejgamberin alejhi selam llogaritet vepër e mirë sipas Kur’anit dhe do t’i dhurohen dhjetë gradë në Xhenet. Mirëpo, Allahu na bëri me dije se ai që dërgon një salavat mbi Muhamedin alejhi selam, atëherë Allahu do ta bekoj dhjetë herë. E përmendja e robit nga ana e Allahut, është më e madhe sesa shpërblimi i dhjetëfishuar. Dhe këtë e vërteton edhe vetë fakti se Allahu nuk ka caktuar shpërblim tjetër të përmendjes së Tij, pos se ta përmend atë Allahu në shoqëritë e larta, e gjithashtu si shpërblim kush e përmend pejgamberin alejhi selam, Allahu e ka bërë njëjtë përmendjen e tij.”

Hafidh el Iraki-, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Dhe Allahu nuk u mjaftua me shpërblimin e dhjetë të mirave. Por, shtoi edhe shlyerjen e dhjetë veprave të këqija si dhe ngritjen e dhjetë gradave më lartë në botën tjetër (në xhenet), ashtu siç është cekur në hadith.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem unë, e ai nuk më dërgon salavat mua. I poshtëruar qoftë ai i cili i arrin prindërit e tij gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak prindërit (kujdesi ndaj tyre) për të hyrë ky në xhenet. Dhe i poshtëruar qoftë njeriu i cili e arrin Ramazanin, por Ramazani kalon pa iu falur mëkatet.”

(Shënon: Tirmidhiu në Tuhvetul Ahuedhi; 6413 (kapitulli mbi lutjen- dhe thotë hadithi është hasen garib). Hakimi: 1/549. Ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është sahih dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të vërtetë).

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Allahu posedon melaike, të cilët udhëtojnë nëpër tokë, dhe m’i përcjellin selamet(përshëndetjet) e umetit tim.”

(Shënon: Nesaiu: 3/43, Hakimi: 2/421, e saktësoi Dhehebiu. Shejh Albani thotë: Hadithi është sahih dhe transmetuesit e hadithit janë të saktë).

Transmetohet nga Abdullah ibn Amrun,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush më dërgon salavat mua, ose lutet që Allahu të më japë mua vesiten (ndërjmetësimin), ai e meriton (e ka hak) shefatin tim.”

(Shënon: Muslimi: 3/85(kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 519 (kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu:13/102, Nesaiu: 2/25,26 (kapitulli mbi Ezanin).

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Nuk ka mundësi të ulen ndonjë ndejë (takim) një popull (disa burra), e ata në atë takim nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi Pejgamberin alejhi selam. E që kjo ndejë të mos bëhet keqardhje për ta Ditën e Kiametit. Në dashtë Allahu i falë dhe në dashtë i dënon.”

(Shënon: Tirmidhiu: në Tuhuetul Ahuedhi: 244 (kapitulli mbi duanë), kurse Shejh Albani e vlerëson si Sahih).

Në ditën e xhuma është e pëlqyer të dërgohet sa më shumë salavate mbi Pejgamberin alejhin selam.

Argument për këtë është transmetimi i cili vjen nga Eus ibn Eusi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili na rrëfen se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Dita më e mirë nga ditët e juaja është dita e xhuma. Allahu në këtë ditë e krijoi Ademin alejhi selam, në këtë ditë Allahu ia mori shpirtin, në këtë ditë do të ndodhë fryrja e surit dhe Kiametit, andaj shpeshtoni salavatet mbi mua, sepse salavetet e juaja më paraqiten mua. I thanë: Si ka mundësi të paraqiten salavatet tona ty, kur ti je i kalbur në varr? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Allahu,- azze ue xhele!,- ia ka bërë haram tokës t’i hajë trupat e të dërguarve të Allahut.”

(Shënon: Muslimi: 4/124,125 (kapitulli mbi namazin), Maliku në muvetanë e tij: 1/165,166, Tirmidhiu: 12/95 (kapitulli mbi tefsirin), Ebu Davudi: 967, dhe Nesaiu: 3/45,46).

Kurse sa i përket formave se si të dërgohen salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam:

Transmetohet nga Ebi Mes’ud el Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ishim ulur në një mexhlis me Sa’d ibn Ubaden. Dhe erdhi Pejgamberi alejhi selam. Beshir ibn Sa’di, i tha: ” Allahu na ka urdhëruar të dërgojmë salavate mbi ty, si t’i dërgojmë salavatet? Pejgamberi,- alejhi selam!,- qëndroi i heshtur aq shumë, saqë dëshiruam të mos e kishte pyetur. Pastaj, Pejgamberi alejhi selam tha: ” Allahu im lavdëroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e lavdërove familjen e Ibrahimit dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e bekove familjen e Ibrahimit para tërë botës, sepse vetëm Ty të takon falënderimi dhe Lavdi. Dhe selamin (salavatet) prej tash e dini (e mësuat se si të më dërgoni salavate).

(Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed, kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahime inneke hamidun mexhid, ue barik ala Muhamed, ue ala ali Muhamed, kema barekte ala ali Ibrahime fil Ãlemine, inneke hamidun mexhidun.)

“O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe familjes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar. O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtetë Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar”.

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM