VLERA E LEXIMIT TË KURANIT

VLERA E LEXIMIT TË KURANIT

0 11517

Allahu,- xhele ue ala thotë:

“O njerëz, ju ka ardhur madje këshilla (Kur’ani) nga Zoti juaj, ilaç për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.” (Junus: 57).

“Dhe, Ne, shpallim nga Kur’ani atë që është ilaç dhe mëshirë për besimtarët, e mohuesve – ai vetëm ua shton humbjen.” (Junus: 82).

“Padyshim, ata që e lexojnë Librin e Allahut dhe kryejnë namazin, dhe haptazi e fshehurazi japin nga ajo me çka i kemi furnizuar Ne, shpresojnë shpërblimin që nuk do të humbas. َ Që (Ai) t’jua plotësojë shpërblimin dhe që t’ju shtojë atyre nga dhuntitë e Tij. Me të vërtetë, Ai është falës dhe falenderues.” (Fatir: 29-30).

Transmetohet nga Othmani,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe ua mëson të tjerëve.”1

Transmetohet nga Aisheja,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Ai i cili e lexon Kur’anin pa gabime (me shkathtësi), ai do të arrij gradën e melaikeve të pastra dhe të nderuara. Ndërsa, ai i cili e lexon Kur’anin me vështirësi, ai i ka dy shpërblime.”2

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: “Më të vërtetë ai i cili e lexon një shkronjë nga Kur’ani atij i takon një e mirë, kurse një e mirë shpërblehet me dhjetëfish. Nuk them se Elif Lam Mim është një shkronjë, por Elifi është një shkronjë, Lami është një shkronjë dhe Mimi është një shkronjë.”3

Habab Ibn Mundhiri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ” Afrohu tek Allahu sa të kesh mundësi. Por, dije se nuk ke mundësi të afrohesh tek Allahu me diçka që është më e dashur tek Allahu, sesa Fjala e Tij ( Kur’ani Famëlartë).”

Othman Ibn Afani,-Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Po t’u pastronin zemrat tuaja, kurrë nuk do ngopeshin nga fjala e Zotit tuaj (nga leximi i Kur’anit).”

Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: “Kush prej jush dëshiron ta dijë se a e don Allahun, atëherë le t’ia ekspozojë vetes Kur’anin (le ta shikoj se a e don Kur’anin), dhe nëse e do Kur’anin ai e don Allahun, sepse Kur’ani është fjala e Allahut.”

Autor: Shejh Dr. Ahmed Ferid,- Allahu e ruajtë!

Nga arabishtja: Suad Burhan Shabani.

1) Shënuan: Buhariu: 67/9/68 (kapitulli mbi vlerën e Kur’anit), Tirmidhiu: 11/32 (kapitulli mbi shpërblimin e leximit të Kur’anit), Ebu Davudi: 1439 (kapitulli mbi namazin).

2) Shënuan: Buhariu: 8/691 (kapitulli mbi tefsirin), Muslimi: 6/84 (kapitulli mbi namazin e udhëtarit), Ebu Davudi: 1441 (kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 12/29 (Vlerat e Kur’anit).

3) Shënuan: Tirmidhiu: 11/34 (Kapitulli mbi vlerat e Kur’anit) dhe thotë se hadithi është hasen sahih.

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM