XHENETI DHE XHEHENEMI

XHENETI DHE XHEHENEMI

0 633

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kur Allahu krijoi xhenetin, i tha Xhibrilit: Shko, dhe shikoe! Kështu që shkoi dhe shikoi çfarë ka në të, më pas u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, kushdo që do dëgjon për të, do hyjë në të. Pastaj Allahu e rrethoi atë më vështirësi, e i tha: O Xhibril, shko dhe shikoe tani! Shkoi dhe e shikoi, pasi që u kthye, tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, frikohem se nuk do arrijë askush të hyjë në të. E kur Allahu krijoi zjarrin (xhehenemin), tha: O Xhibril, shko dhe shikoe. Shkoi dhe shikoi në të, pastaj u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, nuk ka për të dëgjuar askush për të, e të hyjë në të. E Allahu e rrethoi atë me epshe, e i tha: O Xhibril, shko dhe shikoe tani. Kështu që shkoi dhe e shikoi, pastaj u kthye dhe tha: O Zot! Betohem në Krenarinë Tënde, frikohem se nuk do mbetet askush pa hyrë në të.” Shënon Tirmidhiu, Ebu Davudi, dhe Nesaiu.

Kuptimi i përgjithshëm i hadithit

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, në këtë hadith na rrëfen për krijimin e xhenetit dhe xhehenemit, se si Allahu pasi që krijoi ata dërgoi Xhibrilin, alejhi selam, që të shikon në to, për shkak vlerës dhe pozitës së lartë që ka Xhibrili, alejhi selam. Kur ai pa xhenetin dhe kënaqësitë në të, u betua se çdo kush që do dëgjon për të, do dëshiron të hyjë në të, e Allahu e rrethoi atë me vështirësi, që janë farzet e obligimet tjera fetare ndaj të cilave njeriu nuk anon që t’i kryejë ato. Pastaj e urdhëroi Xhibrilin që të shikon në të përsëri, e kur shkoi dhe shikoi në të, pa se ishte e rrethuar me vështirësi, e kuptoi natyrshmërinë e të ftuarve që të hyjnë në të, në dashurinë ndaj rehatisë e mos angazhimeve, dhe urrejtjen e detyrave në të cilat ka vështirësi, u betua se frikohet se nuk do arrijë askush të hyjë në të!

Pastaj Allahu e urdhëroi që të shikon xhehenemin, shikoi në të, pa aty zjarrin e madh, u kthye tek Zoti e u përbetua se kushdo që dëgjon për të nuk do hyjë në të, e Allahu e rrethoi atë me epshe, e Xhibrili, alejhi selam, e dinte animin e të ftuarve ndaj epsheve, pasi që shikoi epshet e mëdha me të cilat ishte i rrethuar xhehenemi, u përbetua, e u frik se nuk do mbetet askush pa mos hyrë në të.

Allahu i Madhëruar nuk e ndaloi atë nga betimi e as që mohoi mendimin e tij, me këtë u bë e dijshme se shumica e njerëzve do hyjnë në zjarr për shkak mos durimit ndaj epsheve, dhe se pakica do hyjnë në xhenet, për shkak durimit dhe mundimit në lënien e epsheve dhe veprimin e obligimeve.

Dobi nga hadithi

  1. Emri (Rab) Zot është një prej emrave të Allahut.
  2. Lejohet betimi në atributet e Allahut, siç është fjala e Xhibrilit, alejhi selam, “Betohem në Krenarinë Tënde”.
  3. Se xheneti dhe zjarri janë të krijuar, dhe se ata dyja ekzistojnë tani.
  4. Xheneti ka vendin e vet, edhe zjarri ka vendin e vet, ne nuk e dimë vendndodhinë, por Allahu e di, dhe ata që kanë shikuar në të.
  5. Veprimi i ndalesave e rënia në epshe është rrugë për në zjarr.
  6. Zbatimi i detyrave fetare, përballimi i vështirësive të tyre është rrugë e xhenetit.
  7. Shumica e njerëzve hyjnë në zjarr për shkak mosdurimit ndaj epsheve të tyre.
  8. Pakica e njerëzv do hyjë në xhenet, për durimin e tyre ndaj vështirësive.
  9. Xhibrili, alejhi selam, është prej melaqeve të afërta, pasi Allahu e veçoi atë të shikon xhenetin dhe xhehenemin.

HADITHI I TRIDHJETË E TRE

DYZET HADITHE RRETH BESIMIT (AKIDES)

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM