Zeqati i të ardhurave mujore

Zeqati i të ardhurave mujore

0 3065

Pyetje: Cila është mënyra më e mirë e dhënies së zeqatit për të ardhurat mujore?!

Përgjigje: Mënyra më e mirë e dhënies se zeqatit për të ardhurat mujore është që kur rroga e parë ta plotësojë një vit, atëherë e jep zeqatin nga pasuria të cilën e ke grumbulluar (mbledhur) deri në atë çast. Sa i përket asaj pasurie e cila e ka plotësuar vitin, duhesh të japish zeqatin në kohën e vet, ndërsa për atë (pasuri) që nuk e ke plotësuar vitin, ia jep zeqatin para kohe. Ndërsa, dije se, dhënia e zeqatit para kohës së saj nuk prish asgjë, d.m.th. është krejt në rregull ta japësh para kohe.

Mos harro se! Dhënia e zeqatit në këtë mënyrë është më e lehtë për ty, sesa të caktosh sasinë e duhur e të ardhurave mujore për çdo muaj.

Mirëpo, nëse e harxhon tërë rrogën për çdo muaj, atëherë obligueshmëria e dhënies së zeqatit nga ana juaj në këtë rast largohet, pra bie dhe lirohesh nga ky obligim. Sepse prej kushteve të detyrimit të dhënies së zeqatit është kalimi i një viti i atyre të ardhurave.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com