Zgjohet xhunub (i papastër) dhe frikohet se nëse lahet do t’i ik koha e namazit, si të veproj?

Zgjohet xhunub (i papastër) dhe frikohet se nëse lahet do t’i ik koha e namazit, si të veproj?

0 10074


Pyetje: nëse dikush zgjohet prej gjumit xhunub ( i papastër) në kohë të ikametit dhe nëse lahet i ik namazi me xhemat. Prandaj pyetja ime është: a të merr avdes në mënyrë që ta arrijë xhematin pastaj kur të kthehet të lahet dhe t’i falë dy rekatet e sabahut, apo duhet të lahet edhe nëse i ik xhemati?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Xhunubi e ka për detyrim të lahet për t’u falur dhe namazi i tij nuk është i saktë vetëm me avdes. Ai ka për detyrim të merr avdes edhe nëse frikohet se mund t’i ik namazi me xhemat, madje nëse zgjohet më vonë dhe ka frikë se koha e namazit do t’i ik nëse merr gusëll, shumica dërmuese e dijetarëve mendojnë – dhe kjo është e drejta – se ai njëherë duhet të merr gusëll, sepse ka arsye.

Për të, koha e namazit është kur të zgjohet, lidhur me këtë i Dërguari ka thënë: “Shpërfillja nuk vjen nga ai që është në gjumë por nga ai që është zgjuar, prandaj kur dikush prej jush të harrojë namazin apo të zë gjumi, le ta fale (në kohën) kur t’i kujtohet.” (Sahih Tirmidhij)

Ibën Kudame duke sqaruar qëndrimin e shumicës dërmuese lidhur me këtë thotë: “nëse uji ekziston, mirëpo nëse merret me arritjen e tij dhe përdorimin, do t’i ik koha, nuk lejohet të merr tejmum, qoftë në vendin e tij qoftë udhëtar, sipas shumicës së dijetarëve, prej tyre: Shafiu, Ebu Theuri, Ibën Mundhiri, hanefijtë, kurse nga Euzaij dhe Theurij përcillet të kenë gjykuar se duhet marrë tejmum.” (Mugni: 1/166)

Shejhulislam ibën Tejmije, ka thënë:  kush zgjohet  nga gjumi në fund të kohës së namazit dhe është xhunb, nëse merr gusëll ik koha e namazit, ai njëherë duhet të merr gusëll pastaj të falet edhe nëse i ik koha. Kështu vepron edhe ai që ka harruar namazin. (Ihtijarat fikhije)

Shejh Uthejmini është pyetur: lidhur me nxehjen e ujit, nëse njeriu përton apo nëse zgjohet nga gjumi me vonesë dhe frikohet se do t’i ik koha, çka duhet të bëjë, të nxeh ujin apo të merr tejmum?

Është përgjigjur: detyrohet të nxeh ujin edhe nëse frikohet se do ta kalojë koha e namazit sepse ai që zgjohet nga gjumi koha e namazit të tij fillon me zgjimin e tij prej gjumi, jo prej kur ka hyrë koha realisht sepse i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kë e zë gjumi dhe i ik koha e namazit apo kush e harron namazin le ta fal atë (atëherë) kur i kujtohet. Pra, kohën e namazit e bëri atëherë kur t’i bie ndërmend për atë që e harron namazin apo për atë që e zë gjumi. Ne themi:  nëse zgjohesh prej gjumit para lindjes së diellit pesë minuta apo dhjetë dhe nëse merr tejmum arrin të falësh namazin në kohë kurse nëse merr gusëll kalon koha, ne themi: merr gusëll edhe nëse kalon koha sepse koha e namazit për ty fillon me zgjimin tënd prej gjumit e jo me daljen e dritës, pra, je me arsye.” (Nurun ala derb)

Allahu e di më së miri.

Islam.qa

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM