20 MENDIME DHE RREGULLA GJATË THIRRJES ISLAME

20 MENDIME DHE RREGULLA GJATË THIRRJES ISLAME

0 1440
  1. Lidhur me heshtjen e dijetarëve dhe fshehjen e së vërtetës. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Nëse I ditur përgjigjet duke e fshehur të vërtetën dhe injoranti me injorancën e tij, atëherë kur do të del në shesh e vërteta. (El Adab Esh-sher’ijje, 1/183)
  2. Shejhul Islam Ibën Tejmijje ka thënë: Ta njoftosh veten me veprat që e shpëtojnë nga mëkatet si pendimi dhe veprat e mira që fshijnë mëkatet është prej dobive më të mëdha të Sheriatit (El Adab Esh-sher’ijje, 1/98)
  3. Mesazhi më ndikues është ai që qëllon kohën, vendin dhe gjendjen. Muhammed Xhemaluddin El Kasimi në librin Islahul Mesaxhid, fq. 67.
  4. Heshtja në momentin kur duhet të thuhet e vërteta është sikur të shqiptosh të kotën. (El Bejan vet Tebjin, fq. 183)
  5. Është e patjetërsueshme të fshihet besimi i gabuar nga shpirti i masës së thjeshtë (Islahul Mesaxhid, fq. 51).
  6. Një nga të parët tanë të mirë ka thënë: E dëgjova një fjalë e cila më solli dobi plotë tridhjetë vite.
  7. Çështja e uljes në karrigen e ligjërimit. Imam Sheukani ka thënë: E saktë është se atëherë kur njerëzit kanë nevojë për diturinë e njeriut ai duhet të angazhohet në përhapjen e diturisë që e ka pa marrë parasysh moshën e tij.  (El Gaje-sherhul Hidaje, 2/622)
  8. Është thënë: Debati i padobishëm për një çast është shenjë e paditurisë së dijetarit. (Es Samt, fq. 100)
  9. Imam Neveviu ka thënë: Dije se është e pëlqyeshme që ai i cili këshillon një xhemat të jetë sa më i shkurtë dhe të mos e zgjatë sepse një vepër e tillë mund të shkaktojë humbje të kënaqësisë dhe humbje të respektit ndaj diturisë.  Nëse nuk janë të kujdesshëm munden të shkaktojnë bërjen e ndonjë vepër të ndaluar. (Edhkar, 448)
  10. Dije se për dijetarin, mësuesin, kadiun, myftiun dhe edukuesin dhe të tjerët që ndiqen nga masa është e pëlqyeshme të largohet nga fjalët dhe veprat që në formën e jashtme duken se janë në kundërshtim me të drejtën, edhe atëherë kur atë e bëjnë me të drejtë. (Edhkar, 462)
  11. Dije se për nxënësin dhe pasuesin preferohet të pyet atë që e ndjek atëherë kur të sheh ndonjë vepër e cila nga jashtë duket se është në kundërshtim me të vërtetën. Këtë duhet të bëjë me qëllim të qartësimin ashtu që nëse atë hoxha apo dijetari e ka bërë nga harresa do ta ndërpresë ose nëse e bën duke u mbështetur në ndonjë argument do ta qartësojë. (Edhkar, 464)
  12. Kur të këshillosh synoje me atë këshillë vete. (Sijer, 6/97)
  13. Fjalët e folësit duhet të lidhen me kuptimin e dëgjuesit. (El Bejan vet Tebjin, 2/58)
  14. Jeta e njerëzve në esencë është këmbim i bisedave, prandaj nëse mundësh bëhu prej atyre që flasin më mirë. (El Bejan vet Tebjin, 2/80)
  15. Çdo hyrës befasohet, afroje me përshëndetje. (El Bejan vet Tebjin, 2/82)
  16. Çdoherë kur robi seriozisht angazhohet në udhëzimin e tij dhe në thirrje në rrugë të Allahut, armiqtë, më fuqishëm, angazhohen në devijimin e mendjelehtëve. (Medarixhu Salikin, 2/248)
  17. Urtësi është të bësh atë që duhet, ashtu si duhet në kohën kur duhet. (Medarixhu Salikin, 2/499)
  18. Vlera e njeriu është aq sa i ka aspiratat dhe kush është synimi i tij. (Medarixhu Salikin, 3/98)
  19. Vetëdija për mbikëqyrje e Allahut, subhanehu ue te’ala, rezulton me përmirësim të nefsit dhe butësi ndaj krijesave. (Medarixhu Salikin, 2/533)
  20. Kini kujdes sepse të njëjtën fjalë mund ta thonë dy njerëz njëri me qëllim të mirë ndërsa tjetri me qëllim të keq. Në këtë rast shikohet biografia e thënësit, mendimet e tij dhe në çfarë thërret dhe çka promovon. (Medarixhu Salikin, 3/543)

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

Burimi: www.denana.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM