Arhiva MujoreApril 2016

0 2909

GARË E DITURISË

Në lokalet Q. K. Albislam, dje me datë 10.04.2016- u realizua projekti i lajmëruar kohë më parë ” LIBRI SHOKU MË I MIRË I JETËS” ; me temë “TA NJOHIM MUHAMMEDIN SAL’ALL-LLAHU ALEJHI WE SELAM”. Në këtë garë morën pjesë 14 vajza, nxënëse të shkollave të mesme ku puna e tyre ishte në dy etapa. Etapa e parë përfshiu përgatitjen e punimit seminarik dhe vlersimin e tyre e bëri Mr. Talha Kurtishi. Kurse etapa e dytë ishte video prezentimi i projektit para komisionit dhe publikut. Pikërisht dje këto vajza dëshmuan aftësitë e tyre dhe përgatitjen e madhe ku sollën shumë emocione, dhe e bënë një ditë të veçantë. Një fjalim motivues rreth kërkimit të diturisë,mbajti Teologia dhe Hafizja e Kur’anit- znj. Jasemin Shabani.
Në fund u zgjodhën fitueset e këtij projekti, si dhe u pajisën me Mirënjohje, dhe të gjitha pjesëmarrësëve i’u dha një dhuratë. Nuk mungoi dhe pjesa relaksuese, shkëmbimi i bisedave dhe një koktel modest për ta përfunduar me sukses këtë projekt, dhe sigurisht se çdo projekt është i suksesshëm kur fillon nën moton e fjalëve hyjnore “Lexo”.
Sektori i femrës- Albislam, i falënderon shumë pjesëmarrëset dhe ju dëshiron suksese dhe fitore në çdo sferë të jetës.

0 2792

Kthimi i Musait, alejhi selam, në Egjipt

Musai, alejhi selam, së bashku me gruan e tij u drejtuan për në Egjipt, dhe gjatë udhëtimit ai e humbi rrugën. Ishte një natë e errët, u ndal në një luginë, ishte një kohë dimri me acar, plot me mjegull e errësirë, filloi të godet me strallë që ta ndez zjarrin, ashtu siç e kishte zakon, por nuk nxirrej asgjë, nuk dilte shkëndijë.  Përderisa ai po provonte ashtu, kur në një anë të malit Tur u shfaq një zjarr, u gëzua shumë, i tregoi bashkëshortes atë që ai pa, kur u nis drejt zjarrit degjoi një thirrje: “Unë jam Allahu; s’ka zot tjetër përveç meje; andaj, vetëm Mua adhuromë dhe kryej namazin, për të më kujtuar Mua!.” Taha, 14.

Më pas i erdhi edhe thirrja e dytë, duke kërkuar prej tij që ta hudh shkopin që e përdorte gjatë udhëtimit, kur ai e hodhi atë, u shndërrua në gjarpër, duke lëvizur me shpejtësi, e duke u dridhur. Musai vetëm se filloi të ikte nga frika e kësaj ndodhie, pa mos u kthyer për të vrejtur, më pas i erdhi edhe thirrja e tretë duke kërkuar prej tij që të kthehej në vendin prej nga iku, për t’i treguar se nuk ka se për çfarë të frikohet, se është i sigurt me garancë nga Allahu. I erdhi edhe thirrja e katërt duke kërkuar prej tij që të fus dorën në teshën e tij, e ajo bëhet e bardhë, jo si shkak i sëmundjes apo ndonjë mangësie të tij, e qetësoi që të mos ketë frikë e të mos trishtohet, por ndodhej nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut.

Më pas i erdhi edhe thirrja tjetër nga Allahu i Lartësuar, i cili e begatoi me dy mrekulli, që të jenë argument për besnikërinë e asaj që erdhi me të, e të polemizojë me to Faraonin, dhe me ata që janë në rrugën dhe hallin e tij. Kjo thirrje përmbante edhe një urdhër për Musain, alejhi selam, që të shkon tek Faraoni, e ta fton atë që t’i nënshtrohet e t’i përulet Allahut, Zotit të botëve. Këtu Musai kujton armiqësinë që kishte me Faraonin. E tha: “O Zoti im, unë, me të vërtetë, e kam mbytur një njeri të tyre, prandaj frikoj se do të më mbysin..” Kasas, 33.

Musai, alejhi selam, iu përgjigj urdhërit të Allahut, e thirri vëllain e tij Harunin, që ta shoqëron atë në udhëtim, e të fton Faraonin në të vërtetën, e që të dy ta këshillojnë për besnikëri në adhurim ndaj Allahut.

Pasi që erdhën të dy tek Faraoni, dhe i kumtuan atij mesazhin hyjnor, ky i fundit mohoi thirrjen e tyre, dhe i refuzoi, saqë veproi edhe më shumë se kjo, informoi pasuesit dhe ndihmëtarët e tij se nuk ka zot tjetër pos tij! Populli i Faraonit këtë absurditet e përçartje e pranuan me heshtje, ashtu siç është halli i injorantëve e frikacakave.

POLEMIKAT E DISKUTIMET MES MUSAIT, ALEJHI SELAM, DHE FARAONIT E ITHTARËVE TË TIJ

Musai, alejhi selam, iu kundërpërgjigj Faraonit dhe pretendimeve të tija me fjalët: O Faraon! Zoti i jonë dhe i joti është Allahu Një, i Vetëm, i Cili i dha çdo krijese e çdo gjëje formën e saj, fizionominë me të cilën realizohet dobia e mirësia e tij, e më pas e udhëzoi për profesionin për të cilin e krijoi, i dhuroi mjetet e gjërat me të cilat realizohet ky profesion.

Faraoni i tha Musait, alejhi selam, në formë kërcënuese : “(Faraoni) tha: “A mos ti, o Musa, ke ardhur të na nxjerrësh nga toka jonë – me magjitë tuaja?” Dhe ne, do të sjellim ty një magji të ngjashme, e cakto në mes meje e teje takim.” Taha, 57-58.

Për një dyluftim, ku nuk do mungon askush në këtë takim, vendi jonë do jetë në mes të qytetit në mënyrë që gjithë banorët mund të marrin pjesë, që për së afërmi të mund të shikojnë rezultatet e kësaj sfide.

Musai, alejhi selam, pranoi idenë e Faraonit, dhe që të dy palët u pajtuan që takimi i tyre të jetë në ditë feste, kur njerëzit do jenë të lirë nga angazhimet e tyre, dhe prezenca e tyre të jetë më e madhe dhe më e lehtë. Faraoni u konsultua me parinë e tij, e ata e udhëzuan atë që të dërgon në secilin qytet që është ndër sundimin  e tij, që të vijnë tek ai magjistarët, dhe kërkoi prej tyre që të përgatiten për këtë takim me Musain, për çfarë iu premtoi shpërblime të mëdha, dhurata maramendëse, pozita të larta, mbikqyrje dhe përkushtim të mirë, që ta mundin atë në takimin e caktuar.

Magjistarët, që të gjithë erdhën duke shpejtuar, – kështu është halli i pasuesve dhe atyre që presin shanse të tilla-, i thanë atij në formë pohuese dhe konfirmuese, që nënkupton se qëllimi i tyre i pari dhe i fundit është shpërblimi dhe dhurata: A do na japësh shpërblim të madh, nëse ne e mundim Musain? Faraoni u përgjigjet e u thotë: Po, për ju do të ketë shpërblim të madh, nëse ju e fitoni atë, dhe mbi gjithë këtë, ju me këtë fitore do jeni fitues të afërsisë sime, që do kujdeseni për sundimin tim.

Magjistarët u pajtuan me shpërblimin e madh, dhe pozitën që u premtohej. Erdhi dita e takimit, e që të gjithë u ndalën duke pritur çështjen e tiranit! Fjalën së pari e morri tirani, duke iu drejtuar Musait, alejhi selam, tha: “A nuk je ti, atë që ne e kemi edukuar  në mesin tonë, në shtëpinë e shtretërit tonë, i kemi dhënë ushqim e veshmbathje, e kemi begatuar për shumë vite, e pas gjitha këtyre kjo bamirësi u ballafaqua me atë që ai mbyti një prej nesh, dhe mohoi mirësitë tona. Musai alejhi selam, iu përgjigj fjalëve të tiranit: “Unë nuk mohoj që kam kryer atë vrasje, por unë kam vepruar atë që kam vepruar para se të më nderon Allahu me shpallje, e të më ngarkoj me bartje të mesazhit të Tij, për më tepër, unë nuk e dija se me atë goditje do shkaktohej vdekje, por qëllimi im ishte që ta edukoj, e ta pengoj nga zullumi.”

Prej akuzave të cilat tirani i drejtonte për Musain, alejhi selam, dhe vëllain e tij Harunin -siç vepron çdo tiran- ishte një shpifje e vjetër dhe e re, kinse ata kështu do pengojnë thirrjen e Musait, sepse sipas atyre ai kishte ardhur me atë që ai predikonte që të merr kryesinë, e të merr sundimin që e kishin ata.

Në mejdanin e dyluftimit, Faraoni iu drejtua Musait, alejhi selam, me një vrazhdësi dhe i nevrikosur:  Nëse ti mer për Zot dikë tjetër pos meje, do të burgos në burgje të errëta, e të bëj shembull për të tjerët, ky jam unë dhe metoda ime me secilin që më kundërshton, dhe rebelohet në dëgjueshmëri.

Musai, alejhi selam, nuk i kushtoi vëmendje këtij kërcënimi, por kërkoi nga Faraoni që të shpreh argumentet, faktet për vërtetësinë e pretendimeve të tija, e për rrugën e tij të drejtë. Magjistarët hodhën magjinë e tyre, për çfarë Kurani flet se ishte një magji shumë e madhe, që kishte befasuar gjithë të pranishmit, dhe kishte hipnotizuar sytë e tyre, pos që ky lloj i magjisë dhe efektet e saja shumë shpejt ranë, u mposhtën, e u larguan gjurmët e saja pasi që Musai hodhi armën e së vërtetës, me të cilën e kishte armatosur Zoti, kur Musai hodhi shkopin e tij, u bë një gjarpër i madh, trishtoi gjithë të pranishmit, solli dështimin e urryer për Faraonin dhe parinë e tij, kështu Musai i poshtëroi dhe i shkatërroi. Kur magjistarët e Faraonit panë atë që ndodhi, kuptuan se ajo me çfarë kishte ardhur Musai është e vërteta, i besuan atij, duke shprehur këtë besim me rënie në sexhde për Allahun, Zotin e botëve. Kështu që magjistarët u transferuan nga një sfidë deri në nënshtrim të plotë para goditjes të së vërtetës, të cilën nuk e mohon pos një mendjemadhi e inatçori.

Përkundër kësaj Faraonit dhe parisë së tij nuk iu zbutën zemrat nga ajo që panë, besimin e magjistarëve, e as që kuptuan –ngase sytë i kanë të verbër- veprimin imanor në zemrat e tyre, filloi që t’i kërcënon me vdekje të dhimbshme, e të shpif mbi ta se imani i tyre nuk ka burruar nga bindja, por ishte një hile me të cilën i mashtojnë njerëzit. Magjistarët dhanë një shembull të shkëlqyer për njerëzit e gjitha kohërave, për durimin në vështirësi, e për shpejtim për të hyrë në rrugën e drejtë.

Pasi që magjistarët dëshmuan të vërtetën para sye të tyre, nuk poseduan gjë tjetër pos që të shqiptojnë besimin në prani të gjithëve, u shndërruan nga një popull i cili pranonte urdhrat e Faraonit, e që lakmonte në pasurinë e madhe, duke kërkuar pozita të afërta, në një popull tjetër, të cilët braktisën dynjanë dhe përfitimet e saja, nuk e morrën për të madhe këcënimin, shqiptuan fjalën e  vërtetë në fytyrën e të cilit u betoheshin, në krenarinë e tij, në një kohë shumë ta fërt.

Më pas pasi që Musai korri fitore mbi faraonin dhe parinë e tij, qëndroi një kohë duke e ftuar Faraonin dhe popullin e tij në adhurimin e Allahut, Një, të Lartësuarit, por –siç është edhe zakon i tiranëve, kriminelëve dhe kryelartëve- nuk hasi në njerëz që do e dëgjojnë thirrjen e tij, kështu që ai dhe pasuesit e tij u ballafaquan me dënime të ndryshme, derisa erdhi urdhëri i Allahut që të dalin nga Egjipti për në tokën e Shamit.

DALJA E MUSAIT NGA EGJIPIT

Pasi që erdhi urdhëri hyjnor Musai u përgatit që të del nga Egjipti, dhe u nis me popullin e tij -beni israilët- në drejtim të Shamit. Kur Faraoni kuptoi se Musai po dilte nga Egjipti me pasuesit e tij, tuboi ushtrinë, dhe shpejtoi në kërkim të Musait, dhe i arritën ata në bregdet, ku u nda deti para Musait dhe pasuesve të tij, u hap rruga drejt për të kaluar detin, e Faraoni i ndjeki me ushtrinë e tij që ti kap ata, pos që fuqia e Allahut është madhështore, hakmarrja e Tij për robërit besimtarë, pasi që hyri Faraoni në det, deti ra mbi të dhe që të gjithë u përmbysën. Kur Faraoni kuptoi se po fundoset, pohoi se Allahu është Zot i vërtetë, të cilit i erdhi përgjigjja e menjëhershme dhe e drejtpërdrejtë se koha i kishte kaluar, dhe se përfundimi që po e pret nuk ka ikje prej saj, dhe se do jetë shembull për zullumqarët, tiranët, mendjemëdhejtë, e kryelartit e tjerë.

Pasi që Allahu fundosi Faraonin, Musai së bashku me beni israilët shpëtuan, udhëtuan drejt Kudsit, ku atij i ndodhi një ngjarje me popullin  e tij, të cilën do e shtjellojmë në një temë tjetër.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1186

(Na’j d.m.th. ngritja e zërit për të lajmëruar vdekjen e dikujt, të shoqëruar me përmendjen e të mirave të të vdekurit)

“Poezitë elegjike për të vdekurin nuk llogariten nga na’ji i ndaluar, mirëpo nuk është e lejuar teprimi në të lavdëruar aq sa të gënjejë siç është puna me shumë prej poetëve”

Mufti Abdulaziz b. Baz
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 1458

“Nëse elegjia thuret me qëllim që të vihet në dukje ana e mirë e të vdekurit, që do të motivojë ndjekjen e veprave të tij të mira si p.sh. bujarinë, fisnikërinë, xhihadin në rrugë të Allahut, mohimin e të keqes dhe thirrjen në mirësi, përmendja e këtyre elementeve në elegji, ju bën dobi besimtarëve, nuk i dëmton por i bën të ndihen mirë.
Nëse elegjia e shton fatkeqësinë, nxitë vajtimin, prekë ndjenjat e të afërmve të të vdekurit dhe i angazhon ata me vajtim e piskamë, atëherë nuk duhet të thuren fjalë të tilla ngase shpjerin në haram.”

Muftiu Abdulaziz b. Baz
Përktheu nga arabishtja: Agim Bekiri

Burimi: albislam.com

0 12475

Falemenderimi i takon Allahut, të Vetmit, Ngadhnjyesit, përshëndetjet paqa e Tij qoftë mbi pejgamberin e zgjedhur , mbi familjen e tij, shokëte tij  të mirë të pastër. Në vijim :

 Falemenderimi i takon Allahut, i cili thotë : “ Zoti yt, krijon çka të dojë dhe zgjedh çka të don[1]. Zgjedh e ka për qëllim: përzgjedh dallon, kjo aludon në zotërimin e vetëm të Allahut, si dhe për urtësinë,dijen, forcën e Tij.

Nga përzgjedhja e Tij është se Ai i Lartësuari i ka ngritur dhe zgjedhur disa ditë dhe disa muajë nga të tjerët,prej muajve Allahu i ka zgjedhur veçuar katër muaj si të shenjta, Allahu thotë :” Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj)”. [2]Kjo llogaritje është me rrotullimin e hënës e jo me të diellit siç e matin kohën pabesimtarët.

 Muajtë e shenjtë në ajetin e cekur përmenden të padefinuara me emra se cilat janë ata, shpjegimin e tyre e bën suneti i profetit salallahu alejhi ve selem :

  Ebu Bekrete r.a. përcjell se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem  në haxhin e lamtumirës mbajti një fjalim (hutbe) ku ndërmjet tjerash tha : “Koha është rrotulluar në të njejtën mënyrë të asaj ditë që është krijuar qiella dhe toka, vjeti i ka dymbëdhiet muaj, katër prej tyre janë të shenjtë, tre prej tyre janë rradhazi : Dhul-kade, Dhul-hixhe, Muharem dhe Rexhepi – Mudar i cili është ndërmjet muajit Xhumade dhe Shabanit”.[3]

  Muaji Rexhep është quajtur Mudar sepse është muaj i pandryshuar sepse arabët ua ndronin emrat muajve sipas luftrave, kjo ëshë shtyerja(nesije) e cila është për qëllim në fjalën e Allahut :” E shtyrja (e një muaji në vend të një tjetri) nuk është tjetër vetëm se një rritje e mosbesimit, që me të edhe më shumë humbin ata që mohuan, pse në një vit e bëjnë të lejuar atë (muajin e shenjtë), e në një vit të ndaluar (të shenjtë), e për të përputhur numrin që All-llahu i bëri të shenjtë dhe me atë e bëjnë të lejuar atë që All-llahu e ndaloi”. [4]

  Disa kanë thënë se shkaku i emërimit të këtij muaji me këtë emër Mudar është se : ky muaj është nderuar më shumë dhe madhështuar, prandaj për këtë arsye e ka marrë këtë emër.

 – Shkaku i emërtimit :

 Ibn Farisi thotë :

   Rexhep : me shkronjën ra, xhim, ba janë baza të fjalës që aludojnë në mbështetjen e diçkaje mbi diçka tjetër dhe forcimin e saj… prej këtij lloji është edhe : (arab. rexhebtu sheje) që d.m.th. Mbështes diçka… përkëtë arsye është quajtur Rexhep sepse arabët e kanë madhështuar këtë muaj, poashtu këtë muaj e vlerëson edhe sheriati . [5]

  Poashtu në kohën e injorancës muaji Rexhep quhej edhe “Munsalul-eseneh”(Lërja e armatimit). Siç përcjell Ebu Rexhae El-Atariju ku thotë : “ Në i adhuronim gurëzit, kështuqë kur gjenim ndonjë gurë më të mirë se atë që e kishim, këtë të fundit e hidhnim dhe e mernim të riun,ndërsa poqëse nuk gjenim ndonjë gurë atherë e grumbullonin dheun me një vend pastaj kur gjenim ndonjë dele e melnim mbi të, pastaj bënim tavaf rreth tij, ndwrsa kur fillonte muaji Rexhep e lenim çdo shtizë nga hekuri ose shigjetë në shenjë respekti ndaj këtij muaji ”.[6]

Bejhekiu Allahu e mëshiroftë thotë : njerzit në kohën e injorancës para islamit i madhëronin muajit e shenjtë, sidomos muajin Rexhep dhe nuk luftonin gjatë tyre.

 -Muaji Rexhep është muaji i shenjtë :

   Muajit e shenjtë kanë pozitë të lartë, ndërsa një prej tyre është muaji Rexhep, ngase ai është një nga muajit e shenjtë . Allahu thotë : “O ju që besuat! Mos i shkelni simbolet e All-llahut, as muajin e shenjtë (mos lejoni luftën)”.[7]

  Që d.m.th. mos i shkelni gjërat e shenjta për të cilat ju ka urdhëruar Allahu që ti respektoni dhe ju ka ndaluar që të bëni keq gjatë tyre, kjo ndalesë përmbledh në vete çdo vepër të keqe dhe trupore dhe shpirtërore.

  Allahu thotë : “Gjatë tyre mos i bëni padrejtësi vetes suaj”. Që  ka për qëllim në muajt e shenjtë. Përemri këtu në këtë ajet i kthehet katër muajve të shenjtë, siç thotë imami i komentatorëve të Kuranit ibn Xherir Taberiju .

  Andaj duhet të kemi parasysh shenjtërimin e këtyre muajve, sepse përderisa Allahu i ka veçuar me këtë pozitë, njëashtu edhe na e ka bërë me dije që të kemi kujdes gjatë këtyre muajve e të mos biem në mëkate dhe gjunahe një gjë e tillë nga shkaku i shenjtërisë së tyrë, ngase mëkatet bëhen më të mëdha kur koha është më me vlerë të cilën e ka shenjtëruar Allahu; Për këtë arsye Allahu na e ka bërë me dije në këtë ajet të kemi kujdes që ti bëjmë dëm vetes gjatë këtyre muajve, ndërsa kjo përfshin mëkatet prej të cilave duhet të largohemi gjatë tërë muajve.

Lufta në muajt e shenjtë :

  Allahu thotë : “ Të pyesin për luftën gjatë muajve të shenjtë. Thuaj : lufta gjatë tyre është diçka e madhe(mëkat i madh)”[8] .

  Shumica e dijetarëve janë të mendimit se lufta gjtë muajve të shenjtë është deroguar me ajetin : “E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni[9] . Si dhe me shumë ajete tjera të përgjithshme të cilat urdhërojnë që mushrikët të luftohen në përgjithsi .

  Poashtu janë argumentuar me faktin se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem i ka luftuar banorët e Taifit në muajin Dhil-kade i cili është një nga muajtë e shenjtë.

  Kurse disa të tjerë kanë thënë : Nuk lejohet që lufta të inicohet fillimisht nga muslimanët në muajit e shenjtë, ndersa plotësimi i saj përderisa fillimi i saj nuk ka qenë në këta muaj kjo nuk prish punë lejohet. Ndërsa sulmimin me luftë të banorëve të Taifit nga i Dërguari i Allahut salalllahu alejhi ve selem e kanë  interpretuar se se ai fillimin e kësaj lufte e ka nisur qysh në Hunejn  gjatë muajit Sheval.

  Këtu bëhet fjalë për luftën e cila nuk është mbrojtëse, porse sulmuese ndërsa poqëse qafirat e sulmojnë një vend islam atherë banorët e atij vendi e kanë obligim të luftojnë si mbrojtje pa marë parasysh a janë muajtë e shenjtë apo jo.

-El-atiretu :

Arabët në kohën e xhahilijetit (injorancës)pritnin kurban në muajin Rexhep për tu afruar tek zotrat e tyre.

  Kështuqë me ardhjen e islamit , islami e bëri që therja e kurbanit të bëhet vetëm për hirë të Allahut  si dhe i mposhti veprat e injorancës . Ndërsa fukahatë sa i përket therjes së kurbanit në muajin Rexhep kanë mendime të ndryshme . Shumica e dijetarëve prej Hanefijve, Malikive, Hanbelive mendojnë se atijra është e deroguar , duke u bazur në fjalën e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem i cili thotë : “Nuk ka fera(therje e kurbanit Pwr idhujt) e as atijra “[10] .

Ndërsa Shafijtë mendojnë se atijra pra një gjë e tillë nuk është e deroguar , bile thonë se një gjë e tillë është e pëlqyeshme , njëherit ky është edhe mendimi i ibn Sirinit.

  Ibn Haxheri thotë : këtë mendim e forcon transmetimi i Ebu Davudit, Nesaiut, ibn Maxhes , ndërsa Hakimi dhe Mundhiriu këtë hadithë e bejnë të saktë . Nubejsha tregon se një njeri e thiri të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i tha : Ne kemi bërë atire në kohën e injorancës gjatë muajit Rexhep si na urdhëron të veprojmë . Tha : preni kurban në cilin do muaj që dëshironi …. deri në fund të hadithit .

Ibn Haxheri thotë : I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem nuk e ka ndaluar atijren rrënjësisht mirëpo e ka ndaluar të bëhet një gjë e tillë e veçantë gjatë muajit Rexhep.

 -Agjërimi gjatë muajit Rexhep :

  Nuk transmetohet diçka autentike e saktë në lidhje me agjërimin e veçantë specifikë të caktuar nga i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem e as nga shokët e tij .

  Mirëpo si edhe çdo muaj tjetër që është legjislative gjatë tyre e njejta vlen edhe për këtë muaj , siç është agjërimi i ditës së hënë dhe të enjte , agjërimi i tre ditëve të bardha , apo agjërimi i një dite dhe prishja e tjetrës , ose agjërimi i quajtur sururi i muajit , dijetarët kanë thënë se surur është fillimi i muajit, disa tjerë kanë thënë se është mesi i muajit e disa të tjerë se është fundi i muajit .  Umeri r.a. i ndalonte njerzit të agjërojnë gjatë muajit Rexhep sepse këtë e llogarite si përngjasim me njerzit e injorancës(xhahilijetit). Siç përcjell Harshete ibn Hariu i cili thotë : Omerin e kam parë se si ju mëshontë atyre që agjëronin gjatë muajit Rexhep derisa i çonte që të hanë dhe thoshte: Hani sepse ky muaj është muaj të cilin e madhëronin njerzit në kohën e injorancës .[11]

  Ibn Kajimi thotë : I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem  nuk i ka agjëruar  tre muaj   rresht (Rexhepin,Shabanin,Ramazanin)ashtu siç veprojnë disa njerëz , e as që e ka agjëruar muajin Rexhep ndonjëherë dhe as që e ka bërë të pëlqyeshme një gjë të tillë.

  Ibn Haxheri në “Tebjinul-axheb bima verede fi fadli Rexheb” thotë :Nuk transmetohet ndonjë hadith i saktë që tregon për vlerën e muajit Rexhep ose për agjërimin gjatë këtij muaji apo të agjërimit të ndonjë dite të veçantë gjatë këtij muaji , apo të ndonjë namazi natë specifik , ndërsa për këtë para meje definitivisht ka folur imami Ebu Ismail El-Hereviju e të tjerë pos tij.

Komisioni i përgjithshëm për fetva thotë : Veçimi i disa ditëve të muajit Rexhep me agjërim nuk dimë se ka bazë në sheriat.

 -Umreja gjatë muajit Rexhep :

   Hadithët e profetit tonë e bëjnë të qartë se i Dërguari i Allahut nuk ka bërë umre në muajin Rexhep. Muxhahidi përcjell dhe thotë : Unë dhe Urve ibn Zubejri hyrëm në xhami, kur e pamë Abdullah ibn Umerin i cili ishte ulur afër dhomës së Aishes r.a. , ai e pyeti : sa umre ka bërë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ? Tha : katër umre, një prej tyre në muajin Rexhep. Pastaj na erdhi turp të debatojmë me të, tia kthejmë fjalën. Në ndërkohë dëgjuam Aishen r.a. e cila dëgjohej me larjrn e dhëmbëve të saj me misfak në dhomën e saj. Atherë Urveja tha : Oj nëna e besimtarëve a e ndëgjove çka tha Ebu Abdurahmani ? Tha : e çfarë tha? Tha se : i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka bërë katër umre dhe njërën prej tyre në muajin Rexhep . Tha Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurahmanin , sepse ai nuk ka prezentuar në asnjë umre me të, ndërsa i Dërguari i Allahut nuk ka bërë umre asnjëherë në muajin Rexhep . (Mutefekun-alejhi). Ndërsa në versionin e Muslimit qëndron se: ibn Umeri i dëgjoi këta fjalë dhe nuk tha as po as jo .

  Neveviu thotë : Heshtja e ibn Umerit , duke mos e kundërshtuar Aishen tregon se ibn Umeri ose ka haruar ose i ka ngatëruar këta çështje ose ka dyshuar.

  Andaj prej bidateve risive gjatë këtij muaji është veçimi i këtij muaj me kryerjen e umres , si dhe besimi se umreja në muajin Rexhep ka vlerë më të madhe , sepse një gjë e tillë nuk është përcjellur në hadithet e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem se ai salallahu alejhi ve selem ka bërë umre në muajin Rexhep.

  Shejh Alij ibn Ibrahim Atariu (i vdekur më 724 H)thotë :  “Diçka çka më kanë treguar është se disa banorë të Mekes Allahu ia shenjtëroftë pozitën e saj ëshë umret e shumta që i bëjnë gjatë muajit Rexhep, unë nuk di se një gjë e tillë ka bazë në fe, bile transmstohet e kundërta në transmetimin e saktë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë : “Umreja në Ramazan e ka vlerën e haxhit”.

  Shejh Muhamed ibn Ibrahimi në fetfatë e tij thotë : “veçimi i disa ditëve të muajit Rexhep me disa punë të veçanta apo me shtimin e disa punëve të veçanta e të ngjajshme këta nuk kanë kurëfarë baze , njejtë siç gjykon edhe Ebu Shameja në librin e tij “el bidatu vel-havadith” ku thotë se veçimi i disa adhurimeve në kohra të caktuara të cilat nuk i ka caktuar sheriati, nuk duhet të bëhen këta gjëra, sepse nuk dallon ndonjë kohë prej kohës tjetër në vlerë, përderisa sheriati nuk e ka veçuar atë kohë me ndonjë veçim specifik, andaj për këtë arsye dijetarët e kanë ndaluar që njeriu ti shpeshton umret special në muajin Rexhep”.

  Mirëpo poqëse njeriu rastësisht e kryen umren në këtë muaj e jo  qëllimisht atherë kjo nuk prish diçka.

 -Bidatet gjërat e shpikura gjatë muajit Rexhep :

  Futja e bidatëve risive në fe është rezik i madh e cila bie ndesh me Kuranin dhe sunetin. Pejgamberi sallahu alejhi ve selem nuk vdiq vetëm se feja u plotësua, sepse Allahu thotë : “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe “ .[12] Poashtu Aisheja r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selam ka thënë : “Kush shpik në fenë tonë diçka e cila nuk është prej saj ajo i kthehet atij “.[13]   Në një transmetim të Muslimit qëndron : “Kush e bën një vepër e cila nuk ka bazë në fenë tonë ajo i kthehet atij” .

 Gjatë muajit Rexhep njerzit kanë shpikur disa punë të ndryshme prej tyre :

– Namazi i Regaipit , një gjë e tillë është përhapur pas shekujve të artë , saktësishtë në qindvjetorin e katërt hixhrij , një gjë të tillë e kanë shpikur disa njerëz gënjeshtarë , ky lloj namazi bëhët sipas tyre në natën e parë të muajit Rexhep.

  Shejhul-islam ibn Tejmije thotë : “Namazi i Regaipit është bidat sipas pajtimit të dijetarëve të kësaj feje si : Maliki, Shafiu, Ebu Hanifeja, Theuriu, Evzaiu, Lejthi, e të tjerë , ndërsa hadithi që tregon për këtë veprim është gënjeshtër me pajtimin e gjithe dijetarëve të hadithit”.

-Poashtu transmetimet se në muajin Rexhep kanë ndodhur shumë gjëra të mëdha, kurse asnjëra nga ata nuk është e vërtetë; Transmetojnë kinse i Dërguari i Allahut ka lindur në fillim të këtij muaji , poashtu se ka i ka ardhur shpallja në natën e njëzet e shtat të këti jmuaji, disa kanë thënë 25, ndërsa krejt këto gjëra nuk janë të sakta . Poashtu transmetohet me zinxhir jo të saktë nga Kasim ibn Muhamedi se israja ka ngjarë në ditën e 27 të muajit Rexhep , një gjë të tillë e ka mohuar Ibrahim El-Harbij  e të tjerë pos tij.     Poasht prej bidateve të këtij muaji është leximi i rastit të Miraxhit  dhe festimit të saj në natën e 27 të Rexhepit. Poashtu veçimi i kësaj nate me shtim të adhurimit si me namaz nate , agjërim gjatë ditës, apo shfaqja e gëzimit gjatë sajë, lumturisë , si dhe manifestimet e ndryshme që organizohen duke iu bashkangjitur atyre gjëra të ndaluara si përzierja e burave me gratë, me muzikë e këngë, ndërsa këto gjëra të ndaluara janë haram gjatë dy bajrameve e leremë gjatë këtyre festave të shpikura. Plus kësaj data e ndodhisë së israsë dhe miraxhit nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur, njëashtu edhe po të dihej se kur ka ndodhur kjo nuk e lejon festimin e saj, sepse një gjë të tillë nuk e ka festuar as Pejgamberi salallahu alejhi ve selem e as shokët e tij , e as dikush prej selefit të zgjedhur të këtij umeti, ndërsa sikur një gjë e tillë të kishte qenë e mirë ata do ta kishin bërë para neve, Allahu na ndihmoftë…

-Falja e namazit të nënës së Davudit në mes të muajit Rexhep.

-Dhënia e sadakasë për shpirtrat e të vdekurve gjatë muajit Rexhep

-Të gjitha duatë që janë specifike që thuhen në këtë muaj janë të shpikura dhe risi.

-Vizita e varezave enkas për këtë muaj edhe kjo është bidat, kurse vizita e varezave mund të bëhet në çdo kohë gjatë vitit.

  Allahun e lusim të na bën prej atyre të cilët i vlerësojnë gjërat e shenjta nga Ai, pasues të sunetit të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, nga ana e brendëshme e jona dhe ajo e jashtme, sepse vetëm  Ai ka mundësi të na ndihmon në këtë aspekt. Ndërsa lutjet tona të fundit janë i gjithë falemenderimi i takon Allahut Zotit të botrave.

Burimi: albislam.com

________

[1] Kasas:68.

[2] Teube : 36.

[3] Transmeton : Buhariu, Nr: 1741 ; Muslimi , Nr: 1679.

[4] Teube : 37.

[5] Muëxhem mekajisi-luga, Fq:445.

[6] Transmeton Buhariu.

[7] Maide : 2.

[8] Bekare :217.

[9] Teube : 5.

[10] Transmeton : Buhariu dhe Muslimi , nga Ebu Hurejra.

[11] Irva, 957, Albani thotë se rasti është i saktë.

[12] Maide :3.

[13] Mutefekun-alejhi.

0 3010
  1. Skëterrë (ferr, zjarr): Argument fjala e Allahut:وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَيَتَعَدَّ حُدُودَهُ يُدْخِلْهُ نَارًا خَالِدًا فِيهَا وَلَهُ عَذَابٌ مُهِينٌ

” E kush vepron kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe shkelë kufijt e dispozitave të Tij, Allahu e shpie atë në skëterrë (ferr), në të cilën do të qëndrojë përherë dhe për të ka ndëshkim poshtërues.” (Nisa: 14).

فَإِنْ لَمْ تَفْعَلُوا وَلَنْ تَفْعَلُوا فَاتَّقُوا النَّارَ الَّتِي وَقُودُهَا النَّاسُ وَالْحِجَارَةُ ۖ أُعِدَّتْ لِلْكَافِرِينَ

” Nëse nuk mundeni, dhe kurrsesi nuk do të mundeni (me i bë shembull Kur’anit), atëherë ruajuni zjarrit, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Ai është përgatitur t’i ndëshkojë mohuesit.” (Bekare : 24).

  1. Xhehenem: Argument është fjala e Allahut:وَقَدْ نَزَّلَ عَلَيْكُمْ فِي الْكِتَابِ أَنْ إِذَا سَمِعْتُمْ آيَاتِ اللَّهِ يُكْفَرُ بِهَا وَيُسْتَهْزَأُ بِهَا فَلَا تَقْعُدُوا مَعَهُمْ حَتَّىٰ يَخُوضُوا فِي حَدِيثٍ غَيْرِهِ ۚ إِنَّكُمْ إِذًا مِثْلُهُمْ ۗ إِنَّ اللَّهَ جَامِعُ الْمُنَافِقِينَ وَالْكَافِرِينَ فِي جَهَنَّمَ جَمِيعًا

” Ai, juve, madje, ua ka shpallur në Libër (Kur’anin): kur të dëgjoni se mohohen argumentet e Allahut dhe bëjnë tallje me to, atëherë mos rrini me ata, përderisa të rrokin tjetër temë (përndryshe nëse rrini me ta), – ju atëherë (në dënime) jeni si ata. Allahu do t’i tubojë në xhehennem të gjithë hipokritët dhe mohuesit.” (Nisa: 140).

  1. Xhehim: Argument është fjala e Allahut:وَالَّذِينَ سَعَوْا فِي آيَاتِنَا مُعَاجِزِينَ أُولَٰئِكَ أَصْحَابُ الْجَحِيمِ

“E ata që përpiqen t’i mohojnë argumentet Tona, duke supozuar se nuk do të mund t’i dënojmë, janë banorë të (xhehimit) xhehennemit.” (Haxh: 51).

  1. Zjarr flakërues: Argument është fjala e Allahut:إِنَّ الَّذِينَ يَأْكُلُونَ أَمْوَالَ الْيَتَامَىٰ ظُلْمًا إِنَّمَا يَأْكُلُونَ فِي بُطُونِهِمْ نَارًا ۖ وَسَيَصْلَوْنَ سَعِيرًا

” Me të vërtetë, ata që hanë mallin e bonjakut me pa të drejtë, ata mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të përcllohen në zjarrin flakërues.” (Nisa; 10).

  1. Sekar; Argument është fjala e Allahut:وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ

” E kush të shpjegon ty se çka është Sekari? (Mudethir: 27).

  1. El hutametu: Argument është fjala e Allahut:وَمَا أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ

E kush të tregon ty se ç’është el-Hutameh? (Humeze : 5).

  1. Ledha: Argument është fjala e Allahut:كَلَّا ۖ إِنَّهَا لَظَىٰ

” Jo, kurrsesi! Ai është zjarri.” (Mearixh: 15).

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

Burimi: albislam.com

0 3128

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 29 )

Falënderimi: Falënderimi ndaj Allahut për mirësitë e Tij është adhurim i cili e afron robin tek Allahu, xhele ue ala.

Falënderimi ndaj Allahut, ndahet në katêr pjesë;
1. Falënderimi i Allahut me gjuhë; Robi ta falënderon Allahun në mëngjes dhe në mbrëmje për mirësitë e Tij të panumërta të cilat ia ka dhuruar.
2. Falënderimi me zemër: Të besojë fuqishëm në atë se po mos të ishte Allahu, atëherë nuk do t’i kishte ato mirësi dhe begati. Mirësi dhe begati, që po të dëshironim t’i numronin, nuk do t’ia dilnim dot numrimit të tyre.
3. Falënderimi përmes gjymtyrëve: Që t’i ruajë ato nga ndalesat e Allahut si dhe t’i pêrdorë ato vetëm në gjëra që e kënaqin Allahun.
4. Falënderimi i përgjithshëm; Duke falënderuar Allahun për mirësitë në përgjithësi, dhe kjo realizohet në dy mënyra:
a: Realizohet duke e ruajtur veten, pasurinë dhe fëmijët e tij nga harami.
b: Si dhe të gjitha këto duke i pêrdorur në kënaqësinë e Allahut dhe në nënshtrimin ndaj Tij.

Shejh Abdullah el Humejdi rahimehullah

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

0 2614

Nëse nijeti (qëllimi) i robit të Allahut është i mirë gjatë kryerjes së veprave dhe përmes veprave synon përfitimin e kënaqësisë së Allahut dhe vepron vetëm për hirë të Fytyrës së Allahut, atëherë Allahu i Madhëruar e shpërblen dhe ia shumfishon shpërblimet këtij robi të sinqertë në dunja dhe ahiret.

Ndërsa, nëse nijeti i tij gjatë kryerjes së veprave ka qenë për dikë tjetër e jo për Allahun, atëherë vepra e tij është e refuzuar në Islam.

Të gjitha adhurimet ndërtohen mbi dy shtylla kryesore, që pa prezencën e tyre nuk pranohet adhurimi, e ato janë:
1. Shtylla, baza apo parimi i parë është: Ihlasi (sinqeriteti): Të vepruarit e të gjitha veprave vetëm për hirë të Allahut.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Veprat shpërblehen (vlerësohem) sipas nijetit.” (Buhariu: 1, Muslimi: 1907).

2. Kushti i dytë, është: Që vepra të jetë në përputhshmëri të plotë me sunetin e Pejgamberit, alejhi selam.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vepron një vepër e cila nuk është sipas çështjes (udhëzimit) tonë, ajo vepër e refuzuar (nuk pranohet).” (Muslimi : 1718, 18).

Ti që ke agjëruar ramazanin, ke kryer umren, ke lexuar Kur’anin, ke dhënë sadaka, ke bërë shumë vepra të mira, mirëpo a thua vallë: A je ndalur dhe a e ke pyetur veten tënde, a i kam bërë të gjitha këto vepra vetëm për hir Fytyrës së Allahut dhe Kënaqësisë së Tij, apo jo !

A e ke pyetur veten tënde: A thua vallë a jam afruar më shumë tek Allahu me kryerjen e këtyre veprave apo jo !

Andaj, nxito lute Allahun të të furnizojë me një përfundim sa më të mirë, sepse veprat vlerësohen me përfundimin e tyre apo sipas përfundimit të tyre.

Apo, mos vallë qëllimi yt ka qenë jo për hir të Allahut, por të të thonë njerëzit: Se ky ka kryer umren në Meke, se ky ka agjëruar ramazanin, se ky njeri është i hajrit dhe e do hajrin (punën e mirë), nëse i ke vepru këto punë pêr hirë të njerëzve dhe lavdërimeve të tyre, atëherë Allahu i Madhëruar thotë në hadithin Kudsij:

“Unë jam më i pasur prej ortakëve nga shirku. Kush vepron një vepër dhe më bën ortak me dikë tjetër (në atë vepër), atëherë kjo vepër është për atë e Unë jam i distancuar nga kjo vepër”. (Muslimi: 2985).

Ti veçse je përgatitur për të udhëtuar drejt vendit tënd, je duke pritur t’i shohësh fytyrat e njerëzve, pret se do të pyesin se si kalove, ke qenë në vendin e shenjtë!

Ndalu dhe pyete veten: A thua vallë Allahu mi pranoi këto vepra? A kam ndryshuar, a më janë falur mëkatet apo jam duke u kthyer në shtëpi ashtu siç erdha( me mëkate, etj).

Sepse, pasha Allahun, po t’i pranonte Allahu vetëm dy rekate namaz që i ke falur në Qabe ashtu siç duhet, ato dy rekate do të bëheshin sebeb për faljen e Allahut, mêshirën e Tij dhe do të ishin mbrojtje për ty nga zjarri i Xhehenemit.

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Umreja deri në umren tjetër janë shlyerje mëkatesh të cila janë bërë mes tyre, ndërsa haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos Xhenetit.” (Buhariu: 1773, Muslimi: 1349).

Cilat janë shenjat e haxhit të pranuar?

Hasan el Basriu, rahimehullah, ka thënë: Nëse kthehesh prej haxhit në vendin tënd më i mirë seç ke qenë para haxhit.

Pra, shenjë e pranimit të haxhit është ndryshimi yt nga gjendja e kaluar, qoftë në moral, sjellje me njerëzit, adhurime, etj.

Por, në të kundërtën, nëse nuk ke ndryshuar në moral, sjellje me njerëzit, në adhurime, atëherë këto janë shenja se haxhi yt nuk është i pranuar.

Adhurimet duhet patjetër të ndikojnë tek besimtari për të mirë.

Falënderimi i takon Allahut, i cili është i Plotëfuqishëm për çdo gjë, ndërsa salavatet dhe selamet ia dërgojmë Muhamedit, alejhi selam, familjes dhe shokëve të tij të ndershëm.

Shejh Abdullah el Humejd rahimehullah (Ligjeratë e mbajtur para namazit të teravisë gjatë muajit Ramazan, në Qabe).

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

0 1874

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 28 )

Dobitë e llogaritjes së vetvetes;
1. I zbulon të metat e vetes tënde para se t’i zbulosh të metat e të tjerëve.
2. Pendimi, keqardhja në kohën që të bën dobi, se të vjen një kohë që nuk të kryen punë.
3. Llogaritja e vetes të bënë të moralshëm, e kjo është gjëja më e mirë e cila është e pakët në këtë kohë.
4. Është rrugë që të shpie drejt dashurisë së Allahut dhe kënaqësisë së Tij.
5. Argument i imanit të plotë dhe islamit të mirë.
6. Fitim i xhenetit dhe shpëtim nga zjarri i xhehenemit.
7. Arritje e lumturisë në të dyja botët.
8. Llogaritja e vetës në adhurime i bënë ato që të jenë të sinqerta vetëm për Allahun xhele ue ala, e për këtë nuk ka shpërblim tjetër përveç xhenetit.
9. Llogaritja e vetës në gjëra të hidhura të bënë që të shumëfishohet shpërblimi.
10. Llogaritja ndaj vetës largon njeriun nga dyshimet e syfaqësisë dhe ia shton bindjen ndaj Zotit të tij.
11. Llogaritja e vetës në gjëra të hidhura largon pikëllimin, sjellë gëzimin dhe shndërron atë që njeriu e llogaritë dënim, në mirësi.
12. Llogaritja ndaj vetës në adhurime e bënë njeriun të jetë shpirtërisht i kënaqur, me zemër të gëzuar për atë që ka grumbulluar te Zoti i tij, kështu shumëfishohet llogaria e tij e besimit dhe devotshmëria e shpirtit të tij.
13. Llogaritja e vetës është argument për kënaqësinë me caktimin dhe gjykimin e Allahut, dhe është argument për mendimin tënd të mirë ndaj Allahut.

Shejh Abdulaziz Ibën Muhamed Ibën Abdullah es Sed’han

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

NA NDIQNI NË