A ësh e vërtetë se Kurani zbriti në natën e Kadrit?

A ësh e vërtetë se Kurani zbriti në natën e Kadrit?

0 2030

Pyetje: Në Suren Kadër Allahu e ka përmendur zbritjen e Kuranit, se ajo ka ndodhur në Natën e Kadrit, ndërsa ne dëgjojmë nëpër ligjërata ndonjëherë ku përmendet zbritja e ndonjë ajeti, apo pjese të Kuranit jashtë muajit Ramazan. Si mund të na e sqaroni këtë?

Përgjigje: Vërtetë Allahu i Madhëruar ka thënë: “Ne e zbritëm atë (Kuranin) në Natën e Kadrit.” Kadër 1; dhe po ashtu edhe librat e tjerë qiellor kanë zbritur në muajin e Ramazanit. Na përcjell imam Ahmedi nga Vailete ibën Eska, se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Fletushkat e Ibrahimit kanë zbritur në natën e parë të Ramazanit; Teurati ka zbritur pasi kanë kaluar gjashtë net nga Ramazani, Inxhili pas trembëdhjetë netësh të kaluara nga Ramazani dhe e ka zbritur Allahu Kuranin pasi kanë kaluar njëzetë e katër net të Ramazanit. Këto libra qiellorë dhe fletushka u kanë zbritur pejgamberëve të mëparshëm menjëherë, ndërsa Kurani ka zbritur menjëherë në “Bejtul ‘Izze” në Qiellin e Dynjasë, e pastaj ka zbritur në dynja (në formën e vahjit – shpalljes), i ndarë sipas ndodhive. Po ashtu qëndron në transmetimin e Ikremes nga Ibën Abasi, i cili ka thënë: “Kurani ka zbritur në muajin e Ramazanit, në Natën e Kadrit, në këtë qiell të dynjasë, e Allahu i ka bërë Pejgamberit ndodhi çfarë Ai ka dashur dhe çdo herë që vinin mushrikët me ndonjë shembull të kundërshtoheshin, Allahu sillte përgjigje. Kjo na tregohet në ajetin: “E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhamedit) Kurani menjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të ta forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajeti (dalëngadalë)Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.” Furkan 32- 33.