A është çdo risi më e rëndë dhe më e madhe se mëkati i madh?

A është çdo risi më e rëndë dhe më e madhe se mëkati i madh?

Pyetja: A është çdo risi më e rëndë dhe më e madhe se mëkati i madh? Apo kjo frazë ka nevojë për detajizim, dhe nuk është e përgjithshme?

Përgjigjja: Lavdërimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, mbi familjen dhe gjithë shokët e tij.

Jo çdo bidat është më i rëndë se mëkatet e mëdha, sepse bidatet edhe pse janë më të rënda dhe më të mëdha se mëkatet, por jo domosdoshmërisht që çdo bidat është më i rëndë se mëkati i madh.

Është pyetur shejh Muhamed ibn Salih el-Uthejmin (Allahu e mëshiroftë): Cili është më i rëndë: mëkati apo bidati? Si përshembull ata të cilët përdorin disa risi gjatë thirrjes për të lehtësuar si dhe pengimin e njerëzve nga disa mëkate?

U përgjigj: Bidati është mëkat, po edhe më shumë se mëkati, për nga efekti i saj, dhe për arsyen se ai i paraprin vendimit të Allahut dhe të dërguarit, saqë disa nga dijetarët kanë thënë: për bidatçiun nuk ka pendim, sepse bidati i tij përhapet gjithandej, dhe kthimi i tij është shumë i vështirë, posaçërisht pasi që bidati në përgjithësi mbështillet me pasione, dhe ju e dini se dashuria e muslimanëve për Allahun dhe të dërguarin e Tij është shumë e madhe, e kështu që mund bidati të jetë më i madh por edhe mëkati të jetë më i madh sipas rastit, por nëse të dyja janë të barabarta në aspektit e peshores atëherë bidati është më i rëndë dhe më i dëmshëm për muslimanët.

Shejh Salih ibn Abdulaziz Al Shejh (Allahu e ruajt) në shpjegimin e tij mbi librin (Vlera e Islamit) të autorit Muhamed ibn Abdulvehab, ka thënë: “Bidati për nga lloji i tij është më i shëmtuar e më i madh se mëkati i madh (nga lloji i mëkateve të mëdha) e jo që çdo bidat është më i madh se çdo mëkat i madh, jo, por për nga lloji i bidatit: sepse është kundërshtim i të dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), dhe orvatje (kinse) për të gjetur mangësi tek ai, dhe për faktin që ai (person) ligjësoi diç që nuk i është lejuar, duke besuar se ai ka ushtruar adhurime të cilat nuk kanë qenë sipas sunetit të tij (alejhi selam), e ky për nga lloji është më i madh se mëkati i epsheve të ndryshme.”

Shejhul Islam në librin e tij (el-Istikameh) thotë: “Bidati për nga lloji i tij edhe pse është më i dëmshëm, por mëkatet janë më të dëmshme nga aspekte tjera, dhe atë se mëkatari besimtar nuk e konsideron mëkatin të dëmshëm nga ndonjë aspekt tjetër, por duke ia bashkangjitur bindjes së tij se ai mëkat është i ndaluar, e kjo gjë është një gjë e mirë në bazën e besimit, por te bidatçiu: patjetër që bidati i tij të përbëhet nga një e vërtetë dhe një e pavërtetë, por ky është i bindur se edhe e pavërteta është e vërtetë, kështu që këtu ka një gjë të mirë që nuk haset tek mëkati por njashtu edhe një e keqe e tillë, dhe e kundërta.”

Islamweb.net

Përktheu: Shpend Zeneli