Agjërimi vullnetar përpara agjërimit të ditëve të mbetura nga Ramazani

Agjërimi vullnetar përpara agjërimit të ditëve të mbetura nga Ramazani

0 2949

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut

Dijetarët janë ndarë në mendime në lidhje me agjërimin vullnetar përpara se të kompensohen ditët e agjërimit të muajit Ramazan.

Disa dijetarë janë të mendimit se “nuk është i vlefshëm agjërimi vullnetar para se të agjërohen ditët e humbura dhe se ai që e bën këtë është mëkatar”.

Arsyeja që ata dhanë këtë deklaratë ishte se një veprim jo i detyrueshëm nuk duhet të bëhet para një veprimi të detyrueshëm.

Disa dijetarë tjerë thanë se lejohet për aq që koha nuk është e ngushtë dhe e shkurtër. Ata thanë: Për aq sa koha është mjaftueshme, lejohet  për të agjëron agjërim vullnetar (nafile), sikur ai i cili që fal namazin vullnetar para atij farz (obligativ). Përshembull, koha e namazit të drekës fillon pasi dielli të arrijë kulmin e saj dhe përfundon kur hija e një objekti është e barabartë me gjatësinë e saj, kështu që mund ta vonojë namazin deri në fund të kohës së tij dhe gjatë kësaj periudhe lejohet të falen namaze vullnetare, sepse ka kohë të mjaftueshme.

Kjo është pikëpamja e shumicës së dijetarëve dhe është mendimi i zgjedhur nga Shejh Muhamed ibn Uthejmin, i cili tha: “Kjo është pikëpamja më e saktë dhe se agjërimi i tij është i vlefshëm dhe ai nuk është mëkatar, sepse kjo është një analogji e qartë … Allahu thotë: “ndërsa ai që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë aq ditë sa nuk i ka agjëruar).” Bekare, 185

Kjo do të thotë se ai duhet të kompensojë (agjërimin e ditëve të humbura) në ditët e tjera, por Allahu nuk ka parashikuar që ato duhet të jenë ditë të njëpasnjëshme; që nëse Ai e kishte përcaktuar atë, atëherë ata do të duhej të kompensoheshin menjëherë. Kjo tregon që në këtë çështje ka hapësirë”.

Sherh Mumti (6/448)

Islamqa.info / albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli