AKIKA 2019

AKIKA 2019

0 4007

AKIKA 2019

Shoqata kulturore Albislam, sot me datë 01.09.2019 organizoi Drekë të Akikave dhe takim vëllazëror për besimtarë muslimanë nga e giithë Maqedonia. Mysafirë nderi në këtë takim ishte hoxha i mirënjohur nga Mitrovica, Fatmir ef. Latifaj i cili njëherit njihet edhe si kontribues i madh në pajtimin e gjaqeve në trojet shqiptare.
Programi u hap me leximin e disa vargjeve kuranore nga hoxhë Nusret Ramadani, më pas fjalën përshëndetëse e kishte drejtori i shoqatës Albislam – Agim ef. Bekiri i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, falenderoi aktivistët e palodhshëm në krye me hoxhë m-r. Shpend ef. Zeneli dhe hoxhë Nusret ef. Ramadani të cilët morën pjesë në organizimin e këtij tubimi si dhe sqaroi shkurtimisht rëndësinë e takimeve vëllazërore.
Në vijim, hoxhë Fatmir ef. Latifaj mbajti fjalimin kryesor duke vënë theksin mbi rëndësinë e vetëdijësimit të besimtarëve dhe emanetin që duhet bartur te gjeneratat e ardhshme. Në fund u realizua një kuiz modest përgatitur nga hoxhë Ali ef. Shabani për të rinjtë e pranishëm dhe u përmbyll me disa dhurata simbolike për ta.IMG-ec4774e9f037f75c8c9e1efd48c91c9f-V

GJITHASHTU NË ALBISLAM