BALANCIMI NDËRMJET NEVOJAVE TË JETËS

BALANCIMI NDËRMJET NEVOJAVE TË JETËS

0 2253

Në kohën bashkëkohore koha është bërë shumë dinamike dhe e zënë ngushtë nga shumë anë. Prej gjithë këtyre obligime të kohës njeriu shqetësohet nga zgjidhja e tyre, si: shtëpia ka nevojë për kujdes dhe obligime ndaj saj, gruaja e ka pjesën e vetë dhe kërkesat e saja, prindërit kanë të drejtat e tyre dhe respektimin që duhet kushtuar atyre, shoqëria ka takime dhe premtime, lidhjet farefisnore duhet të ruhen, komshiu duhet të vizitohet, i varfëri lyp dhe kërkon mëshirë, kërkimi i riskut kërkon kohë prej teje, ndeja në derset e dijes kërkon ambicie të mëdha, nxënia përmendësh e metneve kërkon qetësi dhe shpresë. Përballë të gjitha këtyre fenomeneve nxënësi i dijes sikur brengoset, shqetësohet, pra ai është vazhdimisht në kërkim të balancimit apo fleksibilitetit me gjithë këta ndodhi dhe obligime!!! Po ku është zgjidhja?

Kjo kërkon ta lusësh Allahun të të japë bereqet (begati) në kohë, sukses se si ti rendisësh punët tua. Në sheriatin islam ekziston një rregull që i stabilizon çështjet e dunjasë dhe ahiretit. Ajo është fjala e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Gruaja yte ka të drejta, miku yt ka të drejta, vetja yte ka të drejta.”[1]

Andaj jepja të drejtat çdokujt ashtu siç i meriton, shfrytëzoje kohën më të mirë të jetës tënde duke trokitur në gjithë dyert e hajrit. Për çdo njërën prej tyre cakto kohë me anë të cilës afrohesh tek Allahu, duke pasur qëllim të sinqertë. Jepi përparësi respektimit të prindërve, përpos poqëse të urdhërojnë për mëkat, atëherë nuk vlen respekti, sepse bereqeti dhe mirësitë vijnë varësisht sa i afërt je me to.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Mutefekun-alejhi.

GJITHASHTU NË ALBISLAM