Bariu duhet ta përcjellë kopenë

Bariu duhet ta përcjellë kopenë

0 279

Edukatori i suksesshëm duhet ta përcjellë gjendjen e njerëzve për të cilët është përgjegjës para Allahut të madhëruar, si prindërit ndaj fëmijës, burrat ndaj grave, komandanti ndaj ushtrisë, e kështu me radhë.

Allahu i madhëruar na tregon në Kur’anin famëlartë, për kujdesin e Sulejamit alejhiselam ndaj pupëzës ngase ajo ishte nën kujdesin e tij.

Allahu i madhëruar thotë:

{وَتَفَقَّدَ الطَّيْرَ فَقَالَ مَا لِيَ لَا أَرَى الْهُدْهُدَ أَمْ كَانَ مِنَ الْغَائِبِينَ} {لَأُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا شَدِيدًا أَوْ لَأَذْبَحَنَّهُ أَوْ لَيَأْتِيَنِّي بِسُلْطَانٍ مُّبِينٍ} {فَمَكَثَ غَيْرَ بَعِيدٍ فَقَالَ أَحَطتُ بِمَا لَمْ تُحِطْ بِهِ وَجِئْتُكَ مِن سَبَإٍ بِنَبَإٍ يَقِينٍ}

“Ai (Sulejmani) bëri kontrollin e shpendëve e tha: Pse nuk e shoh pupëzën këtu, a nuk është e pranishme ajo”?
“Nëse nuk më sjellë arsyetim bindës do ta dënoj me dënim të rëndë ose do ta therr”
“Nuk vonoi shumë e ajo erdhi dhe tha: Kam mësuar diçka që ti nuk e ke ditur dhe të kam sjellë lajme të vërteta prej (qytetit të) shebës” (En-Neml/20,22)

Disa mësime nga ajetet:

  • Kujdesi i bariut ndaj kopes.
  • Arsyetimi ndaj besimtarëve.
  • Ndëshkimi i atyre që meritojnë ndëshkimin, si dhe pranimi i arsyeve nëse kanë arsye.
  • Lajmet duhet verifikuar para se të miren vendimet.
  • Dija që mund të gjendet tek të vegjlit ndodh të mos gjendet tek të mëdhenjtë.

Përgatiti Vedat Skenderi

GJITHASHTU NË ALBISLAM