Betimi tri herë

Betimi tri herë

0 2116

PYETJE: “Unë jam një djalë i ri i që jam betuar në Allahun më shumë se tre herë që të pendohem për një veprim të ndaluar. Pyetja ime është se a do të kemë një apo tre shpagime dhe cili është shpagimi im?

PËRGJIGJE: “Detyrë për ty është një shpagim, e ky shpagim është ushqyerja e dhjetë të varfërve ose t’i mbathësh (veshësh) ata ose të lirosh një rob e nëse nuk mundesh, atëherë agjëro tri ditë. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu nuk ju merr në përgjegjësi për betimet e juaja të paqëllimta (për betim), por ju merr për ato që jeni zotuar qëllimisht. E shpagimi i tij (i betimit të bërë) është duke i ushqyer dhjetë të varfër me ushqim mesatar që ushqeni familjen tuaj, ose duke i veshur ata (të dhjetë), ose duke liruar një rob. E kush nuk ka mundësi t’i bëjë këto, le të agjërojë tri ditë. Ky është shpagim për betimet tuaja kur i theni ato. Ruani betimet tuaja.” [El-Maide: 89]. Pra, çdo betim për veprimin e një vepre apo për lënien e saj edhe sukur të përsëritet, nuk ka veçse një shpagim, nëse nuk ka bërë shpagim për të parin prej tyre. Ndërsa nëse ka bërë shpagimin e betimit të parë dhe pastaj betohet përsëri, duhet të bëjë shpagim të dytë për thyerje betimi, e kështu edhe nëse e përsërit për herë të tretë dhe ka bërë shpagim për të dytën, duhet të bëjë shpagim edhe për betimin e tretë.”

Shejh Ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë

Burimi: “Mexhmu El-Fetava ve mukalat”, (145/4).

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM