Burimi i fuqisë së besimtarit

Burimi i fuqisë së besimtarit

0 544

Herakliun e përfshiu ankthi dhe pikëllimi për shkak të disfatës së tij në betejën e Jermukut. Ushtria e tij përbëhej nga 240,000 ushtarë, ndërsa ushtria myslimane përbëhej nga 36,000 ushtarë!!

Kur erdhën tek ai ushtarët e mbetur, ju tha: Mjerë për ju; a nuk janë edhe ata njerëz si ju?
• Thanë: Po!
• Tha: Jeni më shumë ju apo ata?
• Ata thanë: Përkundrazi, ne…
• Tha: Pse jeni mundur?

Një burrë prej tyre tha: Unë ta them nëse ti më jep siguri?
Herakliu tha: Thuaj dhe do të jesh i sigurt!
Ai tha:
Ata janë qenie njerëzore si ne, por ata falen natën, agjërojnë ditën, përmbushin besëlidhjet e tyre, urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja dhe janë të drejtë me njëri-tjetrin.

Sa për ne, ne pimë alkool, kryejmë kurorëshkelje, bëjmë gjëra të ndaluara, thyejmë besëlidhjet, zemërohemi, bëjmë padrejtësi, urdhërojmë pakënaqësinë, ndalojmë atë që i pëlqen Zotit dhe përhapim degjenerim në tokë.

Omer bin El-Hattab – Allahu qoftë i kënaqur me të – ka thënë:
“Ne jemi një popull që Zoti e ka nderuar me Islam. Nëse kërkojmë lavdi në ndonjë gjë tjetër, Zoti do të na poshtërojë.”

Poashtu ka thënë:
“Ne i mposhtim ata përmes bindjes sonë dhe mëkateve të tyre të shumta.”

Ibn Kethiri, البداية والنهاية
Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM