Çka mund të bëjmë për muslimanët e Palestinës?

Çka mund të bëjmë për muslimanët e Palestinës?

0 409

Shpeshherë hasim aty këtu besimtarë të cilët thonë: ne nuk kemi asgjë në dorë dhe nuk mund të bëjmë asgjë për t’i ndihmuar palestinezët mbi të cilët po kryhet gjenocid i paparë në sy të botës.Nuk është e vërtetë se asgjë nuk mund të bëjmë dhe se asgjë nuk kemi në dorë.*Gjëja e parë që mund të bëjmë është t’i lutemi Allahut me përgjërim që të ndimojë ata dhe të dënojë armikun cionist. Ne besojmë te fuqia e lutjes që mund të ketë ndikim shunë të madh. Pejgamberi i Allahut bëri kunut një muaj rresht kundër atyre që vranë 70 nga shokët e tij në B’ir Meuneh.*Gjëja e dytë: në kohë sprovash, në kohë gënjeshtrash dhe propagandash të ndryshme, shumë njerëz mund të huqin anën që duhet mbajtur dhe në vend që të jenë me besimtarët ata rreshtohen me armikun. Kjo në fakt rrezikon daljen nga feja, Allahu i madhëruar thotë: “O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të krishterët! Ata janë miq të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, ai është prej tyre. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.” Maideh: 51Prandaj, ngrite zërin, demanto një gënjeshtër, thuaje një fjalë, parashtro një argument shpëto veten dhe kë të mundesh prej atyre që kanë dilema.Kur bretkosa barte ujë me gojë për ta shuar zjarrin që e kishin ndezur për ta djegur të dërguarin Ibrahim, disa zvarranikë i thanë: Ç’mund të bësh ti me dy pika ujë që bartë me gojë përballë këtij zjarri kaq të madh!?Bretkosa ua ktheu: Sot, nuk është me rëndësi a e shuaj zjarrin a jo, por me rëndësi është se pas kujt po rreshtohemi.Hoxhë Agim Bekiri

GJITHASHTU NË ALBISLAM