DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT

DASHURIA NDAJ PEJGAMBERIT

0 4031

باب حب الرسول

عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ -صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ -: “لاَ يُؤْمِنُ أَحَدُكُمْ حَتَّى أَكُونَ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِنْ وَالِدِهِ وَوَلَدِهِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ.”

  1. Enesi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij përcjell se i Dërguari ka thënë: “Asnjëri nuk ka besuar derisa të mos më dojë mua më shumë se babai i tij, fëmija dhe njerëzit në për­gji­thësi”.[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿قُلْ إِن كَانَ آبَاؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ وَإِخْوَانُكُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ وَعَشِيرَتُكُمْ وَأَمْوَالٌ اقْتَرَفْتُمُوهَا وَتِجَارَةٌ تَخْشَوْنَ كَسَادَهَا وَمَسَاكِنُ تَرْضَوْنَهَا أَحَبَّ إِلَيْكُم مِّنَ اللهِ وَرَسُولِهِ وَجِهَادٍ فِي سَبِيلِهِ فَتَرَبَّصُواْ حَتَّى يَأْتِيَ اللهُ بِأَمْرِهِ وَاللهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الْفَاسِقِينَ﴾

“Thuaj (o i dërguar): “Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vë­lle­zë­rit tu­aj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që fri­ko­heni se do të dështojë, vend­ba­ni­met me të cilat jeni të kë­na­qur, (të gji­tha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dër­gu­a­ri i Tij dhe se luf­ta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu të sjellë ven­di­min e Tij. All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.”[2]

Kuptimi i fjalës së Pejgamberit në ha­­di­thin e lartpërmendur “Asnjëri nuk ka be­su­ar…” është: asnjëri nuk e ka plotësuar besimin e tij.

Dije vëlla mysliman, ti që do këtë pejgamber fisnik, se dashuria ndaj tij është rrjedhojë e dashurisë ndaj Allahut si dhe fryt i saj. Çdo mysliman obligohet që t’i jep për­pa­rësi da­shu­risë ndaj pejgam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ndaj vetvetes së tij, pasurisë, prindit, fëmijës dhe tërë njerëzve në për­gji­thë­si. OmeribënHa­ttabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, një rast i tha Pej­gam­be­rit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

“O i Dërguar i Allahut, vërtet ti je më i dashur tek unë se çdo gjë për­­veç vetes time! I Dërguar tha: Jo, pa­­sha Atë në dorën e të Cilit është shpir­ti im, derisa të jem më i da­shur se vet­vetja jote. Omeri tha: Tash, pa­sha Allahun, je më i dashur për mua se vetvetja ime. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: Tani po o Omer.”[3]

Njeriu e do një tjetër ose për shkak virtyteve me të cilat stoliset ai ose për shkak ndonjë të mire që ia ka bërë. Për Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَإِنَّكَ لَعَلى خُلُقٍ عَظِيمٍ﴾

“Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!”[4]

Nëse njeriu mediton rreth dobisë që ka përfituar nga Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, i cili e nxori atë prej errësirave të mosbesimit (kufrit) në dri­tën e besimit (imanit) drejtpërsëdrejti apo me ndonjë shkak, do të kuptojë gji­tha­shtu se Pej­gamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, është shkaktar për qën­dri­min e tij të përjetshëm në begatitë e Xhenetit, do të kuptojë se kjo është do­bia më e madhe në të gjitha aspektet dhe për këtë arsye dashuria ndaj Pejgamberit meri­ton të jetë më e ma­dhe se dashuria ndaj të tjerëve ngase dobia e cila është shkak për të da­shur atë është më e madhe se dobitë tjera, mirëpo nje­rë­zit dallojnë nga kjo pikëpamje varësisht prej vëmendjes apo pa vëmendjes kundrejt kësaj ndjenje. Nuk ka dy­shim se shokët e Pejgamberit, në më­ny­rë më të plotë e kanë kuptuar këtë sepse ky ësh­të fryti i kuptimit, kur­se ata më mirë e kuptuan këtë gjë.

Kurtubiu thotë: “Çdonjëri i cili beson me besim të vër­te­të në Pej­gam­­be­rin, nuk mund që të mos gjejë në veten e tij diçka prej kësaj dashurie që i kalon të gjitha dashuritë, vetëm se ata da­llojnë mes tyre. Ndonjëri e ndien këtë dashuri të për­mbu­shur, e tjetri te­për të mangët sikur ai i cili është fundosur në pasionet ndaj gj[rave të ndaluara, i mpirë nga shkujdesi në kohën më të madhe, mirëpo shumë prej tyre kur për­men­det Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, përmallohet dhe dëshiron ta sheh atë, i jep atij përparësi ndaj familjes, fë­mi­jës, pasurisë dhe prindit të tij, e sakrifikon veten në gjëra të rrezikshme. Në veten e tij gjen një nxitës që nuk ka më­dy­shje në të.”[5]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të kapurit për su­ne­tin e Pej­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe zba­­­timi i urdhrave të tij. Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿وَمَا كَانَ لِمُؤْمِنٍ وَلاَ مُؤْمِنَةٍ إِذَا قَضَى اللهُ وَرَسُولُهُ أَمْرًا أَن يَكُونَ لَهُمُ الْخِيَرَةُ مِنْ أَمْرِهِمْ﴾

“Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i ta­kon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çësh­tje të tyre personale të bëjnë ndo­një zgjidhje tjetër fare.”[6]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të ndriçuarit me dri­tën e Pej­ga­m­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, si dhe të udhë­zuarit me udhë­­­zi­­min e tij, Allahu i madhëruar thotë:

﴿قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ﴾

“Juve ju erdhi nga All-llahu dritë, dhe libër i qartë.”[7], po ashtu tho­­­­të: “Thuaj: Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-lla­­hu të ju dojë.”[8]

Prej shenjave të kësaj dashurie është të stolisurit me mo­ralin e Pej­­gam­berit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, Alla­hu i madhëruar thotë:

﴿لَقَدْ كَانَ لَكُمْ فِي رَسُولِ اللهِ  أُسْوَةٌ حَسَنَةٌ﴾

“Ju keni shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut.”[9]

O Allah i ynë! Ndriçoi zemrat tona me dashurinë ndaj Teje, ndaj Pej­­­gam­­berit dhe ndaj atyre që juve ju duan!

 

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” AhmedMuadhHakij

Përktheu: Agim Bekiri

[1] Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

[2]Teube – 24

[3]Transmeton Buhariu

[4]Kalem – 4

[5]Fethul Bari/1-59

[6]Ahzab – 36

[7]Maide – 15

[8] Ali Imran – 31

[9]Ahzab – 21

GJITHASHTU NË ALBISLAM