Dëshira e Omer ibën Hatabit

Dëshira e Omer ibën Hatabit

0 341

Në një nga shtëpitë e qytetit të Medines së bekuar, Omer ibën Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të), u ul me një grup nga shokët e tij dhe u tha atyre: “Dëshironi diçka (çfarë shpresoni)!.” Njëri prej tyre tha: “Do të kisha dëshiruar që kjo shtëpi të ishte e mbushur me ari që mund ta shpenzoja në rrugë të Allahut.” Një burrë tjetër tha: “Do të doja të ishte e mbushur me perla, margaritarë dhe gurë të çmuar, e t’ishpenzoj në rrugë të Allahut dhe të jap në bamirësi.” Një tjetër tha: “Do të doja që kjo shtëpi të ishte plot me kuaj që t’i lija vakëf për luftë në rrugë të Allahut”. Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: “Dëshironi diçka (çfarë shpresoni)!.” Ata thanë: “Nuk dimë çfarë të themi o prijës i besimtarëve?” Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha: “Por unë dëshiroj, sikur kjo shtëpi të ishte e mbushur me njerëz si Ebu Ubejde ibën Xherrah, Muadh ibën Xhebel dhe Seleme Mevla Ebu Hudhejfe, e të kam ndihmën e tyre në ngritjen e fjalës së Allahut.”

Po, popujt kanë nevojë për para dhe pajisje të luftës për t’u mbrojtur. Ata kanë nevojë për minerale të deponuara dhe pasuri të shpërndara, por para gjithë kësaj, ata kanë nevojë për diçka më të rëndësishme … Për njerëz që mbajnë idetë e popullit, punojnë dhe sakrifikojnë për të.

Një njeri që punon në emër të popullit, betohem në Allahun, është më i çmuar dhe më i shtrejtë se çdo margaritarë.

Njeriu kompetent, i drejtë dhe reformator është shtylla e popullit, fryma e ngritjes dhe reformës për përmirësim dhe zhvillim.

Është thënë: “Njeriu i drejtë, punëtor dhe me abicie të larta e ngjall një popull të tërë.”

Përktheu: hoxhë Shpend Zeneli

GJITHASHTU NË ALBISLAM